Të shkruash për Lul Bashën nuk është se të ndodh shpesh. Po, është e vërtetë, emrin ia ka përmendur shumëkush prej kolegëve të mij, por kjo gjë ka ndodhur prej bëmash, që nuk e nderojnë atë, siç është ajo e abuzimeve në rrugën Durrës-Kukës (e mbani mend, besoj, sa sa i lumtur doli nga ajo porta prapa ndërtesës së Telekomit, ku dy minuta më parë anëtarët e gjykatës supreme nuk është se kishin rrëzuar akuzat kolosale në ngarkim të tij, por thjesht kishin mbyllur hetimin për shkaqe e vonesa proceduriale), apo ajo e vrasjeve të kryera më datë 21 janar. Dhe nuk është se për këto dy momente Lul Basha fajësohet me tahmin, apo me spond. Jo, ai akuzohet drejtëpërdrejtë për vepra e krime që janë kryer. Abuzimi me fondet publike është një gjë e njohur dhe e pranuar; vetë Berisha ka thënë se “vendimet janë marrë kolektivçe, dhe nuk ka dënim kolektivçe!!!!, duke lënë të kuptohet se abuzimi egziston, por fajtorët jo. Ndërsa vrasja e katër qytetarëve në bulevard është një krim spektakolar; hetimi po vazhdon, por Basha ka qënë ministër i brendshëm, dhe ka gisht se s’bën në këtë krim. Në rastin më të favorshëm për atë vetë, ai ka gisht në fshehjen e krimit.
Kjo ish sa për hyrje. Do duhej ta bëja se s’bën këtë hyrje. Tani po eci më tej. Pse nuk kanë shkruar për Lul Bashën? Në këtë pikë ai nuk është një dukuri më vete, e afërmendsh nuk ka pse të dallohet; është si të tjerët, dmth si të gjithë ata që punojnë me e për Berishën. E pse u dashka t’i përmendësh emrin një ministri? Dini ju ndonjë ministër që ka bëma të vetat, që ka nisma të vetat, që ka pasur ide të vetat, të cilat janë shprehur e mbrojtur prej tij në radhë të parë? Jo, të gjitha idetë, nismat, bëmat kanë qënë të Berishës. Me fjalë të tjera, shkruaj për Berishën dhe ke shkruar për të gjithë. Kjo është arsyeja që për Bashën ka pasur arsye të flitet rrallë.
Mirëpo dje, për herë të parë në jetën e vet, ai mbajti një fjalim; e di, ka folur dhe herë të tjera, por kanë qënë fjalime të shkurtëra të mbyllura me esklamacionin “Na udhëhiq o prijësi ynë, Sali Berisha!” (mos më thoni që s’e mbani mend këtë shpërthim të tij në skenën e pallatit të Kongreseve?). Ndërsa dje mbajti një fjalim të plotë. Ia lexova sot në gazetën Mapo. Të tërin. Kam përshtypjen që duhet ta ketë bërë vetë atë fjalim (dikush mund t’i ketë bërë një korrektim stilistik në fund, por idetë duhet të jenë të tijat). Edhe? Edhe hiç. Në atë fjalim, si në të gjitha fjalimet e politikanëve të Tiranës, kish pak ide; e në vend të këtyre kish shumë ujë, kish llokoçitje në një llucë fjalësh e premtimesh, kish lënie e rimarrje argumentash, kish një listë premtimesh (në të shumtën e kohës, premtimet ishin të tilla, saqë të krijohej ideja se i kish menduar një natë më parë), dhe foli shumë gjatë. Ose ndoshta m’u duk mua gjatë, ngaqë ato pak argumenta mund të trajtoheshin në më pak kohë. Po të isha në sallë do isha tërbuar prej asaj litanie, aq sa me siguri do dilja jashtë të pija cigare me Genc Rulin e Ridvan Boden.
Po çfarë tha konkretisht? Bëri mirë që s’u mor shumë me kundërshtarin, por edhe kjo që mund t’i merrej si meritë, paska qëlluar të mos jetë zgjedhja e tij. Para tij foli i çmenduri gojëprishur par excellence, dmth padroni, mentori, tutori e inventori i Lul Bashës, dhe nuk lëshoi asnjë ndyrësi në adresë të Ramës. Lul Basha s’mund të bënte ndryshe nga ai. Tha diçka tjetër, që mund t’i merrej për mirë: “si kryetar i bashkisë nuk do të hezitoj të kundërshtoj madje as vendime të marra nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, kur ato bjenë ndesh me interesat afatgjatë të qytetarëve të Tiranës”. Mirëpo, sa e dëgjon, të vjen t’i thuash: “Shih, shih, edhe këtë do ta bësh? Do t’i kundërvihesh Berishës? Mos Lul, të gjitha t’i besojmë, por jo këtë. Nuk duhej ta kishe thënë këtë. Kjo është rrenë për Guinness. Të paktën, mos e përsërit më!
