Lorik Cana: Nuk ndërrohet kombësia (FOTO+VIDEO)

29 Mars 2011, 21:25Politika TEMA
Lorik Cana: Nuk ndërrohet kombësia (FOTO+VIDEO)

Lorik Cana ka elektrizuar tifozët kuqezi, të pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi, kur atyre përmes mikrofonit iu drejtua me “…thuajuni të gjithëve nuk ndërrohet Kombësia… Nuk shitet Shqiptaria…”

Cana ishte një nga futbollistët më të mirë në triumfin ndaj Bjellorusëve, ndërsa ishte afër realizimit të një goli të shkëlqyeshëm, pasi një goditje e tij shpërtheu në traversën e portës kundërshtare.

“Kjo është Shqipëria e vërtetë, kjo është shqiptaria”, brohoriti Cana dhe më pas tregoi shpatullën e majtë, ku është “gdhendur” një tatuazh me shqiponjën dykrenëshe.

Kaq ka mjaftuar dhe, duke parë idhullin e tyre, fansat kuqezi kanë kaluar në delir.

Lorik Cana pas fitores me Bjellorusinë

16 komente në “Lorik Cana: Nuk ndërrohet kombësia (FOTO+VIDEO)”

  1. raimondi says:

    Ne nuk kemi shtet ,se greku vjen e i vret ushtaret tane brenda ne repart

    Ne nuk kemi kryetar shteti — se ai mburret me heshtjen e tij edhe kur spiunet e grekut behen minsitra dhe dekretojne ligje qe mbysin kombin shqiptar

    Ne nuk kemi kryetar qeverie ,se ai shet pjese nga trupii Shqiperise per te kenaqur orexin e grekut

    Ne nuk kemi kryetar opozite , se ai mund te flasi per cdo gje por eshte ne konflikt interesi kunder patriotizmit shqiptar

    ……………….Por ne kemi Lorik Canen dhe Komebtaren tone qe ne keto kohe te veshtira na mbajne shpirtin dhe zemren lidhur pas Patriotzimit shqiptar ,SHQIPTARIZMIT……

    ——-Te ngrihet i gjithe populli ti ndjeki fare keta politikane ti , zere me gure, ti mbysi me peshtyme keta bastarde
    dhe te vednosin atje ne Parlamentin shqiptar Kombetaren tone me ne krye Lorkiun……..

    Kam pershtypjen se do e bjejne poltiken shqiptare 100 here me mire se keta zvarraniket politikane qe zvarrieten perpara cdo cizmeje te huaj
    .
    ……………dhe kane sy e surrat Politkanet e sotem shqiptare zene ne goje Enverin

    Keta minj te heleve mundohen te hedhin balte mbi shqiponjen e politkes shqiptare, Enver Hoxhen

    …….Enveri per Shqiperine i thyente hundet Anglezeve, amerikaneve, ruseve , etj -dhe sa per Greket e Serbet, Enveri ata s’i llogariste fare ..i diskretitonte sa here i binte fjale, i kercenonte hapur
    ………….. …i pikturonte me shurre kur keta te sotmit ju lepijne keucet

    ___Lorik je Zemra jone–Kernaria jone …… ashtu sic je i bukur ne trup, ne fytyre ne mendje dhe zemer je Simbol i SHQIPTARIZMIT MODERN

    1. Sokol Tirana says:

      Ju lumtè Rajmond !
      Po tè them sinqerisht dhe me respekt nè njè fjalè qè duhet tè jetè e vjetèr PIROT tè qoftè !
      Nuk ja di mirè kuptimin ,por e pèrdorte gjyshi im sa herè fliste Enveri.
      Urimet mè tè mira pèt YLLIN e KOMBETARES LORIK CANAJ ! Pèrshèndetje !

    2. hajriu says:

      Bravo raimondi

  2. raimondi says:

    Do vete keto dite te bej nje tatu me shqiponje tek supi sic e ka bere Loriku –
    -Patjeter do e beje, patjeter … ,
    …Me perloti Loriku…….

    1. Gramozi says:

      –Po mir o raimond te drejt ke fajin e ka ky pushtet–por edhe populli ka faj se jan 600 mije Shqiptar ne greqi me emrat Kristaq dhe Petraq ose Andreas….

