Deri tani ishte menduar se optimistët janë njerëz që jetojnë më gjatë se ata që janë pesimistë. Por një studim amerikan ka arritur në përfundimin se janë pesimistët ata që jetojnë më gjatë. Sipas tyre, arsyeja kryesore pse pesimistët jetojnë më gjatë është se ata i mendojnë mirë hapat që hedhin në jetë. Optimistët janë më të lumtur dhe u jepen më shumë pasioneve që mund të jenë shkatërrimtare për trupin dhe jetën e njeriut.