SHENIM/ Ti BUDALLA që ke paguar

23 Mars 2011, 17:23Politika TEMA

Nëse ti lexues ke paguar plotësisht apo pjesërisht faturën e energjisë elektrike para datës 11 mars 2009, atëherë je thjesht budalla! Po, po, budalla, biles budalla me brirë. Mos u mërzit ama se nuk je vetëm, kështu jam edhe unë, edhe dhjetëra mijë të tjerë që ashtu si ti kanë paguar për energjinë elektrike, mallin e marrë nga ish divizioni i shpërndarjes i KESH, sot nën pronësi të CEZ. Nëse në vend që të kishim paguar, ne do të ishim treguar kokëfortë, këmbëngulës, kërcënues, shpërfillës ndaj detyrimeve tona dhe do t’ja kishim hedhur mbrapsht në surrat faturat KESh-it, sot do të ishim të lirë nga cdo detyrim sepse Qeveria ka vendosur të falë shumat e papaguara, plot 380 miliard lek të vjetra duke cliruar rreth 270,000 familje nga ky detyrim.

Fatkeqsisht nëse i ke paguar detyrimet, ti i dashur budalla, dhe unë, dhe dhjetëra mijëra të tjerë, s’bën pjesë tek 270,000 familjet fatlume që përfitojnë nga falja. Mbase përkufizimi fatlum është pak i tepruar se sipas z. Kryeministër: “Këto janë familje në ndihmë ekonomike, janë pensionistë pa burime të tjera të ardhurash përveç pensionit të tyre, janë gra kryefamiljare, jetimë, invalidë”.

Por unë do guxoj gjithsesi ta përdor këtë fjalë se jam i bindur që z. Kryeministër s’i ka shifrat të sakta. Se pavarësisht se c’thuhet sot nga i pari i Qeverisë, shteti shprehet në vende të tjera që në vitin 2009 ishin vetëm 96,800 familje që përfitonin ndihmë ekonomike, rrjedhimisht të varfëra, (INSTAT, Shqipëria në Shifra 2010). E pra,  kërkoj ndjesë për mosbesimin, por e kam të pamundur ta kuptoj se si në këto vite kur Shqipëria është një nga pak vende me rritje ekonomike pozitive në Europë (edhe në botë do thonin ca), numri i familjeve të varfëra qenka pothuajse trefishuar. Po sipas shifrave shtetërore, në Shqipëri në vitin 2008 kishte 373,127 individë që jetonin në varfëri (INSTAT, Shqipëria: Trendi i varfërisë 2002-2005-2008) kështu që duke llogaritur nga 3-4 persona mesatarisht për familje dalin jo më shumë se 90,000-120,000 familje.

Nëse nga kjo falje do të përfitojnë 270,000 familje, dhe prej tyre rreth 120,000 familje janë me të vërtetë të varfëra, atëherë 150,000 familje përfitojnë megjithëse teorikisht kanë aftësinë për të paguar mallin që kanë marrë. Nëse përdoret e njëjta shifër si më sipër, 3-4 individë për familje, i bie që të përfitojnë padrejtësisht rreth 450 – 600,000 individë. 450 – 600,000 individë të zgjuar përballë ne të tjerëve që përmes pagesave tona i mundësojmë të mos paguajnë!

Thuaj po deshe që nuk ndjehesh budalla! Thuaj po deshe që nuk të vjen të plasësh!