      Dhe patriotizmi fillon duke Ndertuar Shqiperin,te hapen vende pune,arsimi te dali nga kthetrat e korrupsionit—-dhe te Fuqizohet klasa E MESME qe permban Patriotizmin.

      Dhe kjo do bej qe emigrantet do kthehen nga greqia e mallkuar..
      PS.
      –Te jemi realist–PATRIOTIZMI FILLON DUKE BER PER VENDIN TEND—dhe jo vetem llafe.
      Ne keto kushte mjerimi mendor dhe ekonomik—dhe ky mosbesim qe esht krijuar–
      po mendoja>>>>>

      sikur te dilte nje parti e re me emrin PARTIA PATRIOTIKE do merte shum pak vota..dhe vetem se…
      …..Populli do VEPRA dhe jo llafe kur vjen puna tek PATRIOTIZMI.

  3. mic sokoli says:

    Bravo! Duket qe flet nga zemra!

  4. eddy says:

    LORIC JE I RALLE TE KAM ZILI ZOTI TE DHENTE JETE DHE SHENDET NUK KAM FJALE PER TE SHKRUAR TE LUMTE

  5. aida says:

    E adhuroj Lorik Canen per patriotizmin e tij. E vleresoj maksimalisht komentin e Rajmondit Shqiperia do behet vetem nga njerez te tille, te cilet nuk i mungojne .

  6. Claus says:

    C`jane keto “folklorizma” kombetare! Te thuash se nuk ka pare dynja me sy, nuk mund te thuash se ka qene per disa vite ne France dhe Angli, por si duket ish-sulltanatet e tipit “sarajet e gallates” ku dhe luan ndikojne ne ndergjegjen e tij.
    Nuk jemi ne kohen e Rilindjes Kombetare kur paraardhesit e “Gallatasaray-it” nuk te linin te hapje shkolla shqipe dhe te mbaje flamuj shqiptar, jemi ne shekullin e 21 kur ne shume vende jane shuar kufijte politike dhe ekonomike, jemi ne shekullin e globalizimit ku maredheniet politike dhe ekonomike kane marre nje hov te papare.
    Tattoo-ra te tilla ose venie flamujsh ne shtepira te sapondertuara ne ato fush gjysem te permbytura jane vec karikaturizma “kombetare”.
    Sot eshte koha e zhvillimit ekonomik dhe te duash vendin dhe kombin, eshte ashtu sic thote Gramozi, ta mbash vendin dhe deren e shtepise te paster dhe pa plehra, te punosh edhe ne menyre vullnetare po te jete nevoja dhe mos ti pastrojne plehrat e tua ushtarete NATO-s si dikur, te kesh prodhim ekonomik dhe bujqesore te prodhuarar nga vendi yt dhe jo te blesh ne Maqedoni,Greqi,Turqi dhe Itali, te kesh politikane me dinjitet dhe jo batakcinj qe u kapet ne kufi makina e sherbimit e vjedhur ne ndonje vend tjeter, te kesh shendetsi dhe arsim te mbare, keto te ngrene vleren si komb. Gjermania ka humbur Alsasen dhe Lorenen dy zona qymyrgurore te fuqishme, por asnjehere nuk kam pare Tattoo-ra me flamuj. Jo, atje flitet frengjisht dhe gjermanisht dhe mbi te gjitha kufiri eshte zhdukur, te jesh ne Strasburg (dikur gjerman) nuk e merr vesh se ku je ne France apo Gjermani, po ashtu edhe ne Luxemburg,Belgjike etj.
    Austria ka humbur zonen e Tirolit por kultura eshte si ne Austri duke filluar nga kultura,ndertimet, gjuha etj. Perse ? Aty eshte zhvilluar ekonomia, ka standart jetese, ka njeriu dinjitet etj. Sot te kesh paragjykime, se une jam i tille apo i ketille, jam me i miri se te tjeret, me trimi, me patrioti je i marre fund. Ato tregohen kur behesh pasqyre e vendit tend. Nese pasqyra te nxjerr ashtu sic je dhe thua se pasqyra eshte antikombetare atehere ke nje problem. Keto qe po shkruaj vlejne edhe per fqinjet se e di qe dikush do te replikoje “patriotikisht”.

