Terror në mbrëmje, vritet një 9 vjeçar në Berat, plagosen babai e dy djemtë në Shijak

30 Mars 2011, 19:31Politika TEMA

Ndërsa ministri i Brendshëm po sheh për herë të parë rrugët e Tiranës, Shqipëria vijon të përgjaket. Vetëm më mbrëmje dy krime të rënda kanë shokuar njerëzit. Një fëmijë 9 vjeçar është vrarë në Berat. Viktima, E.N 9 vjeç, nga fshati Luar i rrethit të Fierit, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve që ka marrë nga Hysen Sulkaj, një 27 vjeçar nga Donofrosa, komuna Cukallat. i cili nga hetimet e para rezulton i sëmurë mendor. Pak më herët një person ka plagosur babain e dy djemtë e tij në Shijak. Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i të plagosurve është Hekuran Kurti i moshës 42 vjeç, babai i dy djemve.  Ndërsa dy djemtë me iniciale B.K 21 vjeç dhe E.K 19 vjeç. E. Kurti mësohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore, madje edhe kritike edhe për jetën. Dyshohet se autori i krimit të jetë Arsen Shehu i moshës 45-vjeç. Ai është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Lini një Përgjigje