Pati dhe disa momente, të cilat, po të merren të shkëputura nga konteksti, do të mund të bëheshin pjesë e ndonjë quiz-i të ngritur mbi pyetjen: të kujt janë këto fraza? Dhe këto fraza do t’i atribuoheshin kujtdo, por jo një berishiani. Shpresoj që t’mos u kenë shpëtuar as të tjerëve fraza të tilla, si “problemet nuk zgjidhen me dhunë”, ose “as gjuha e dhunshme e as dhuna nuk na e zbukurojnë Tiranën”, ose “s’mund të ecim më në rrugën e ndasive, akuzave, konfliktit”. Po të mos e dinim se kush i ka thënë këto fraza, të gjithëve do t’u shkonte mendja se kanë dalë nga goja e, fjala vjen, Rexhep Qoses për të denoncuar qasjen mujshare të Berishës e të berishianëve. Mirëpo, na e thotë Lul Basha. Mund t’na e kursente këtë gjë. Leksionet e edukatës nga një berishian (dhe Basha është berishian përpara se të jetë ‘human’) janë me të vërtetë të tepërta.
Po më? Më duhet të them, se do premtime janë korrekte, pasi edhe hahen nga logjika, edhe ngrihen mbi dobësi të kryebashkiakut Rama. Çfarë? Po ja, ndërtimi i parqeve të vogla, lulishteve, qëndrave argëtuese, normalizimi i transportit, ndërtimi i parkingjeve, hartimi i një plani rregullues, e ndonjë tjetër. Por të tjerat ishin llogje të llojit “unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet” (dhe e shpjegoi se si do ta realizojë këtë, por ia futi kot; kreu i bashkisë nuk ka asnjë lidhje me çmimet), “do të punësoj 30 mijë vetë, do mbështes njerëzit me kualifikim, do ul taksat, do rris investimet, do jem pranë biznesit, do kem orar pritjeje, do punoj 25 orë, etj, etj”.
E dini? Përtej të gjitha vërejtjeve që bëra për fjalimin e tij të djeshëm (nuk është se ia vlen të ndalesh shumë në këtë mes; nuk na falet të merremi më shumë se sa duhet me një fjalim), sikur Basha të mos kish të regjistruara në karrierën e vet politike ato dy momentet që përmenda në krye të shkrimit, ai do duhej të merrej seriozisht si kandidat. Madje, për të do të votoja dhe unë; do ta votoja edhe në këtë garë me Ramën. Por ai ka një cen tjetër, që nuk e shpëton dot. Ai nuk është ai; ai është Saliu. Nëse fiton Rama, fiton Rama; nëse fiton Basha, fiton Berisha. Me këtë dua të them se Rama mund të jetë një kandidat i keq dhe i papërshtatshëm për Tiranën, por gara për kreun e bashkisë së metropolit, ashtu si e gjithë gara elektorale e 8 majit, është një garë politike. Është për të ardhur keq që është kështu, por ja që kështu është pas 21 janarit 2011. Lulzim Basha nuk hyn fare në këtë mes; ai nuk ka të bëjë fare me këtë histori as dje, as sot, as nesër deri në momentin e votimit, as po humbi, as po fitoi.
Comments are closed.
Te gjithe votat per Ramen,pa asnje hezitim,t’i japim fund ketij njeriu qe per 20 vjet na eshte qepur si “balta” neper kepuce …
Nuk mund te behet kryetar bashkie nje lolo,dikush qe edhe kur merr fryme mer leje nga babai i shoqes. Me mire beheni sekretar te organizates baze te partise demokratikase te aparatit te PD qe tu fshije menderen nga mengjesi ne darke te medhenjve te partise.