    1. Sokol Tirana says:

      Mè mirè Zus se Claus.!?

    2. hajriu says:

      Tani futi nje grusht uje surratit qe te te dale gjumi

  7. plaku says:

    I dashur Claus, une personalisht jam plotesisht dakord me ato qe shkruan. Po i lejoj vehtes te bej disa verejtje :
    – me duket e forte shprehje jote : C’jane keto folklorizma kombetare.
    – ti shkruan : “Tattoo-ra te tilla ose venie flamujsh ne shtepira te sapondertuara ne ato fush gjysem te permbytura jane vec karikaturizma “kombetare”. Ketu ne Zvicer shef shume shpesh ne kopeshtet e shtepive private flamuj respektive te kantoneve te ndryshem zvicerjane.

    Dikush ka thene se atdhedashuria ( jo atdhedashuria e semure ) eshte pika nevralgjike e cdo kombi dhe mendimi im eshte se kjo eshte e vertete. Kam vene re qe ne se ben ndonje verejtje per Zvicren ose Gjermanine, zvicerjanet dhe gjermanet te hidhen ne fyt.

    I dashur Claus te uroj nje mbasdite te mbare.

  8. Claus says:

    I dashur plaku,
    faleminderit per verejtjet, i pranoj me kenaqesi ne debat por nuk me duken te argumentuara. Te ben pershtypje si duket termi “folklorizma” dhe do te mundohem te arsyetoj perse.
    Me pelqen Tirana dhe mentaliteti qe mbizoteron ne kryeqytet. Tirana ka qene gjithmone qendra kulturore ku degjohej gjithmone muzika italiane, muzika me grupet e njohur te Europes dhe botes aty diskutohej per futbollin europian dhe boteror si dhe per arritjet ne shkence dhe kulture, pra shihej qarte nje mentalitet kozmopolit qe ishte gjithmone i hapur per cdo arritje boterore, flamuri ose shkaba dykrenore nuk na shkonte asnjehere neper mend, por kjo nuk do te thoshte qe atje mbizoteronte “tradheti ndaj idealeve kombetare”. Tirana ne kete mes ka qene dhe eshte padyshim kryeqytet europian edhe pa na futur Berisha apo Füle. Nga transformimet e ndryshme qe tashme dihen ndodhen edhe fenomene te tilla qe ne maj ne catise te nje shtepie pa kanalizime valevitet nje flamur i leckosur shqiptar ashtu sic valevitet ne piken doganore te Hanit te Hotit qe duket sikur i ka shpetuar grisjes nga jeniceret e Sulltan Mahmutit. A nuk eshte kjo “folklorizem”? Une them Po.
    Sa per ate qe po u bere verejtje gjermane apo zviceraneve te hidhen ne fyt, une them qe nuk me rezulton keshtu. Nuk di ndonje rast te tille edhe po ti kem kritikuar nuk kane bere ze se fundja fundit e pranojne mendimin e tjetrit. Per c`fare mund ti kritikosh? Ndoshta mund ti kritikosh per rregullin e persosur qe ndoshta nuk na pelqen, por ky eshte vetem problemi yne. Ah, po mund ti kritikoj se kur kam pare ndeshjen Gjermani-Shqiperi u a dhashe rezultatin pa mbaruar ndeshja dhe mu qepen me pyetje se nga e dija dhe kete nuk mund ta kuptonin se helbete ne ishim “patriote te medhenj”. Mesazhi eshte i qarte besoj. Canes i kujtoj ndeshjen me Rumanine, nese ka ndonje shpjegim.
    Ne Tirane ekziston akoma “he mer plak c`kena”, por kjo nuk do te thoshte qe ti ishe plak.
    I dashur “plak” te uroj nje mbremje te kendshme.