*Marrë nga blogu peshkupauje.com

7 komente në “SHENIM/ Ti BUDALLA që ke paguar”

  1. saranda2001 says:

    Dihet mire se me te rregullt ne pagimin e faturave jane pesionistet,dhe rrethet e jugut saranda vlora korca gjirokastra kolonja permeti deri ne durres dhe elbasan.Gjithashtu dihet kush rrethe nuk kana paguar…kjo eshte ndeshkim i dyfishte nga dora e sales.per njerzit e ndershem kjo eshte kapitullim i shtetit ne qofte se ka shtresa te cilat nuk kane pasur mundesi ok por jo atyre qe kane benca dhe jane te”varfer”me kete sali fundi eshte humnere si shtet

  2. 21Janari says:

    Ka një gabim:
    Megjithëse edhe unë bëj pjesë në “budallenjtë” që përmënden në shkrim, ka pasaktësi në llogaritjet që bën autori në të. Kështu llogaritjet që bëhen në shkrim do të ishin të vërteta, në se 270.000 familjet janë krijuar vetëm në një vit. Por në fakt, nuk ështe kështu. Ky është numri i akumuluar (kumulativ) i familjeve që prej vitit 1992. Pra, një familje e “varfër”, e cila në vitin 1995 nuk ka paguar faurat e KESH, por që në vitin 2003 është bërë e pasur dhe ka paguar faturat, ajo përsëri perfiton.
    Në përfundim, unë nuk përfitoj gjë dhe përsëri “budalla” mbetem!

  3. Epirioti says:

    Nje cecen me thoshte dikur se “ti je budalle qe paguan dritat”. Ai vete pervec dritave, kalorifereve e te tjera kishte edhe tre fazor per servisin me saldatrice e te tjerea qe nuk i di cfare ishin, por vetem qe donin shume energji. Ne fakt me vinte inat ndonjehere e vazhdoja te paguaja detyrimet e shtetit, jo vetem ne drita, por edhe ne uje, TV, sig. shoqerore e shendetesore, etj, etj.
    Une nuk jam budalle pavaresisht shkrimit dhe opinionit te fshatarit cecen. Une kam kryer detyren time si qytetar ne koncept, qofte duke paguar edhe me shume se sa me takonte, qofte edhe duke paguar pjesen qe ceceni nuk e paguante. Une kam kontribuuar ne ekzistencen e shtetit, pavaresisht i mire apo i keq. Dua drejtesi dhe pagim te atyre faturave nga ata qe nuk i kane paguar sezben, se e di se me veprimin tim shteti do ekzistoj njehere e drejtesia do vendoset dikur, jo tani sigurisht me Salen dhe Ramen, i pari vrases dhe djallezor, i dyti fodull dhe frikacak.