Po te isha une,do flisja me bute.Me urte,me qete.Hapja e nje fushate nuk eshte si e gjithe fushata;aty duhet te besh njerezit te degjojne me mendje dhe jo me thirrje.Nejse,ky eshte nje difekt komun,te cilit Basha i ka mesuar te vetmin tingull,si ne leksionin e pare te trombes(Muçi,ti e di qe ka shume kuptime tromba..);siç bejne shume te tjere.Basha i tha te tera qe diten e pare;i harxhoi me nje terheqje kembeze te 25 oret e mangesise se tij letrare;ne fakt bukuria nuk eshte poezi;poezia eshte bukuri.Cfare do thote Basha keto dy muaj;ai i tha te tera?!Basha eshte mbrojtur me militantizem kolektiv,me VKM kolektive,eshte kandiduar me vendim kolektiv;nuk do habiteshim te ishte dhe …produkt kolektiv(jo ne kuptimin ofendues te fjales).Mbase nuk e kemi mire qe i jemi vene Rrotes,ndersa fajin qe makina na shtyp e ka ai qe leviz timonin,por Rrota ka dale ne shesh,ose rrota eshte ajo qe shtyp..Ne fakt,Muçi,Basha ka lidhje,dhe eshte i Lidhur!
Bukur e ke thënë o Muçi: ” Nëse fiton Rama , fiton Rama; nëse fiton Basha, fiton Berisha”.
Unë do të thosha se nëse fiton Berisha; fiton injoranca, fiton kusaria, fiton mafia, fiton diktatura, fiton tradhtia.
Kurrë më, kurrë më, nuk duhet ta lejojmë të çmendurin e Viçidolit që ta djegë Shqipërinë e shqiptarizmën.
Nuk ka pare ndonje te keqe Tirana me kryebashkiakun Edi Rama.
Por nqs ne krye te bashkise vihet Lul Basha, nene o nene …ia ka marre doren ai per te vjedhur e per te vrare.
O burra shqiptare votoni Edi Ramen.
O sot o kurre te fillojne protestat para prokurorise se pergjitheshme per arrestimin e lules se vocer te sali berishes per korrupsionin e rruges Durres-Morine,si dhe per vrasjet e 21 janarit,ai sot eshte pa imunitet parlamentoare,berisha po luan me lulen sikurse luan me Meten,qe i ka nje borxh kur e arrestoi sa doli nga PD-ja,kjo fole grerezash.Lul Basha kjo lule tashme e vyshkur e berishizmit duhet te perballet me drejtesine e jo me te kete moral te kandidoje per kryeqytetar i Tiranes me nje mije e nje te zeza.Te protestojme vellezer protesta eshte nderi jone e rrespekti ndaj brezave qe lam e atyre qe do te vijne,prokuroria o sot o kurre duhet te hape hosjen Basha,s`ka krim kolektiv por individual qe emertohet e vertetohet me “Lulzime” Bashen.Te protestojne vellezer e motra ky do te jete dhe morali jone,protestes i jep fuqi Zoti,askush te mos mundohet per me e ndal.Te protestojme sa nuke eshte vone per Ne e miqte Tane.Besoni e binduni nje uje qe rri ,ai vetem qelbet.Protesto
Une kam mendimin se po fitoi Basha , humbet Berisha dhe fiton PS-ja per zgjedhjet e ardhshme parlamentare
————–PSE ?
Po qe se Edi humb –atehere nga PS-ja do largohet klaini qe e ka njecike bezdi patriotizmin bashke me ata sportistet,
.Bashke me keta duhet qe PS-ja te largoje ekipin e Blush-Islami- Fino -Malaj qe jane edhe antishqiptar
edhe te korruptuar
edhe Njerez qe i urren gjithe Shqiperia,
……….. dhe do vije ne krye ndonje Patriot,
nqs ka ngelur ndonje patriot atje , sic jane Erion Brace , Balla ,Xhafaj etj
Dhe po qe se ne krye vjen ndonje qe e dashuron patriotizmin ai e rrezon SALEN brenda muajit ———-sepse SALA vetem me karten e patriotizmit rezohet
——Pasi duke i kundervene Saliut patriotizmin , atehere ai nuk mund te thote dot azgje — do diskretitohet toalisht,
dhe edhe demokratet e thjeshte ne baze nuk do jene me Salen
Se shqiptaret ne pergjithesi jane patriote, por nuk kane ne krye te partive te medha ndonje politikan patriot ne menyre qe te mblidhen rreth tij
Keshtu qe me ardhjen e nje politikani qe e shpreh dhe e mbron patriotizmin hapur ——-atehere vjen vdekja politike e Sales
Ndryshe me keto tymueset qe thote Edi kunder Sales , keto nuk zene vend fare ne elektorat
–Por sidoqofte Edi do e fitoje Tiranen, megjithse do e kete te veshtire sepse Sala do beje te pamunduren qe ti vjedhi votat,
, Edi do bente mire pastaj te ikte nga kreu i PS-se dhe te ndihmonte qe ne krye te PS-se
te vinte ndonje palitikan patriot per te rezuar Salen , se ne te kundert PS-ja do ngelet gjithe jeten e saj ne OPOZITE…..