Berisha “harron” energjinë bërthamore: Shqipëria, superfuqi e energjisë së rinovueshme

21 Mars 2011, 10:07Politika TEMA

Kryeministri Berisha është shprehur se Shqipëria shumë shpejt mund të bëhet një superfuqi në fushën e energjitikës. Ai ka theksuar se vendi ynë mund të ecë i sigurtë si një Green Albania, pasi burimet e tij janë të panumurta dhe ka ftuar bankat e mëdha që të financojnë në këtë sektor.

“Shqipëria është një vend me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme. Ky vend derdh në det 6 herë më shumë ujëra se sa ka sipërfaqen e tij. Është vendi më malor në rajon, por i bekuar se malet e tij janë të pasura me ujë. Shqipëria mund të ecë e sigurtë si një Green Albania, burimet e saj janë të panumërta. Shqipëria do të bëhet një superfuqi e vogël në rajon. Potenciali i Shqipërisë është shumë i madh në fushën e erës. Shqipëria është një nga vendet më me diell në rajon dhe Evropë dhe ka një potencial të madh të energjisë diellore”, tha Berisha.

Ky i fundit ka “harruar” planet e tij për energjinë atomike dhe tashmë duket se e ka kthyer vëmëndjen tek energjitë e rinovueshme.

15 komente në “Berisha “harron” energjinë bërthamore: Shqipëria, superfuqi e energjisë së rinovueshme”

  1. Falcon says:

    a ti je idiot mer klloun..Shqiperia ka vertet resorce, po ka mjafte HC dhe centrale qe jo vetem te plotesije nevojat e veta po te shesi energji…ne fillim duhet te mirmbash ato qe ke pastaj te marresh borxhe dhe te vjedhesh gjysmat ,per te ndertuar te reja…ato borxhe do ti lajne brezat e tjere

  2. rexha italia says:

    Ore zotri jam ndakorte qe te vjedhesh
    POR VJEDH E VRIT KJO NUK SHKON

  3. hajriu says:

    Teorite boshe te sales nuk kane te mbaruar

  4. beso says:

    Shqiperia eshte plot me uje.Shqiptaret,sips statistikave shurrosin gjashte here me shume per siperfaqe shurrosjeje,dhe shume shpejt do behemi superfuqi kripe,se kemi diell shume;ka filluar te dale dhe naten…Une njoh dy lumenj superfuqie,qe jane katandisuar ne kanale;ku dreqin sheh uje ky debil i persosur,qe e fillon mengjesin me groshet e darkes?

  5. fule says:

    KA FRIKE NGA ENERGJIA BERTHAMOR KY TANI? ME SA DUKET MENDON VERTET SE E KA JETEN TE GJATE NE KETE VEND.

  6. kaltersi says:

    Saliu eshte si nje bombe atomike, nuk kemi frike nga shperthimi por nga rrezatimi…

  7. nicolla disha says:

    Ju qe komentoni, ne qofse jeni burra shkoni e protestoni per te larguar Berishe, dhe mos kakarisni ketu si fallegji. Mbeshtes Berishen sepse ai po ben nje fushate per ti treguar botes pasorine qe Shqipria ka, por i mungojne investime. Prandaj Berisha po kerkone investime per te zhvilluar Shqiprine.

  8. brace1 says:

    Me qe ka shume prradha per energjine,sekretari harron se c/fare ka thene pore ja fute kodra mbase bregut,here thote do behemi superfuqi per energji berthamore,here me burime ujore,me dielle e ato me ere.Une i kisha dhene 1 porosi sekretarit e hajdutve te tije,se bashku me dordolecin e lsi ortaku i tyre me 20%,qe te mire mbajne digat e hidrocentraleve ekzistuese,te marrin masat e duhura per thedhimin e bunes e argjinaturave, qe mose te mbysin me shkodren se eshte gjynahe.Jane harruar qe kure u ndertuan ne kohen e dulles profesorit te tije.Mbani kto si duhet se ju mjaftojne bolle per te vjedhur,haram i paci eshte mundi e djersa e shqiptarve.

