“Mos punoni shumë dhe mos u stresoni”-është kjo këshilla që shpesh kemi dëgjuar nga shkenca, për të pasur një jetë të gjatë. Por, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë. Përfundimi vjen nga një studim i kryer nga ana e Universitetit të Kalifornisë, që është publikuar në Longevity Project. Studimi ka parrë më shumë se 1500 persona që nga fëmijëria dhe ka parë se personat që kanë qenë të zënë me punë dhe që kanë pasur probleme, nuk kanë vdekur më shpejt se ata që kanë kaluar një jetë më të qetë.
Comments are closed.
Stresi apo shqip presion mendor nuk eshte demtues dhe ska nevoje as universiteti i kalifornise te na e tregoje se pervoja e jetes na e ka mesu kete gje.
Shum njerez ngaterrojn presionin mendore me merzine.
Jan dy gjana qe ngjasojn ne disa situata por jan te ndryshme.
Merzia te vret dhe te shkaterron jeten por jo presioni mendor.
Presion mendor mund te kete edhe nje shkencetar i cili futet thelle ne mendime apo ne ceshtje te ndryshme per te gjetur zgjidhje.
Tani nese mendon shum nuk te vret, por nese mendon shum dhe je edhe i merzitur ne te njeten kohe atehere kjo te vret.
Shpesh here njerezit mendojn shum dhe lodhen shum nga kjo pasi te merr shum energji por jan te lumtur sepse varet ne lidhje per cfare mendon dhe ne lidhje per cfare harxhon mund.