Prifti: Kam video të tjera

3 Prill 2011, 21:47Politika TEMA

Dritan Prifti ka deklaruar për të përjavëshmen Mapo, se, disponon video më të tmerrshme se ajo që publikoi, për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë një interviste në të cilën ai komenton zhvillimet e fundit politike në vend, është shprehur edhe për hetimet më të fundit për korrupsion, shkak për të cilin i hoqën imunitetin dhe është nën hetim.

Paralajmërimi i Priftit, për prova edhe më të rënda filmike të korrupsionit shtetëror edhe më të lartë se ai i ish-zëvendëskryeministrit Meta, do të ishin një alarm për situatën politike në vend, nëse vetë deputeti Prifti do të pranonte publikimin e tyre.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës deklaron se, nuk ka asnjë garanci se videot nuk do të përdoren edhe kundra tij, ndaj ai është i vendosur të mos i publikojë ato asnjëherë.

Sipas Dritan Priftit, dikush e ka sulmuar atë me armët që ai disponon, pikërisht biseda të inçizuara nga njerëz që ushtrojnë presion ndaj tij politikisht për afera korruptive gjatë kohës që ai drejtonte Ministrine e Ekonomisë dhe Energjitikës.

Shprehimisht Prifti deklaron se përdoren në mënyrë të jashtëligjshme videot e tij për t’i mbyllyr gojën që të ndalojë misionin.

Dy muaj më parë Dritan Prifti publikoi në emisionin Fiks Fare në Top Channel një video ku shfaqej ai dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim që kërkonte favorizime për biznesmenë të caktuar pjesëmarrës në tendera që zhvillonte Ministria e Ekonomisë.

Mirëpo gjatë hetimeve për autenticitetin e videos së publikuar prokuroria deklaroi se kishte zbuluar edhe një video tjetër që e implikonte vetë denoncuesin Prifti dhe për këtë arsye kërkoi heqjen e imunitetit për të dy deputetët./tch/

4 komente në “Prifti: Kam video të tjera”

  1. hysni dajaku says:

    ore Tritan !ke bere ndonje koqe pune kur ke qene minister ti apo vetem ke filmuar:))po ti o lumadh edhe regjizor te kishe qene nuk do kishe bere aq shume videofilma:)po nje merit e ke te pakten.. do behej njeri sebep qe te faktonte gjith ato maskaralleqe dhe per kete ti duhesh mbrojtur si puna e atyre krimineleve qe bashkpunojne me drejtesine..vetem se ka nje momnet qe edhe kjo mund te dali jasht kontrollit,,nga pervoja ime si komunist i regjur qe jam,,mendo per nje moment sikur shteti te funksionoje normalisht,Iliri per te shpetuar do nxjerri nje video ku ka pergjuar Saliun,,saliu larg qofte sikur te vije ajo dite do nxjerri nje video ku ka filmuar ndonje Doris Pakun,,e keshtu me radh,,ndaj more shoku im lere me kaq,se edhe asaj qe u dhe ti po ivine verdall sikur eshte bombe atomike,nje here e cojne ne Amerike nje here ne Angli deri sa te humbasi rruges

  2. fule says:

    Z. Prifti organizohu per te lene vendin dhe kur te jesh jashte, na e dergo pakon si dhurate, ta zgjidh. populli perfundimisht problemin ketu pa u penguar nga prokurori a gjykate.
    Do ishte mekat qe ato video te mos beheshin publike heret a vone.

  3. saimir says:

    Kush i bene presion Priftit te Ilirit?Kush e kercenon Priftin e Saliut?Perse Prifti edhe deklaron qe ka te tjera video edhe thote qe duan te me mbyllin gojen me ,biseda te inçizuara!A thua qe ekspertet te kene bere punen e tyre si gjithnje?A thua qe Prifti pas pak kohesh do na e pergenjeshtroje videon e treguar me ze e figure e pas kesaj do te rifutet perseri ne LSI(Liri,Sali ,Ilir)!Ja pra ky eshte prostitucioni i politikes shqipetare qe disa miq na i shesin si “demokraci te kulluar).

  4. raimondi says:

    Ky Dritani me ato video te hapi nje serial televiziv me titull –Oktapodhi —

    Pralajmerim i Priftit ,,atehere te kete kudjes hoxha –hahahahahahahahahahaha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje