Aktori i famashëm, Johny Deep, ka rrëfyer se fansat e tij në shumë raste i bëjnë kërkesa të çuditshme. “Kur njerëzit më afrohen, më kërkojnë gjëra nga më të çuditshmet, si përshembull më kërkojnë që të flas në telefon më mamatë e tyre apo të shkoj në darkë me ta. Më ka ndodhur madje që njëherë kam shkuar në darkë në familjen e një tipi, i cili më tha se kishte probleme me martesën dhe u përpoqa që t’i jepja një dorë”, ka thënë Deep. Dhe për këshilla në këtë fushë, Deep mund të jetë personi i duhur në fakt, duke qenë se prej 12 vjetësh ka një lidhje të konsoliduar me Vanessa Paradis.