UPDATE-Mediat e huaja raportojnë se 6 fshatarë libianë po kurohen në spital për shkak se janë qëlluar nga ushtarët amerikanë. Këta të fundit po vinin me helikopter për të shpëtuar pilotët, avioni i të cilëve u rrëzua pas një problemi teknik. Disa fshatarë ishin mbledhur tek avioni për të përshëndetur pilotët, por janë qëlluar. Mes tyre është një fëmijë, të cilit do i amputohet këmba. Pilotët shpëtuan për mrekulli. Shumë fshatarë u mblodhën aty duke tentuar t’i përqafojnë dhe tu japin lëngje frutash.
Gadafi është e qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Për më tepër ai po përdor fëmijët e vegjël për propagandën e tij. Fëmijët kanë nisur të pozojnë në Tripoli me armë plastik në shpinë. Ata thërrasin pro- Gadafit dhe dalin në mitingjet pro- tij.
Ndërkohë një avion amerikan është rrëzuar mbi Libi, duke shënuar të parën humbje të aleatëve, por mendohet se ai nuk është rrëzuar nga Gadafi e forcat e tij, por nga një problem mekanik. Të paktën kështu raportojnë mediat. Ndërkohë Gadafi ka vijuar të bombardojë qytetin e Misuratës, që është nën kontrollin e kundërshtarëve të tij. Flitet për dhjetëra civilë të vrarë. Po ashtu Gadafi po i përdor civilët si mburojë.
SHBA ka hedhur 20 raketa Tomahok mbi Libi në 24 orët e fundit. Në total janë lëshuar 159 raketa Tomahok nga aleatët. Ndërkohë disa media perëndimore pyesin se kur do jetë momenti që do bombardohet Gadafi.
Rusia i ka quajtur sulmet një kryqëzatë mesjetare. Kurse Italia thotë se do të tërhiqet e nuk do lejojë nisjen e avionëve nga bazat e saj nëse nuk do ketë një strukturë të koordinuar nga NATO për drejtimin e aksionit luftarak. Italianët thonë se kjo mënyrë drejtimi nga Franca, Britania e SHBA është anarki. SHBA ka kundërshtuar që Franca të vihet në krye të aksionit. Ka disa ekspertë që druhen se këto bombardime vetëm sa do shtojnë numrin e të vdekurve dhe aksionet e Gadafit. Ka zëra edhe për ndërhyrjen tokësore në Libi.
Në terren luftimet janë bërë më të ashpra.
Mbeturinat e avionit amerikan
Fëmijët libianë protestojnë pro Gadafit
Fëmijë gjatë mitingut pro- Gadafit në Tripoli
Një rebel i drejton armën një përkrahësi të Gadafit
Kundërajrorët libianë qëllojnë mbi avionët aleatë
Comments are closed.
qenka njelloj si Berisha, ne fakt te gjithe derrat nje turì kane
Ata kunderajroret libiane nuk ju arin plumbi aq lart sa fluturojne avionet —dmth po te dhjesi piloti amerikan –libianin e ze muti ne koke
— ndersa plumbi i kunderajrorit libian i ben fresk tek koqet pilotit , por nuk e prek fare looooooooooooool
Shume lol si kunderajror
Ahahhahahah, luftë! Shyqyr , amerikanët do fitojnë. Naftën do e kenë lirë fare. Shyqyr! Këta libianët janë si jevgj. Bile, janë edhe muslimanë. Gadafi keq, Obama mirë. Edhe Saliu i mirë. Populli keq ai libian. Apo i mirë? Ca ashtu, ca kështu. Edhe shqiptarët e keq. Ka edhe ca të mirë. Janë ata që i mbajnë uturakun Salës. Qeveria e mirë. E pëlqen Arvizu.