Të shëtisësh me qenin, më mirë se palestra

19 Mars 2011, 10:06Lifestyle TEMA

Të shëtisësh me qenin, ke më shumë mundësi që të mbash trupin në formë, se sa të shkosh në një palestër. Kjo bëhet e ditur nga një studim amerikan i publikuar në “International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity”. Sipas këtij studimi, mjafton të keni një qen dhe ta nxirrni atë për shëtitje 30 minuta tre-katër ditë në javë dhe do të keni një formë shumë të mirë fizike, madje, edhe më të mirë nëse do të merreshit me palestër. Për më tepër, sipas studimit, shtëtitja me qen u bën mirë personave obezë, atyre që vuajnë nga depresioni dhe hipertensioni.

Lini një Përgjigje