  9. plaku says:

    I dashur Claus, me pelqeu shume sqarimi qe me bere ne lidhje me termin “folklorizma” dhe te them thjesht se ke te drejte.
    Persa i perket eksperiences tende personale ne lidhje me faktin qe ne se i ben verejtje zvicerjaneve ose gjermaneve ata me ty jane sjelle tolerante, mendoj se kjo eshte eksperienca jote dhe nuk dyshoj aspak per kete.
    Une personalisht kur ju kam bere ndonje verejtje zvicerjaneve p.sh. ne lidhje me shkollimin profesjonal ( desha te theksoj ketu se kam bere vete shkolle profesionale ne Zvicer ) ata jane mjeshtra persa i perket profesjonit, por ama parsa i perket historise,letersise kane boshlleqe. Shkolla qe bejne eshte perqendruar ne kuptimin e ngushte materjal te gjerave. Kjo edhe per faktin se ata kane nje oferte shume te madhe per kohen e lire, disco, kinema, sport, teater etj. Ata po thuaj nuk qeshin kurre. Pra kur ju ben keto verejtje pergjigja e tyre eshte :” Atehere perse ri ketu, ktheu ne vendin tend”.
    Desha te te sqaroj se une ne fakt jam plak, jam 64 vjec.

  10. Claus says:

    Edhe njehere i dashur (nuk dua me ta permend nickname:Alter)
    eshte me se e vertete ne ato qe thua, por nuk ke c`fare i ben Zvicra eshte Zvicer. Nuk mund te them qe ne jemi te paafte, ne kemi shume aftesi por ato i kemi te natyres improvizuese dhe jo gjithmone improvizimi eshte i sakte. Ti e di shume se Zvicra ka ne cdo fushe, ne cdo sektor standarte ndoshta, ndoshta me te larta se Gjermania. Sic e di dhe ti vete ata jane teper te sakte dhe korrekte pra nuk te lejojne improvizime. Ne ne Shqiperi kemi punuar me pak mjete se aq ishin, standartet mungonin, siguria mungonte, pjeset e kembimit etj,etj. Pra problemin e zgjidhnim me ato mjete qe dispononim. Por atje ku je ti, fjala vjen, nese ben nje lidhje elektrike ku nuk ke marre parasysh lekundjet e rrymes ose trashesine e kabllit per kete apo ate intensitet dhe i ndodh nje gje klientit atehere dije qe firmes mund ti kerkohet nje demshperblim dhe po te kete personi i demtuar nje pacemaker (aparat ne zemer) dhe rrjedh ne trupin e tij edhe nje rryme ndoshta 30mA nese aparati i tharjes se flokeve ka kaluar kontrollin tend me stampen OK, atehere ….
    Pra e kuptoj fare mire “intolerancen” e zviceraneve, kemi diferenca por edhe ne edhe ata kemi anet tona pozitive. Sa per ate “ktheu ne vendi tend” e kane pa te keq, per aryet qe ti thashe me lart. Oret zvicerane ti e di mire se si punojne, pra si mund te pranojne ata nje ide tjeter? Edhe une ndoshta keshtu do te veproja. “Nach dem Alter wird nicht gefragt, Udo Jürgens singt ein Lied mit dem Titel ” mit 66 Jahre fängt das Leben an, mit 66 Jahre dann hat man Spaß daran…”
    Mbremje te kendshme inxhinjer!

  11. mic sokoli says:

    O Claus, ke shume te drejte per kohen e globalizimit dhe heqjen e kufijve ne Europe, por gabon kur thua s’eshte rilindje kombetare. Gjithe argumenti ketu behet qe mos te ndryshohet, vetedeklarohet kombesia sepse duke ditur synimet e grekut per helenizimin e shqiperise se jugut nje gje e tille nuk ka asnje perfitim per Shqiperine. Per mendimin tim nuk krahasohet gjermania apo Austria me greqine apo Serbine. Nje pyetje beji vetes, sa shkolla greke ka ne shqiperi dhe sa shkolla shqipe ne greqi??? Per Lorikun, nuk mund t’a gjykosh ne ate menyre sepse ai vjen nga nje vend ku deri para 10 vjetesh, vetem se ishe shqipetar e haje plumbin ballit. Teorirat e globalizimit i dime te gjithe por kur greku, maqedonsi dhe serbi kane vetem politike shoviniste ndaj popullit dhe trojeve Shqipetare ne nuk mund te kemi nje politike asnjanese pacifiste me nje shtet krye korruptativ.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje