Biznesmeni Tan Lepri, i plagosur mbreme, eshte larguar sot ne oret e para te mengjesit nga Spitali Ushtarak. Mjeket i kane hequr atij plumbin qe kishte marre ne shpatull. Ne makinen e tij jane gjetur gjashte gjurme plumbash. Dy persona me motorr e me skafandra kane kryer atentatin.
Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri eshte plagosur dje ne Tirane afer vendit te quajtur Tregu Elektrik. Avllaj u be i njohur pasi Berisha e beri personazh per shkak te nje kontrate ndertimi se bashku me burrin e Albana Vokshit dhe Rrahman Selmanllarin tek Liqeni Artificial. Berisha pretendoi se Avllai kishte marre 20 perqind te investimit kundrejt detyrimit per te nxjerre lejen e ndertimit. Por Rrahman Selmanllari, qe njihet ndryshe si sekser i djalit te kryeministrit, nuk e pranoi kete ne prokurori. Prokuroria mbylli hetimet per ceshtjen, por marredheniet mes Avllait dhe Selmanllarit dhe Tartarit nga ana tjeter u perkeqesuan.
Partia Socialiste qendroi larg ketij debati dhe kohet e fundit Dritan Avllai ka pasur nje distance edhe me Edi Ramen, per te cilen Berisha e perfoli se ishte mik i tij.
Comments are closed.
Populli thote se ” afer te madhit dhe mbrapa gomarit mos rri” . Tani nuk e zbatoi ate per pjesen e pare dhe po vuan pasojat.