Tre nga 50 heronjtë e Fukushimës shtrohen në spital

24 Mars 2011, 13:41Politika TEMA

Tre nga 50 punonjësit e centralit atomik në Fukushima, që po punojnë me përkushtim, janë shtruar në spital për shkak të helmimit radioaktiv. Një zëdhënës tha se tre punonjësit, dy prej të cilëve te të njëzetat dhe një te të tridhjetat, kanë rënë në kontakt me ujin e kontaminuar. Uji ka prekur lëkurën e tyre, edhe pse kanë pasur kostumet mbrojtëse. Ende nuk dihet se si uji ka depërtuar në kostumet e tyre. Megjithatë helmimi nuk është në nivele të rrezikshme, por ata kanë temperaturë, dobësi e më vonë do kenë rënie flokësh.

Në kryeqytet është kthyer në problem të madh uji i pijshëm. Familjeve me bebe po u shpërndahen tre shishe me nga gjysëm litër ujë. Numri i të vdekurve ka mbërritur në 9700, të humbur janë 16.500.

1 komente në “Tre nga 50 heronjtë e Fukushimës shtrohen në spital”

  1. LORA says:

    Kam besim te plote se shoqeria japoneze do ta kaloje,fale talentit e patriotizmit te saj,me humbjet me te vogla te mundshme kete sprove te rende te natyres.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje