Me një paruke bionde, me fustan të gjatë dhe me taka, Daniel Craig mund të bëjë dikë për të qeshur. Por aktori, i konsideruar si një prej seks simboleve të hollivudit, e ka bërë një gjë të tillë në një video, në formë sensibilizimi për gratë, me rastin e 8 marsit. Aktorja Judi Dench thotë se edhe pse është viti 2011, burrat fitojnë më shumë se gratë, kanë më shumë mundësi punësimi, nuk rrezikohen të dhunohen seksualisht dhe për më tepër, pasja e një fëmije për ta nuk shkakton asnjë problem në punë apo pengesë në karrierë.