UPDATE- Komandanti i forcave ajrore britanike që po operojnë mbi Libi tha se tashmë Gadafi nuk ka një forcë ajrore luftarake, pasi ia kanë shkatërruar. Marshalli Greg Bagwell tha se në qiejt e Libisë mund të fluturohet pa frikë. Rebelët që luftojnë ndaj Gadafit kanë shpallur krijimin e qeverisë së tyre. Kryeministër u caktua Mahmoud Jibril, përfaqësues i rebelëve tek fuqitë e mëdha. Ai u takua me presidentin francez, Sarkozi para pak ditësh. Zëdhënësi i rebelëve tha se kryeqyteti i tyre është Tripoli.
Disa orë më herët, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, ka thënë për televizionin amerikan ABC se njerëzit e Gadafit po kontaktojnë njerëz në mbarë botën për të diskutuar për opsionin e daljes nga kjo situatë. “Çfarë duhet të bëj,” mësohet të ketë thënë Gadafi.
Mediat italiane shkruajnë se Berluskoni mund të jetë negociator i një arratisje të Gadafit. “Do e bind Gadafin të shkojë në ekzil,” mësohet të ketë thënë Berluskoni.
Qëllimki është që Gadafi të largohet me nder dhe të parandalohet ndarja e Libisë në dy shtete.
Comments are closed.
Le te vije ketu ta strehoje Berisha.