  9. MEMEDHETARI says:

    I harroi centralet atomike!!!
    Qe te bindemi se eshte nje Don Kishot i vertete,tani po na flet per mullinjte me ere…

  10. devolliu says:

    GJË E GJËZA E SALIUT. KUSH E GJEN?
    Këtë herë, Saliu i Viçidolit na tregoi këtë gjë e gjëzë: “Shqipëria derdh në det 6 herë më shumë ujëra se sa ka sipërfaqen e vet”.
    Kush do të mund t’i përgjigjet kësaj gjë e gjëze?
    Unë mendoj se, me siguri, do i përgjigjet ndonjëri nga kabineti i pykave të Saliut, fjala vjen ai Xhaferri që e humbi simiten, ama e gjeti se ku ndodhej varri i Ismail Qemalit; ose ai rrotë Ruli, që e gjeti se nga 1 metër kub dëbore del 3 metro kub ujë.
    Meqenëse Saliu ua ka mësuar tabelën e shumëzimit, këta do të shumzojnë sipërfaqen e Shqipërisë prej 28 mijë kilometra katrore, me 6 dhe do të përgjigjen serbes: ” Shqipëria derdh në det 168 mijë kilometra katrore ujëra”…..
    Medet, ç’e ka gjet Shqipërinë me këtë qeveri dallkaukësh.

  11. Claus says:

    Si u matka Volumi me njesi te siperfaqes si m² ose km²???

    E forte Devolliu, Shqiperia derdh ne det nje volum prej 168.000 km²!!!!!, qesh dhe vetem qesh me keto idiotesira te ketij Sali Vicidolit.
    Si i degjojne keto idiotesira ata ministra apo jane dhe ata injorance e gjalle?

  12. Elza says:

    Ky eshte psikopat fare. çfare nuk nxjerr nga goja si ata drogaxhinjte .

  13. raimondi says:

    Ajo qe thote Sala per ujerat eshte plotesisht e vertete —Shqiperia per siperfaqen qe ka , eshte ne vend te trete ne Europe pas Finlandes dhe Suedise.per rezerven e ujerave qe rjedhin ne Shqiperi —

    Shqiperia ka kushtet me te mira edhe per te ndertuar nje tec berthamor —por jo ta ndertoje per Italine ,por per Shqiperine ,Kosoven,dhe gjithe hapesiren ku banojne shqiptaret
    dhe

    Ato tecet tani jane me te vogla, sepse jane me moderne. dhe masat e sigurise jane me te sakta tani,
    sepse e ben ate qe por cdo dridhje sizmologjike ta nderpresi aktivitetin automatikisht –dhe atehere azgje nuk ndodh

    Ne Japoni ishte bere nje gabim skandaloz , nuk punonte gjeneratori me nafte qe te prodhonte energji per pompat e ftohjes …….Kjo eshte turp ta thuash
    Ata paskan qene fare te pakujdesshem—duke bere kete gabim prej diletanti , qe askush nuk e ben kete gabim
    Po te punonin pompat e ftohjes, azgje nuk do ndodhte

    Por nga ana tjeter me mire qe ndodhi dhe u tremb Sala, se ai do e ndertonte tecin berthamor per Italine , jo per Shqiperine ———-Nje zot e di se c’fare eshte ky Sala …..

