Një histori e denjë për një film dhe për fitimin e një çmimi Oscar. Vetëm kaq. Kështu shprehet revista franceze “Voici” për marrëdhënien e Elisabeta Canalis dhe aktorit George Cloney. Sipas revistës franceze, kjo marrëdhënie është vetëm një shfaqje, pasi çifti asnjëherë uk e ka shfaqur pasionin e vet dhe madje nuk ka asnjë puthje të tyre në publik. Të vetmet herë që ata janë shfaqur bashkë, janë nëpër ceremonitë gala dhe janë parë në vetëm pak darka private. Për të mos folur pastaj edhe për të ardhmen. Të dy ata kanë thënë se nuk kanë ndërmend as fëmijë dhe as martesë. Megjithatë, kjo është vetëm një hipotezë e revistës franceze, e cila ndoshta ka dhe ndonjë të vërtetë brenda.