Sarkozi për Shqipërinë: Nuk tolerojmë vrasjet e protestuesve edhe nëse protestat janë të dhunshme

26 Mars 2011, 20:29Politika TEMA

Në mes të samitit europian, si rrallë ndonjëherë, Nicolas Sarkozy foli në një konference për shtyp ku përmendi dhe ngjarjet në Siri, ku numërohen qindra të vrare nga protestat kundër regjimit që vijojnë prej 15 marsit, vecanërisht në jug të vendit.

“Ne do të jemi gjithnjë në krahun e popullit që manifeston pa dhunë e që nuk mund të shtypen me dhunë. Në cdo demokraci mund të ketë manifestime, ndonjëherë të dhunshme, për fat të keq. Por në asnjë demokraci ne nuk mund të tolerojmë mobilizimin e ushtrisë që të qëllojë me plumba të vërtetë kundër protestuesve. Ky është qëndrimi francez dhe ky nuk ndryshon ndaj cilitdo vend që do të bëhej fjalë”, deklaroi Sarkozy.

Në përfundim të samitit, i pyetur nga Top Channel se a vlen kjo deklaratë edhe për një vend anëtar të NATO-s sic është Shqipëria, ku më 21 janar katër manifestues u vranë me plumba të vërtetë, të qëlluar në kokë dhe në kraharor, dhe se a vlejnë katër jetë në Shqipëri më pak se qindra jetët e vendeve arabe, presidenti francez u përgjigj:

“Nëse pyetja është se a ka një jetë, qoftë ajo në Shqipëri apo në Siri, më shumë apo më pak vlerë, përgjigja ime është e thjeshtë, jeta ka të njëjtën vlerë dhe parimet vlejnë njësoj. Por mbrëmë, natën, ne u përqëndruam në atë që ju vetë e quajtët pranvera arabe dhe revolucionet arabe dhe në këtë kuadër u desh ti përgjigjem pyetjeve dhe të saktësoj opinionin tim njëosj siç e kishte bërë dhe ministri i shtetit, Alën Zhype. Por është evidente se nëse ndodh ose nëse ka ndodhur njësoj në Shqipëri deklaratat e mia do të ishin fiks të së njëjtës natyrë”.

Sarkozy vazhdon të udhëheqë bashkë me trupat e koalicionit operacionet e goditjeve në Libi, ndërsa 28 vendet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipëria, vendosën sot me konsensus që Aleanca të drejtojë dy operacionet e tjera, ruajtjen e bllokimit të hapësirës ajrore mbi Libi dhe ruajtjen e embargos së armëve për vendin.

8 komente në “Sarkozi për Shqipërinë: Nuk tolerojmë vrasjet e protestuesve edhe nëse protestat janë të dhunshme”

  1. raimondi says:

    Tamam demokrat europian Sarkozy. I denje per te perfaqsuar vendin ku lindi Iluminizmi qe zgjoi Europen nga tmerri i gjumit mesjetar

  2. bbb says:

    Ky Sarkozi duhet te jete pucist….

  3. brace1 says:

    sekretari me hajdutet e tije mbas deklaretes te bere nga i madhi presidenti i Frances per dhenjen para drejtesise per vrasesit,dhe mos tolerimin ndaje tyre.komunisti plake i vetem i SHqiperise e i rajonit me hajdutet e tije munde ta quajne PRESIDENTIN e Frances Z SARKOZI rrebel,anti komunist, puciste etj etj.Me kto shpifje intriga i kundervihen rreaitetit, te vjdhjeve e vrasjeve barbare ndaje popullit.

  4. Burimas City says:

    SA KUPTIM PLOTE KUR SARKOZI THOTE; JETA KA TE NJEJTEN VLERE’ DHE PARIMET VLEJNE NJESOJ NE CDO VEND TE BOTES PRANDAJ NE ASNJE DEMOKRACI NUK MUND TE TOLEROSH MOBILIZIMIN E USHTERISE QE TE QELLOJE ME PLUMBA TE VERTETE DEMOSTRUSIT. PRANDAJ MBLIDHE MENDJEN O POPULLI IM SE NUK VJEN DREJTESIA DUKE PRITUR NGA HAJDUTET QE KEMI ZGJEDHUR OSE JANE VETEZGJEDHUR SE JO VETEM NA VJEDHIN POR NA TURPEROJNE NA VRASIN DHE ZGERDHIHEN KUR FEMIJET TANE JETOJNE KOHEN [ PRANE SOFRES I PA NGRENE–PRANE DIJES I PA NXENE…………… KU E LAM DHE KU NA MBETI VAJ VATANI E MJER MILETI ] JA SI THOTE I MADHI DRITERO….. SGJEN DHIMBJE ME TE MADHE NE KE PARE—-NJERINE E NDERSHEM NE MJERIM DHE VAJ KUR LUTET I PERULUR ZEMER VRARE—-DHE NDIHME E SHPRESE PRET NGA MASKARAJ. NE HYJME DHE DALIM UDHETARE TE DRITES DHE NATES NGA HERE………..GJERSA PERFUNDIMISHT TE MBYLLET CDO KANAT E CDO DERE…………..PRANDAJ O POPULL IM JU KAM DASHUR DHE JU DUA JENI VIGJELENTE…….JULIUS FUCIK.

  5. dorand says:

    Ne rradhe te pare sarkozi nuk fliste per shqiperine po per sirine prandaj mos genjeni shume. tani dua t ju jap nje lajm nga amerika ku nje person eshte vrare me 19 plumba pasi ka kercenuar policine duke futur makinen qe ai drejtonte ne indietro dhe policet duke e quajtur te rrezikshme per jeten e tyre kete manover ie vrane me 19 plumba kush di anglisht le ta perktheje

    A driver who led squad cars on a three-mile high-speed chase through the Bronx, battering vehicles that got in his way, was cornered in a traffic jam and killed in a burst of 19 police bullets early Saturday when, the authorities said, he threw his SUV into reverse and tried to run over three officers.

  6. tony666 says:

    ca lidhje ka kjo qe na tregon ti ketu or dorand me ate cka ndodhur ne 21 janar.ai tentoi te shtypte tre polic me suv kurse keta te 21 janarit protestonin per buken e gojes.mjer amerika ca mban brenda.

  7. shqiperia ime says:

    Nuk po kuptoj se cdoni te thoni me lajmin ne USA ! Mos valle qe policia vret ne gjithe boten?
    Une jetoj ne USA dhe sa per dijenin ligjet thone qe kur jeta e nje punojsi te rendit eshte rrezikuar nga kushdo qe perdor nje send si arme kundra tij, perdorimi i forces eshte I pranushem.
    Sa per deklaraten e Sarkozi me duket se ai ishte pyetur per rastin e Shqiperis.
    Mbase duhet ta lexoni dhe njeher artikullin?

  8. dorand says:

    sarkozi nuk ka folur fare per shqiperine ai eshte pyetur per sirine lexojeni artikullin ne euronews jo te tema. kjo eshte trillim.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje