Një punonjëse braziliane është dëmshpërblyer nga gjykata me 140 mijë sterlina për shkak se në punë e tallnin aq sa kishte lënë punën dhe kishte kaluar një periudhë depresive. Punonjësit e tjerë në gjigandin e sigurimeve AXA PPP në Britani, e quanin Licia Faithful “Spongebob” për shkak të theksit të saj. Krahasimi me personazhin vizatimor ishte pasuar nga të tjera fyerje. Asaj i thuhej se ishte e droguar për shkak se vinte nga Amerika Latine. Ata madje i regjistruan zërin dhe më pas e luanin në audio duke e tallur e duke bërë mimikën e saj.