8 marsi, ëndrra e grave është ta festojnë me një aventurë

8 Mars 2011, 11:46Lifestyle TEMA

Të heqin dorë nga puna, familja dhe të nisen për një udhëtim me aventura diku rreth botës. Kjo është dëshira e grave për 8 marsin, sipas një sondazhi të kryer nga ana e Melarossa.it. Sipas sondazhit, një në katër gra do të preferonte një udhëtim, i cili do të përmbante edhe aventura brenda, për festën e 8 marsit, nëse do të ishte në dorën e tyre që të zgjidhnin. Sondazhi ka treguar edhe disa të dhëna të tjera interesenta, si përshembull: 15% e grave do të donin që të ndrysonin pamjen për 8 marsin, 18% do të preferonin që të bënin blerje pa limit gjatë gjithë ditës, ndërsa 9% prej tyre do të dëshironin që të hanin shumë gjëra brenda kësaj dite, pa pasur frikë se mund të shëndosheshin.

Lini një Përgjigje