PS dhe PBDNJ, pakt për zgjedhjet lokale

31 Mars 2011, 15:19Politika TEMA

Edhe pse nuk janë në një koalicion për zgjedhjet locale të 8 majit, PS dhe PBDNJ do të bashkëpunojnë për këto zgjedhje. Kjo është bërë e ditur nga krerët e këtyre dy partive, të cilët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 8 majit.

“Kjo marrëveshje vjen sipas një vizioni për të ardhmen evropiane dhe shtetit të së drejtës, me një objektiv të përbashkët për një qeveri që punon për njerëzit dhe me njerëzit. Këtë marrëveshje e forcon qëndrimi ynë i përbashkët për funksionimin e pushtetit vendor. Po ashtu, kjo është një marrëveshje që vjen natyrshëm, si shprehje e konsideratës se, për ne këto zgjedhje janë një ngjarje me peshë të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimin e vendit”, ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama.

Nga ana tjetër, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka thënë se objektivi i këtyre dy forcave do të jetë fitimi i zgjedhjeve të 8 majit.

“Do ketë një mbështetje të ndërsjellë. Objektivi i marrëveshjes do të jetë fitimi i zgjedhjeve të 8 majit. Ndërsa në disa zona, mes dy partive do ketë një konkurrencë të ndershme”, ka deklaruar Dule.

PS dhe PBDNJ nuk janë në të njëtin koalicion për zgjedhjet e 8 majit. Shkak për këtë janë bërë dallimet në qëndrime për kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. PS nuk pranonte që ta mbështeste këtë të fundit, ndërsa PBDNJ nuk pranonte që të mbështeste kandidat tjetër në Himarë, përveç Bollanos. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar dy partitë që të bashkëpunojnë.

2 komente në “PS dhe PBDNJ, pakt për zgjedhjet lokale”

  1. hajriu says:

    Tani po qe edi e ka “fitoren” te sigurt. Edhe ne himare nje kukull ka vene te kandidoje per PS.

  2. Andreas says:

    Ne Himare kush kandidon ne emer te partive shqiptare, shihet si i shkare nga trutte. Ne shumicen e rasteve eshte realisht i tille. Ne Himare kthehen per te votuar me pak se 30% e popullates dhe Bollano fiton me garanci. Po te ktheheshin me shume, partite shqiptare nuk do mernin me shume se 1% te gjitha bashke. ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje