Lokali kurioz në zonën industriale në Yverdon të Zvicrës, me një sipërfaqe prej 120 metra katrorë më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, tani ai i mirëpret besimtarët myslimanë.
Gjatë vitit 2009 ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë Popullore Zvicerane (UDC) në Yverdon. “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohej në ueb faqen e këtij lokali në internet.
Një fqinj në afërsi përkujton se gjithnjë kishte klientë. “Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin ofshamat të një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës Le Matin, transmetoi Albinfo.
Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë se diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme.
I demaskuar nga Le Matin në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk heqë dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1.300 franga në muaj.
Më në fund ai kishte arritur ta huazojë lokalin e tij dhe tani, lokali ishte shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen.
Shqiptari Femi Ameti, përgjegjës i xhamisë, shpreh pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen.
“Vërtet nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq apo jo”, ka thënë Femiu.
“EXPRESS”
Comments are closed.
Nje lajm shum i vecante dhe shum shembullor.
Bravo i qofte Femi Ahmetit.
Shqiptaret shquhen per tutor ne CH dhe ushtrues dhe pervetesues te prostitucionit.
—–
Na nderove me kete veper o vlla Femiu.
Zoti qofte i kenaqun prej teje.
Fe(h)miu mund te falet tani per çdo mekat te kryer ne bordello, sa here qe kane thirrur bordellot duke bere mekatet aq here i duhet dhe Fe(h)miut te therrase Zotin per t’i lare mekatet. Kuptoni tani se çfare mund te jete i shenjte ne ate vend, kur me perpara vlonte prostitucioni dhe tani islami. Asnje gje te perbashket me drejtesine e Zotit.
Bordellot do te gjejne tjeter vend pasi ato me kete lloj sistemi te ngritur ndermjet njerezve , ai quhet profesion dhe jo prostitucion i denueshem nga ligji dhe Zoti. Per ju qe besoni ne Zot , kujtoni Sodomen dhe Gomorren dhe hakmarrjen e Zotit.
Me vjen keq Fe(h)mi , por s’ka asgje per t’u frymezuar nga ajo qe ti ke bere. Ti ke shfrytezuar nje mundesi per nje lloj terapie .
Perderisa ti nuk je as i krishtere, as musliman as cifut dhe asnje lloj besimtari, normalisht qe perpjekja e cdo lloj personi kunder te keqes ne kete rast prostitucioni eshte e pa vlere sepse keshtu ju shkon per shtat juve ateistave, teoria juaj per te bere qef ne max deri sa te vdisni eshte ushqyesja e “virtuteve” tuaja.
Ju perderisa nuk besoni ne nje bote tjeter ku lahen hesapet atehere nuk ju ben pershtypje asnje gje qe mund te konsiderohet e turpshme nga besimtaret pa dallim feje.
Per ju turpi nuk ekziston, dhe le te shohim nese nje dite gruja jote apo vajza jote apo motra jote perfundon ne rrjetin e prostitucionit se cfare do te besh ti pastaj…
Meqe je kaq i pa shpirt atehere po te uroj ty te provohesh me kete lloj fati, te shohim se kujt do i kerkosh ndihme.
—
Nuk cuditem qe njerez si ti ne vend te denojn veprat e ndyra i mbroni ato.
E pra ti je protagonist/pretedent i mundeshem qe nese ke mundesi jo vetem shkon me kurva, por edhe i shfrytezon ato, edhe behesh tutor i tyre, edhe i dhunon, i perdor, i shet, i vret etj…
me argumentin tend kuptoj shum boten tende shpirterore:)
Te betohem se ke sindroma te mundeshme krimi nese te jepet mundesia.
Si guxon e quan profesion nje xhest te ndyre si kurverine?
Ja, sa qarte e tregoni veten ju ateistet se jeni ju barishtja e keqe e shoqerise se shendoshe.
ZOTI TE NDEROFTE O VLLA FEMIU
EDHE NE TIRANE SHPEJT DO TE NGRIHET NJE XHAMI E MADHE MBI NJE TRUALL KU GELOJNE TRAVESTITET DHE PROSTITUTAT
DASHTE ZOTI SHEMBUJ TE TILLE SA ME SHUME NEPER MEDIAT TONA QE “ADHUROJNE E BEJNE TE ADHUROHEN| CILJETAT ZAJMINAT E INISAT
ZOTI ESHTE ME I MADHI