    1. beso says:

      Italia ka HEC-e plot,kam pare une ne 2000 metra lartesi,qe te iken truri.Kane Alpet e Evropes,lumenj si Drini ata i quajne perrenj te medhenj;mund te jete qe jemi vendi i trete per ujera,por ne Evrope nuk te lene banoret te besh diga çdo 2 km,se lumi duhet per shume gjera;psh une jam rritur ne nje lume,kam mesuar not,kam peshkuar;shume banore marrin uje per vaditje…Mbase me kupton!Italia ka nevoje per energji ekstra,sepse ka industri te zhvilluar,e cila kerkon energji me kosto te ulet te konkuroje.Ne,sipas gjasave na duhet pak per industrine,pasi ajo nuk do na ofrohet si opsion-ka njemije arsye pse Perendimi nuk e ofron teknologjine kudo-keshtuqe,per veten tone,na duhet te investojme jo aq miliarda sa thuhet.Centralet nukleare te stadit apo gjenerates se trete nuk ofrojne garanci te forta mbi sigurine,lexova qe presidenti i Edf ne France e ka hapur kete problem,dhe ka debate shume te forta.paqstaj AREVA fitoi ne Finlande tenderin per nje central,qe premtoi se do ta bente per 3 miliarde euro,dhe deri tani ka kaluar 5 miliarde,dhe centrali shpresohet te filloje punen mot.Cmimi i lendes se pare eshte rritur,dhe masat e sigurise per transportin kane kosto kolosale.Nuk di a me kupton pse bota eshte frenuar per nuklearen;tani nuk po qajne japonezet qe vdiqen nga termeti,por ata qe duhen shpetuar nga kriza e Fukushimes.Japonezet jane shume te rezervuar,dhe lajmet duhet te jene me te frikshme.Ne nje termet 9 ballesh shemben grataçela,e jo me nje gjenerator me nafte;çahen tubat,ngrihet dheu siper,spostohet aksi i Planetit,shtyhet Japonia e tere per 2.5 metra;pra kushtet jane te veshtira.Aksidente kane ndodhur kudo,three miles ne Usa,apo ne France,por minimizohen demet,se ky eshte sektor shume delikat.Pastaj lobet e energjise jane padrone te botes;ketu ku jam une te dhurojne dvd me mrekullite e nukleares;duken si lodra femijesh-te thjeshta fare,saqe ti je gati te marresh nje ne bahçene tende(eshte nje projekt amerikan dhe per kete)e ta vaditesh me zorren e ujit nga çezma…Por ne fakt jane makina shume te komplikuara-ne princip gjithmone nje neutron dhe vetem nje do godase vetem nje atom dhe vetem nje dhe me 85-90% te propabilitetit do ta ndaje me dysh.Kjo eshte nje proçedure shume preçize,qe zgjat pareshtur per 25-35 vjet,dhe gabimi human eshte gjithmone prezent,hiq mundesine e nje supertermeti qe,psh ne Shkoder ka ngjare dhe mund te ngjase.Pershendetje!

  14. ben says:

    Vetëm xha Arvziu s’mund të mbaj kapistër
    Është dhe si Saliu, bashkë-kryeministër
    Është goxha burrë dhe me plot talent
    Është dhe si Bamiri, bashkë-president

    E ndjen për detyrë, të na marrë për dore
    është edhe si Ina, kryeprokurore
    Xha Arvziu kurrë nuk qëndron në hije
    Bëhet ndonjë ditë, drejtor policie

    Është goxha burrë, hakun mos ia hani
    Kur ka hall Berisha, bëhet si Ristani
    Pra për diplomat, kohë nuk i mbetet
    Se ka mbi kurriz, të gjitha pushtetet

    S’besoj që ta kemi shumë të largët ditën
    Kur të na drejtojë edhe opozitën
    Si ta dojë Damiri, Arvziu ia ngop
    Se na pandeh neve, si një tufë me lopë

    Si një tufë me lopë, si një tufë me dhi
    Dhe atij i mbetet që të jetë bari
    Për asgjë ky burrë, s’hesht e s’mund të heshti
    Dhe nuk do asnjë që t’i dalë nga rreshti

    Që ditën kur erdhe, xhan more Arvzi
    U bë Shqipëria me dy xha Sali
    Ç’na bëre të shkretën, ç’na bëre o lumë
    Sala dhe i vetëm për ne ishte shumë

    marre nga gazeta shekulli

Comments are closed.

Lini një Përgjigje