Haxhinasto: Ofrojmë portet e aeroportet tona për konfliktin në Libi

29 Mars 2011, 20:19Politika TEMA

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto mori pjesë në Konferencën për Libinë që u mbajt sot, më 29 mars, në Londër. Në këtë konferencë ndërkombëtare të organizuar nga qeveria britanike, morën pjesë: Kryeministri britanik Dejvid Kamerun; Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton; Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATOs, si dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit afër Libisë, përfaqësues të lartë të OKI-t, Ligës Arabe etj.

Duke folur në konferencë, Haxhinasto theksoi se Shqipëria i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në vendosmërinë për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Libinë.

“Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është e gatshme që të ofrojë portet dhe aeroportet si dhe hapësirën ajrore dhe ato detare për nevojat e veprimeve ushtarake të Aleancës, apo për qëllime humanitare që kanë të bëjnë me situatën dhe zhvillimet në Libi,” tha Haxhinasto.

5 komente në “Haxhinasto: Ofrojmë portet e aeroportet tona për konfliktin në Libi”

  1. ben says:

    Futja pordhes kot o Haxhinasto.Bejme edhe ne si te forte,jemi ne Nato pra .Jepi ndonje avion a po anije,u harrova nuk kemi.Si na kane futur ne Nato ne ,nuk e kuptoj.Mund te jemi unik si vend i Natos qe nuk kemi asnje avion..

  2. hysni dajaku says:

    afroni edhe zyren e LSI-se nga ku do leshohen avionet dhe aroplanmbajteset me timonier Ilirin qe do ja bejne copa kurrizin Gahdafit

  3. plaku says:

    I dashur ben. Une mendoj se eshte pozitiv fakti qe nuk kemi asnje avjon ushtarak, anije ushtarake, nendetese. Me sa di une ato kushtojne qimet e kokes.
    Thua se nuk e kupton se si na kane futur ne NATO. Neve na duan si mish per top. Faktikisht me sa di une ne kemi ushtare shqiptare ne Irak ( nuk jam i sigurte ) dhe ne Afganistan ( jam i sigurte qe kemi ).
    Kujtoj qe Gjermania dhe Franca nuk paten asnje ushtar ne Irak.
    M.gj.ate une personalisht mendoj se futja ne NATO eshte gje e mire per vendin tone.

  4. Falcon says:

    Në Samitin e fundit të NATO-s, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Sali Berisha, u nxor jashtë teksa do të diskutoheshin çështje organizative …të Aleancës.
    Kryeministri Berisha nuk është lejuar të marrë pjesë në këtë takim mes krerëve të vendeve anëtare të NATO-s kur po diskutohej në lidhje me strategjinë që do të ndjekë Aleanca, pas vendimit që morën për tërheqjen e trupave nga Afganistani, por dhe për sistemin antiraketor që do të instalohet në këto vende. Gjithashtu delegacioni shqiptar nuk është ftuar të marrë pjesë në mbledhjet e punës të Grupit ATOMAL (Classified Nuclear Information Agreement) në përbërje të strukturave të NATO-s, ATOMAL trajton probleme të informacioneve sekrete mbi armët atomike, energjinë bërthamore për qëllime civile dhe ushtarake.

    Sipas burime diplomatike Sali Berishës iu komunikua se s’mund të ishte pjesë e mbledhjes ekzekutive të NATO-s, ku diskutohej për çështjet e sigurisë dhe të ruajtjes së sekretit në radhët e saj. Qeveria shqiptare, përmbylli përfundimisht ciklin e shmangies së njohjes me informacionet sekrete të NATO-s për shkak se nuk gëzon besimin e anëtarëve të tjerë, dhe ka shumë akuza se janë shitur shumë sekrete të Aleancës vendeve që janë ose jo anëtare të kësaj Aleance.Berisha ka tentuar të sqarohet në lidhje me këtë largim nga salla e takimit ku kanë qenë mbledhur të gjithë krerët e shteteve vende anëtare të kësaj Aleance, ndërkohë që ka marrë sqarimin e drejtpërdrejtë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
    Dhe për më tepër dyshohet shumë se sekretet e NATO-s janë shitur te Rusia apo tek Serbia, duke parë dhe lidhjet e ngushta lobuese, ekonomike apo politike që qeveria e Tiranës ka shënuar këto vitet e fundit me Moskën dhe Beogradin. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me një vend anëtar me të drejta të plota në Aleancë. Me të ardhur në Shqipëri dhe me të mbaruar punë me qytetarët shqiptarë, që i bombardoi për disa ditë me radhë me lajmin e samitit, a thua ishte zhvilluar në Tiranë, dhe Shqipëria është udhëheqëse e NATO-s, kryeministri Berisha iu rikthyer lojës së vjetër, asaj me dy porta. Në përpjekje për të bërë lojë të madhe dhe për të xhelozuar partnerët e NATO-s, Berisha vendos të “flirtojë” me kundërshtarët e NATO. Kështu, në mënyrë urgjente dërgon në Moskë, në një vizitë zyrtare të paplanifikuar vetë kryetaren e Kuvendit, dhe numrin dy të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Një vizitë përtej protokollit të rastit, përtej deklaratave se Shqipëria mund të përfshihet në projektet e gazsjellësit rus, pavarësisht seShqipëria ka treg të vogël për të bërë shpenzime të tilla gazsjellësi. Pra një vizitë që kishte si qëllim vetëm lojën e kundrapedalit ndaj Perëndimit dhe SHBA për injorimin, madje dhe përzënien që i kishin bërë në mbledhjen e NATO-s, si një partner i pabesueshëm për ruajtjen e sekreteve të Aleancës. u mundova ta perkthej sa me mire me Babilon Trial… ca gjera qe nuk i kuptoja nuk i shkruajta..dje USA filloje cmontimin e bazes Bondsteel ne gilan si jo te domosdoshme dhe shume expensive ..shpresoj erdhi dita ta zhdukin kokrren e Malokut..shpreson se prap Rusia dhe Serbia do ta ndihmojne prap ne zgjedhje si heren e fundit(Marre nga Facebook)…kjo eshte konsiderata e NATO per qeverine Shqiptare…prandaj dhe patrullon ujrat shqiptare dhe keto qe flet ky haxhinasto jane idiotizma

  5. Robert says:

    O Falcon po nga i ke gjetur te gjithe keto informacione kaq te brendshme mor burre i dheut. Ju me duket se i besoni edhe vete genjeshtrat tuaja aq bukur i tregoni. Edhe Berluskoni edhe Merkeli jane takuar me udheheqes Ruse pasi lufta e ftohte ka mbaruar dhe megjithese Rusia eshte nje kamp me vete dhe ka interesat e saj ata prane kan marredhenie ekonomike me shume shtete perfshi ketu edhe Ameriken. Doja qe te replikoje me gjate me ty por nga fundi artikullit vura re shprehjet e perdorura jo kokrra malokut e te tjera. Nje personi te tille sja vlen as ti hedh
    esh syte e jo ti flasesh.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje