Për shkak se shkollat janë pushim këtë javë meqë është mbyllur semestri, mitingjet e PD rrezikojnë të dështojnë. Por drejtuesit e arsimit kanë detyruar fëmijët të dalin në miting edhe pse në ditë pushimi.
Skandalin e ka denoncuar Partia Socialiste përmes Ledi Shamkut.
“Fajin e ka Saliu edhe për nxënësit e arsimtarët e Petrelës që në ditën e tyre të pushimit urdhërohen të dalin në mitingjet e pushtetit. Merreni me mend o qytetarë se ç’torturë është të dëgjosh Sali Berishën në pikë të diellit kur mund të rrije pranë familjes duke shijuar ditën e pushimit. Sali Berisha e ka të qartë që në 8 maj qytetarët shqiptarë do t’i japin atij një përgjigje të qartë: kurrë më me një pushtet si ky! E vetmja rrugë është Partia Socialiste,” tha Shamku.
Comments are closed.
Zonjusha Shamku eshte nje nder gabimet e Edi Rames.
Kjo eshte metoda qe ndjek prej kohesh Saliu me xhozin!
ndersa militantet ne vend qe te merren me problemin,i drejtojne gishtin
Ledi Shamkut,po sikur femijet e tu(ne se je baba)o qirjo Andreas ti detyronin te
shkonin ne keto mitingje, si do ndiheshe nuk na thua?
duhet ta provosh kumbullen e tharte qe te mpihen dhembet
Jam baba i dy femijeve i dashur. Nese do pergjigje per pyetjen qe me bere, ajo eshte “do te ndihesha i perdhunuar nese femijet e mi i nxirrnin neper mitingje politike”. Po do te ndihesha i perdhunuar edhe thjesht nese femijet e mi shkonin ne shkollat shqiptare ku vazhdojne te rrisin e ti indoktrinojne brezat me fallcitete me shume seç bente Enveri. Dhe kjo zonjusha qe flet, ishte kandidate per ministre arsimi nese fitonte e majta. Tani per parkondicio, me lejo te te kthej edhe une nje pyetje pasi te dhashe pergjigje; e sheh ti kete spurdhjake te didaktikes si ministre arsimi te femijeve te tu o sir england? Doemos nese nuk te ben pershtypje ajo qe femijet e tu mesojne sot ne shkollat shqiptare.
grek e mban veten ti..keshtu qe automatikisht i perdhunuar je …nuk habitemi…
Zonja Ledi Shamku eshte perfaqsuese nderi e gruas,arsimit e inteligjences;pra nje sukses i Edi Rames.
I dashur Andreas. Jam shume dakort me ty kur thua se do ndiheshe i perdhunuar nese femijet e mi i nxirnin neper mitingje politike. Te njejten gje ben edhe Ghadafi sot ne Tripoli.
I dashur Andreas, po i lejoj vet-vehtes te te bej nje pyetje dhe konkretisht : Ti thua se do te ndiheshe i perdhunuar edhe thjesht nese femijet e tu shkonin ne shkollat shqiptare ku vazhdojne te rrisin e ti indokrinojne brezat me fallcitete me shume seç bente Enveri.
Pyetja eshte : Ne ç’fare shkollash ti dergojne shqiptaret femijet e tyre ?!
Mendimi im eshte qe prinderit ne Shqiperi te ngrihen dhe te mos lejojne qe ne shkollat shqiptare femijet te indoktrinohen as nga e djathta dhe as nga e majta.
I dashur Andreas, te uroj nje fundjave te kendeshme.
E kam theksuar edhe ne komente te tjera.Ne qofte se do t’i leme pushtetaret t’i mesojne femijet te jene skllever te pushtetit,pas pak kohesh do te pendohemi thelle.Asgje me shume nuk praktikoi Hitleri, Musolini kur mesuan femijet te nderonin alla fashiste e pastaj i nisen ne lufte si mish per top ne moshen me te bukur te adoleshences. Por kete as mos prisni qe t’a ndaloje Z.Sali,ministri i arsimit apo Znj.Ledi Shamku e shume te tjere si keta.Kete mundet dhe duhet t’a ndalojme te gjithe ne.Ka ardhur koha te mos trembemi e te fshehim koken si struci,ndaj forces se pushtetit,por t’i kundervihemi atij
Mbroni femijet nga helmi i injektuar nga politika;qe neser ata te mos bertasin e grinden kot si ne,por te jene te zotet t’a kerkojne me ngulm te verteten.Mos i njollosni enderat e tyre me shprehjet e pa kontrolluara te politikaneve.
kur lexoj kete artikull me duket se enver hoxha eshte akoma gjalle.ne asnje demokraci ne bote femijet nuk nxirren ne mitingje me detyrim ,ndoshta edhe shkojne por te shoqeruar nga prinderit etyre..une banoj ne itali dhe edhe per administraten qe nq shqiperi nxirren me forze ,ne itali e kane te ndaluar te bejne propagande per sindaket ku ata punojne ,rrezikojne edhe vendin e punes.ndersa sali enveri e perdor ne te kunderten ,ai i pushon nga puna n.qe.se ata nuk dalin .te shprehesh vullnetin tend duhet te jete spontaneo dhe jo nga frika.shpresoj qe nje dite edhe ne shqiperin tone te vije demokracia ajo e verteta dhe saliu ky personazh i se shkuares te largohet nga politika e tij enveriste ,me gjithe ata niperit e nomenklatures komuniste qe po sjell çdo vite ne rradhet e pd-se.