Nga Saimir Tahiri, deputet i PS
Sikur të mos mjaftonte kontrabanda e armëve dhe korrupsioni që vrau 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec;
Sikur të mos mjaftonte kontrabanda e armëve në vende si Jemeni, Sudani apo Chadi, të cilat Ministri jonë i Mbrojtjes, ish gjeneral i armatosur për të asgjësuar Saliun në 97-ën, sot shërbëtor i vetë Saliut dhe mik i radhës i sekserit Damir Fazlliçit, i quan vende demokratike;
Shkrimet e botuara në mediat më prestigjioze të botës, tregojnë se trafiku i armëve jo vetëm që nuk ka mbaruar, por vazhdon e madje po intensifikohet duke u kthyer në një shqetësim serioz edhe për vetë NATO-n. Ja pse është faji i Saliut që Shqipëria sot vazhdon të jetë në listën e furnitorëve me armë të regjimeve vrastare që nga Jemeni e deri në Sudan.
Historia e trafikimit dhe kontrabandës qeveritare të armëve nën drejtimin e Saliut, Lulit të Saliut dhe miqve të tyre serbë ka shënuar këto ditë një tjetër kapitull të turpshëm.
Ngarkesa armësh shqiptare vazhdojnë të dërgohen ende sot që flasim në Libinë e Gadafit për t’u përdorur prej këtij të fundit kundër demonstruesve dhe popullit që kërkon demokraci.
Janë fishekë dhe armë shqiptare, vend anëtar i NATO-s që i dërgohen një diktatori, sot në luftë me NATO dhe botën demokratike.
Saliu që vret me armë popullin e tij siç bëri në 21 Janar, nuk e ka vështirë të furnizojë me armë e fishekë diktatorët e botës që vrasin njëlloj si ai, popuj që duan demokraci, por është kjo arsyeja pse është faji i Saliut për këtë turp që u bëhet sot shqiptarëve të zakonshëm.
Dhe duket se regjimi i Sali Berishës ka filluar të përdorë fitimet nga korrupsioni dhe kontrabanda e armëve me Gadafin e tufën e diktatorëve të tjerë anembanë botës, për të kërcënuar e nënshtruar median shqiptare me qëllimin e vetëm për t’i bërë makijazhin mediatik për fushatën e Tiranës kandidatit më komik të mundshëm.
Makineria e parave të pista të korrupsionit e kontrabandës së Saliut dhe Lulit, është ndezur si kurrë më parë për të vënë diktatin duke i blerë me para të pista ato media që po rezistojnë të lira, e për të nënshtruar duke shkatërruar e asgjësuar nga godinat e deri në themel, ato media që me para nuk i blen dot kurrë.
Të gjitha këto vetëm për t’i bërë makijazhin elektoral, vetes dhe kandidatit të radhës për bashkinë e Tiranës, duke shndërruar njëkohësisht Shqipërinë në një republikë mafioze ku pushteti përdor paratë e pista të kontrabandës për të prishur zgjedhjet.
Rasti më i fundit për të cilin jemi vënë në dijeni, dhe njëkohësisht rasti më flagrant, është rasti i televizionit News24. Prej disa kohësh njerëz të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetin po përpiqen të blejnë këtë televizion me çdo çmim, duke përdorur paratë e pista të korrupsionit për të cilin Saliu vrau qytetarë të pafajshëm në bulevard, si dhe paratë e pista të kontrabandës së armëve me të cilat diktatorë anembanë botës vrasin qytetarë që protestojnë për liri e demokraci.
Saliu dhe Luli, edhe kësaj radhe, e kanë të kotë. Në 8 maj shqiptarët do t’u japin me votë një mesazh të qartë mu në lule: kurrë më me Saliun dhe me regjimin e tij që vjedh e vret për të vazhduar të vjedhë.
Comments are closed.
Zoti Tahiri: Kam shum respekt per ju,por kesaje here po gaboni pasi z.Berisha Ka ,,Blere,,ABC NEWS,Klan,TVSH me parate e Shqiptareve sa per 24 me duket se po nguteni pak pasi ,,nuk ka prova te qarta fakte e grup fakte,,Me tre stacione TV ne krahasim me popullsine Berisha konkuron edhe Berluskonin qe TV i ka te blere me parate e veta.Berisha do ti fitoje zgjedhjet jo me TV por me ,,Vegla te tjera,,qe jane veshtire sot per sot per tu zbuluar pasi ne kete fushe Berisha nuk ka ,,Konkurente,,
Tahiri duhet te mos harroje te shtoje se nese Berisha sot eshte rikthyer ne pushtet, fjon kryesor e ka e “majta” dhe PS. Pjesa me e madhe e shqiptareve votoi kundra PS qe “udhehoqi” vendin, me Meta, me Nano, me Muçi, me Prifti..Nese PS-ja nuk do ishte me personazhe te kalbura, sdo kishim Salen ne krye te vendit. Fatos Nano eshte deputet i PS dhe nuk shkon nje here ne kuvend, kush flet, e kritikon njeri te PS-ja !!! Diten qe do keni bythe e te jeni te ndreshem, do ju degjojme, problemi eshte se je ja iku Sala, ç’fare propozoni, mjaft me denoncime se lodh populli, propozoni, nuk merret qeveria vetem me kritika.
E mos me mund Salen me die e propozime, me mir i bje me ik refugjat se ska njel hajvon me te modh se Sala aty0.
O vinny pse ngaterron .arin me dollarin mor burre. Fatos Nano nuk eshte fare deputet ksaj rradhe. Ty te paska ngel ora ka vite mer byrazer.