Partia Demokratike reagoi me anë të zëdhënëses së saj pas sulmit me armë mbi kandidatin e saj për komunën Dajt. “Mbrëmë në darkë kocka mafioze e Edvin Kristaq Ramës, eksponent i krimit të Partisë Socialiste, qëlluan 4 herë në drejtim të kandidatit për kryetar të Komunës Dajt, Besim Kuka, me qëllimin e vetëm makabër për të fituar zgjedhjet duke eleminuar fizikisht kundërshtarin politik. Partia Demokratike dënon këtë akt të shëmtuar kriminal. PD i kërkon Edvin Ramës të distancohet dhe të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë për këtë tentativë për vrasje. Sikundër i bën me dije se për çdo dhunim, cënim, apo kërcënim të kandidatëve të Partisë Demokratike në mbarë vendin, do të ketë një përgjegjës dhe vetëm një, dhe ky do të jetë Edvin Kristaq Rama, i cili e nisi fushatën elektorale të partisë së tij me një akt të rëndë kriminal për të dëshmuar moralin e tij politik,” thuhet në deklaratën e PD.
Ndërkohë vetë kandidati demokrat ka thënë se Ylli Hidri, personi që është arrestuar, kishte qëlluar në ajër për vetëmbrojtje pasi i ishin afruar shumë militant të djathtë. “Ylli filloi të fliste me fjalë fyese, të cilat nuk thuhen, ndërkohë që ishin para zyrës elektorale, dhe u afruan militantët. Kuptohet që Shtabi elektoral është ngritur me njerëzit më të përkushtuar të subejtit që përfaqëson. Nuk ka bërë shkrepje arme për të më qëlluar mua. Ka bërë vetëm një shkrepje në ajër”
“Ai qëlloi në ajër për vetëmbrojtje, sespe shumë militantë u afruan dhe unë nuk kam mundur ti largoj me gjithë përpjekjet e mia.”
Comments are closed.
Ai budalli qe shihni ne foton lart deklaron se ka qene ai faktori nxites i acarimit,duke ju mburrur Yllit se do ja nxij biznesin e tij sa po te vij ne pushtet,pastaj kur i vershellyen mbi koke plumbat,Tha qe ai (Ylli Hidri)nuk e kishte seriozisht me mua,por te ndalur turmen shtiu.Shikoni c’fare sharlatanesh kandidon kjo force regresive. Dhe jo vetem ky,por po ti analizosh te gjithe me rradhe kanditatet ne cdo e Bashki e Komune,rreth 80% e tyre jane cubat e Saliut,cubat e shpellave.Kujtojne keta cuba se do vrasin driten me erresiren e tyre.Edhe nje here une nuk pajtohem me ngjarjen dhe nuk dua te nxise dhunen midis shqiptareve,por kur sorra si ky siper te ndyjme me glasat e tyre,atehere c’duhet bere…? Shkopin tek thana lol…asgje me teper.
Sala i percau Shqiptaret …..
mos u merzisni ,mbas kesaj ngjarje te rende,cdo kryetar komune a bashkie i PD-se do ket garden e tij si ajo e Berishes,edhe me stilolaps kush afrohet tek zyrat e Pd-se do veprohet njelloj si 21 Janar
Dikush thote qe “qelloi mbi kandidatin e PD-se”, vete kndidati thote qe “qelloi ne ajer per vetembrojtje”. Keta te PD-se akuzojne Edin. Hajde rrumpalle, hajde. Dhe thuaj, pastaj, qe Saliu nuk e meriton ate nofken qe i ngjiti Edi Rama, “Doktor rrumpalla”.
Partia Demo i ngjan asaj gruaje qe nuk ndryshon kurre por me e keqja eshte se partia socialiste nuke e ka kuptuar qe kjo grua nuk NDRYSHON