Dy pompat më të mëdha të betonit në mbarë botën janë përgatitur për tu dërguar në Japoni, në centralin e Fukushimës. Pompat e kompanisë gjermane Putzmeister, janë në SHBA për momentin dhe do dërgohen në Japoni. Ende nuk është saktësuar misioni i tyre, por mendohet se ato do shërbejnë për të varrosur centralin bërthamor poshtë betonit. Por pompat mund të ftohin me ujë reaktorët. Krahu i tyre është 70 metra i gjatë dhe mund të shërbejë shumë mirë për këtë punë. Pompat kanë edhe një përparësi tjetër. Ato mund të drejtohen nga distanca, pa pasur nevojë për shofer. Pompat janë 86 ton të rënda. Betonizimi i centralit atomik është përdorur edhe në Çernobil, kur ai u “varros” nën beton.
Comments are closed.
ec aty SHABAN SINA