Një kompani kanadeze e quajtur Golden Touch ka bërë të ditur në faqen e saj se ka nisur hapjen e gropave në Rubik, 100 kilometër larg Tiranës, pasi misionet e eksplorimit kanë zbuluar se aty është një zonë e pasur me ar. Zyrtarët e kësaj kompanie janë shprehur të kënaqur me këtë zbulim dhe thonë se sasia mund të jetë domethënëse. Nuk dihet shumë për këtë kompani përveç faktit se ajo ka blerë firmën JAB Resources, që ka punuar në Shqipëri më përpara, sidomos në fushën e nxjerrjes së kromit. Golden Touch thotë se operon në Shqipëri kryesisht dhe projektin e saj madhor ka atë të nxjerrjes së arit në Gjazuj të Rubikut. Ajo merret edhe me kromin e Kalimashit në Kukës.
Comments are closed.
Po pse per te kekruar per arin te jene vetem te huaj ,pse te mos jene ekipe te perbashketa me specialsite shqiptare ???
Ne Rubik eshte nxjerre ar ne fabriken e bakrit ne menyre te vazhdueshme per thesarin e shtetit.Ku eshte fabrika?…..U shkaterrua me urdher te dr.tyryry-se.Sot vijojne te shiten pajisjet e saj per skrap.Pyesni punetoret e saj,jo te gjithe jane larguar nga Rubiku apo nga jeta.Pra kjo pasuri dihet qe eshte aty,inxhiniere gjeologe te afte kemi plot,,,,,,rezultati,,,,,,,,duhet te vijne te tjeret te na e tregojne si zbulim te tyrin e te na e zhvasin.
Sec me vijne ndermend vargjet e CAJUPIT,,,,,,Shqiperine e mori turku,i vu zjarr
Shqipetar mos ri,po duku,shqipetar.