Berisha: Goli i Kombëtares fiku dritat e sloganit “Fajin e ka Saliu"

27 Mars 2011, 13:18Politika TEMA

Partia Demokratike në Shqipëri ka mbledhur të dielën në mesditë Këshillin Kombëtar, që do të miratojë listën me emrat e kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit.

Kryeministri Sali Berisha, me këtë rast, përshëndeti fitoren e ekipit kombëtar të futbollit në ndeshjen me Bjellorusinë dhe u shpreh se qeveria do të shpërblejë ekipin kombëtar për këtë fitore.

“Unë u gëzova shumë për këtë fitore. E ndoqa me kureshtje të madhe me miq të mi. Emocione në minutën e 61, kur Z. Bode desh fluturoi në tavan, por nuk kisha mendjen ke Bode por tek stadiumi, kur shoh z. Basha sa nuk po fluturonte atje në stadium… Natyrisht në selinë tjetër u fikën dritat se ju duk se ai gol, u bë drejt sloganit të tyre, “Fajin e ka Saliu”. Të tilla faje Saliu do ketë të shumta, Saliu qëlloi i gatshëm për të tjera fitore, e natyrisht qeveria do t’i shpërblejë, të urojmë dhe sot ata dhjetëra mijëra tifozë që mblidhen nga të katra anët e trojeve shqiptare të veshur me flamur që bëjnë një mbështetje dhe inkurajim të madh për ekipin tonë kombëtar”, është shprehur Berisha, raportojnë mediet në Shqipëri.

Kryeministri Berisha njoftoi gjithashtu se PD-ja ka nisur përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 majit, me qellim madhor votën e lirë.

Kreu i PD ka vlerësuar se Shqipëria shkon në zgjedhje lokale 2011, me një kuadër ligjor konsensual, standarde të larta teknologjike të numërimit dhe me parimin themelor të respektimit të votës së lirë të qytetarëve.

Ai vuri në pah se zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës ishin zgjedhje që plotësuan standardet e BE.

Për zgjedhjet vendore do të konkurrojnë 56 subjekte politike, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione- koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, i kryesuar nga Partia Demokratike në pushtet dhe që përfshin 22 parti, dhe koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen” i drejtuar nga Partia Socialiste që përfshin 23 parti.

11 komente në “Berisha: Goli i Kombëtares fiku dritat e sloganit “Fajin e ka Saliu””

  1. england says:

    Perfundimisht ky njeri ka rrjedhur nga trute e kokes!
    ky i semure edhe sportin do ta politizoje!
    golin e bukur qe shenoi Salihi,i semuri psiqik e sheh si arritje!
    Cdo arritje te shqipetareve ketij njeriu i duket si sukses i qeverise se tij
    njerez te tille qe vuajne nga mania e suksesit,perfaqesojne paaftesi,kur flet Saliu per futbollin
    me vjen per te vjell,ky nuk di kur quhet gol,se ka idene e lojes me popullore ne bote
    si mund ta kete!kur mendja i punon vetem per te vjedhur,e per te vrare

  2. saimir says:

    Z.Karagjoz!A e kupton qe je bere fytyra me e peshtire e ketij vendi!Humori qe kerkon te na besh tashme nuk gezon me as ata gomerre qe ke mbledhur rreth vehtes e ata qe te mbajne qe prej mese 20 vjetesh!Nuk dua ta besoj se ke lindur karagjoz e do te vdesesh i tille!”!Sa per ate qe Bode apo Basha,fluturuan ne tavan,zotrote nuk bene gje tjeter vetem perdor humorin e vjeter te monizmit ku Besniket(Bekteshet) e partise kercenin perpara udheheqesit te tyre te dashur duke prekur me pellembe tavanet per ti bere qejfin “Udheheqesit”.

  3. Falcon says:

    Sali Rrahmon Berisha shenon golin per kombetaren shqiptare duke perfituar nga nje gabim i mbrojtjes kundershtare.1 me 0 per Shqiperine ..LOOL ….. o zot cfare idioti ! dhe kur bie shi ne Sahara ,eshte si pasoje e politikes Berishjane..ky duhet izoluar dhe futur ne kemishen e forces

  4. Falcon says:

    po te kishte humbur kombetarja do ishte patjeter sabotim i PS

  5. Robert says:

    Eshte e kunderta Falcon dhe ti e di shume mire ate gje. fajine e ka Saliu, eshte edhe sllogani juaj i partise apo jo. Per cdo gje nga ndryshimet atmosferike, tsunami, kombetarja..

    1. Falcon says:

      ky eshte slogani qe me pelqen Robert JU JENI TE PARET ….megjithate PS nuk eshte partija ime ..une votoj per 20 vjet si demokrat ne USA po nuk jam me “Demokratiken” Shqiptare.pasi eshte vetem nje cete kriminelesh dhe hajdutesh,dhe ska asgje te beje me demokracine.pervec emrit qe i dha Ramiz Alija dhe ngjyres blu si gjak hardhucash…ndiq me vemendje njgjarjet qe do vijojne dhe do shofesh dhe kuptosh kush eshte vertet fajtor..ne kete pike jam me PS..

  6. AlbinoBlackSheep says:

    O Sali Bataku. Kjo eshte e njejta kombetare qe ti e quajte Turpi i Kombit kur humbi 6-1 me Rumanine.

  7. shqiperia ime says:

    Topi eshte I Sales penalltin do e gjuaj vete.

  8. rrapi says:

    egoizmi i politikaneve eshte shume i madh……..

  9. raimondi says:

    hahahahaahahahahaha Ky Sala eshte shume shkerdhat
    Hiqet Sala si patriot , sikur ju hap barku per shqiptaret , kur Sala e ka mbush qeverine me spiune te grekut
    dhe Shqiperine me shkolla greke edhe detin ja fali grekut …..
    I forte eshte kodoshi .
    Tamam politikan……….. por per keq .

  10. arsen says:

    Vetem ne Shqiperi sheh te ketilla “qyfyre”.
    Artista (figura te admiruara nga spektatori i cfaredolloj grupimi politik qofte) i hyjne politikes dhe behen “zedhenes” duke humbur 50% te fansave.
    Te njejten gje beri edhe “Bogu” qe doli te mbeshtese Bashen, duke haruar qe njeri u be kohen e di Rames…Del fotbollisti dhe flet ne podium?!!! Edhe ky (mbase edhe me pare i ka humbur) humbi 50% te tifozeve.
    Tashme Bogdani duhet patjeter ti hyje politikes! Si sportist politikan, ai NUK VLEN!
    Ja pra!
    Kryeministri politizon nje ndeshje futbolli qe ne me te pakten po shihej edhe ne Bjellorusi!
    Ky DIKTATOR. kujton se golin e shenuan PER PARTINE DEMOKRATIKE,….haaa..haaaa
    Tamam ka rrjedhur.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje