Një makinë ka shpërthyer përpara Gardës së Republikës në Tiranë në orët e mbrëmjes. Makina e tipit Audi Q7 ka qenë në pronësi të një biznesmeni. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur A.Deda, ish- punonjës policie, shofer i biznesmenit. Shpërthimi ka terrorizuar të gjithë zonën. Prokuroria ka nisur hetimet.