  4. Spiro Cobo says:

    Nuk e di kush jeni Ju qe keni bere shenimin ne “peshkupauje”. Shqtesimi qe Ju ngrini eshte me se i drejte. Por une nuk jam dakord me termat cilesor qe Ju perdorni ne shenim. Une kam paguar rregullisht gjithe detyrimet qe kam si qytetar i Republikes se Shqiperise, se jam qytetar i ndershem, rroj me djersen time dhe nuk vjedh dhe nuk jam aspak budalla. Fatkeqesisht, ne vendin tone te dashur, shumica jane hajdute. Cdo dite kane vjedhur apo vazhdojne te vjedhin. Llogarine qe beni Ju per familjet qe i ashtuquajturi Kryeminister i emeron “familje ne nevoje”, “familje te varfera”, “familje pensionistesh” etj, qe nuk kane patur mundesi financiare te paguanin faturat e energjise elektrike dhe qe rezulton te jete 270 000 familje, perbejne 1/3 e gjithe familjeve shqiptare qe jetojne sot ne Shqiperi. Po ti shtosh kesaj shifre gjithe ata qe kane zbritur nga zonat e thella malore, apo nga zonat e varfera rurale dhe kane ndertuar shtepi, kryesisht rreth Tiranes, Durresit, Elbasanit, Fierit, Vlores, bregdetit, dhe kudo ka ka zona informale, dhe qe ndertimin e kane bere jo ne pronen (token) e tyre, pra kane grabitur trojet dhe i kane pervetesuar, (nuk kane vjedhur,pasi nuk kane ndertuar fshehur, por ne mes te dites, ne sy te pushtetit, por kane grabitur. Vjedhja behet fshehurazi, grabitja behet hapur). Sipas statistikave ky numer shkon mbi 500 000. Shumica e tyre nuk e ka paguar dhe nuk e paguan energjine elektrike dhe asnje lloj takse ndaj shtetit. (Nuk paguajne takse e pasurise se paluajtshme, taksen e pastrimit, gjeberimit, nricimit, televizionit, etj. pasi nuk i kane te regjistruara banesat.). T’u shtosh ketyre dy kategori vjedhesish edhe te tjeret qe kapen cdo dite duke vjedhur, vete pak si shume. Pastaj, kjo TORTE HAJDUTESH, e meriton nje qershi siper. Qershia mbi torte eshte Kryeministri me familjen e tij biologjike (A nuk eshte provuar se Argita eshte bashkepunetore ne vjedhje me Fazllicin, Shkelzeni, a nuk eshte provuar se eshte bashkevjedhes ne fabriken e Gerdeci, madje akoma me keq, eshte edhe bashkevrases, Liria, a nuk vjedh me ate shoqaten e atyre femijve te ngrate autike). Vec Kryeministrit, nuk duhet harruar Lulzim Basha, per milionat e rruges se Kombit, Fatmir Mediu, Genci Ruli, Petrit Vasili, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Ilir Meta (zevendesi i pare i kryehajdutit), te vazhdosh me tej me deputetet, kryetaret e Komunave dhe Bashkive, etj, etj. Nuk thote kot populli “Ne se gjenerali keput nje vesh rrush, ushtria nga mbrapa e shkul me gjithe rrenje gjithe vreshtin”. Kush ngeli, tani jo hajdut? Vetem ne te ndershmit, qe autori i shenimit na quante budallenj. (Me beso, nuk jam ofenduar aspak nga ai cilesim, se e marr ate si sarkazem te autorit, ndaj pushtetareve). Problemi eshte teper i thelle. Per deri sa kemi ne krye nje qeveri hajdute, me nje kryeminister te papergjegjshem, te semure psiqik, me deformacione te theksuara te karakterit, e plote cene te tjera, keshtu do vene punet. Do falen hajdutet dhe do ndeshkohen “budallenjte”. Ne se shpetojme nga kjo qeveri dhe nga ky kryeminister, mund te flasim per njerez qe kryejne detyren e tyre si qytetare.

  5. rrapi says:

    se mos do ti pagoj nga xhepi i vet sala…nga xhepi budallenjve do dalin ato

  6. Falcon says:

    eshte amnisti fiskale ..keshtu qe do perfitoin dhe shkelzen berisha,argita dreqi somes si e ka mbiemrin, fatmir mediu .lulzime basha,ilir metja etj etj se bashku me faturat e energjise.do eleminohen dhe shume fatura te tjerate shkruajtura e te pashkruajtura…kjo eshte shqiperia e Sali al Rrahmon bin Berisha… qytetari i ndershem eshte “Budall”……katalet, maloket kriminele,hajdutet,kodrabandistet,trafikantet ne qeveri….shqiperia ku intelektuali shkelet me kembe per te dale ne krye injoranti,prostituta ,rrugaci,analfabeti ..mjaft te bertasesh..rrofte Sali Al Rrahmon Bin Berisha dhe te ngresh dy gishtat lart si kembet e Ciljetes….Smund te vi demokracia ne Shqiperi nga nje anadollak me teser te PPSH,sherbetor i perulur i Enver Hoxhes ku noten maksimale e ka marre vetem ne shkollen e studimeve marksiste -leniniste dhe nepermjet asaj morri dhe tituj prof doc..profesore si saliu shiten me tufa si majdanozi ne perendim…

  7. raimondi says:

    Ky artikull me ka dhi se qeshuri nga perdorimi i fjales — Budalla , kur po e lexoja ne trenin e metros ne Manhattan ,me kapi kjo fjale ne befasi dhe u dhiva tuj qesh…….. –hahahahahah

Comments are closed.

Lini një Përgjigje