Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është shprehur kundër silikonit dhe ndërhyrjeve që bëjnë femrat për të rritur gjoksin. Gjatë një programi televiziv, Chavez ka thënë se ndërhyrja për të rritur gjoksin nuk është socialiste ndaj dhe nuk duhet bërë. Sipas tij, mediat dhe mjekët janë duke bindur femrat se, “nëse nuk kanë gjoks të madh, atëherë duhet të ndihen keq. Për Chavezin këto ndërhyrje janë monstruoze. Ai ka thënë se, në shumë prej letrave që i dërgojnë për ndihmë, një pjesë e mirë e femrave i kërkojnë para pikërisht për t’u operuar që të rrisin gjoksin. Në Venezuelë, e cila ka një popullsi rreth 30 milionë banorë, çdi vit, 40 mijë femra kryejnë operacion plastik në gjoks.
Comments are closed.
Ka te drejte ky se keta imperialistat anglo amerikane i qiten femrat dore…
E thote fotoja vete, o Gra….mendoni, para se te perdorni siliconin…. por, ky dreq Chavezi, nuk mendon pak, se po te kafshoi gjarperi, ne vend te vdesin grate, kone me ngordh gjarperinjte? apo…..ngelet Chavezi pa kafshuar, lol…. ?
ka perfunduar si Hasoni Grave ..merret vetem me pune grash… ja kan mbush trurin me silikon ketij idioti