Aksident në Elbasan, 2 persona humbasin jetën, 8 të plagosur

25 Mars 2011, 17:31Politika TEMA

Një aksident i ndodhur në aksin Elbasan-Përrenjas ka shkaktuar vdekjen e dy personave, si dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Në aksidentin e rëndë humbën jetën Sonila Aliaj, 33 vjeçe nga Tirana dhe File Shehu, 36 vjeçe nga Tirana, që të dyja, punonjëse të “World Vizion”, organizatës së njohur joqeveritare që vepron në Tiranë, Elbasan dhe rrethe të tjera të vendit, prej afro një dekade e gjysmë.

Të plagosur të tjerë në aksident janë: Ermelinda Rukaj, 23 vjeç nga Tirana, Vera Kallça, 52 vjeçe nga Tirana, Donika Neziri, 34 vjeçe, nga Lapraka, Tiranë dhe Nexhmije Rama, 50 vjeçe nga Tirana, si dhe drejtueit e mjeteve që u përfshinë në aksident, Ramiz Hajredin Liçaj, 37 vjeç dhe Tauland Bregu, 20 vjeç nga Pogradeci.

2 komente në “Aksident në Elbasan, 2 persona humbasin jetën, 8 të plagosur”

  1. rrapi says:

    kta fugonat ecin shpejt shume…

  2. dorand says:

    ndjese pacin. presim edin te dali e te thote fajin e ka saliu.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje