Makina e blinduar 700 milionë lekë ka kaluar doganën dhe tani është në dispozicion të Sali Berishës. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë shoqëruar udhëtimin e saj nga dogana në Tiranë. Paratë për makinën u nxorën nga fondi i emergjencës i qeverisë për fatkeqësitë
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur një hap më tej në përforcimin e masave super-mbrojtëse. Pas rrethimit të rrugicës së shtëpisë së tij me roje, ai ka tani në dispozicion dhe një makinë super të shtrenjtë, të blinduar dhe me aksesore të tjerë anti-terror, siç është bllokimi i sinjaleve elektronike kur ajo lëviz. Po ashtu në mjediset e kryeministrisë janë shtuar kontrollet dhe qentë anti-minë, ndërsa familja e tij thuajse ka kaluar në ilegalitet.
VKM për makinën e blinduar
Në vendimin e qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867, shkruhet se ky fond është parashikuar në buxhetin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, dhe do të shfrytëzohet vetëm për postin e kryeministrit dhe të delegacioneve. Automjeti në fjalë mësohet se do të përdoret për personalitetet e larta shtetërore. Për këtë fond të akorduar kryeministrisë në vendimin zyrtar thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 13 të ligjit nr. 10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 700 milion lekësh të vjetra, për blerjen e një automjeti të blinduar, për parkun e delegacioneve.
Gjithashtu me VKM është vendosur se për këtë fond do të ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi duke marrë parasysh se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Sipas VKM, ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit.
Përgënjeshtrimi i Berishës
Berisha përgënjeshtroi lajmet se e ishte duke blerë një makinë të blinduar Benz më vlerë 700 milionë lek edhe pse vendimi ishte marrë në mbledhje të qeverisë. Por tashmë makina ka mbërritur dhe ajo do t’i shtohet masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së Sali Berishës. I rrethuar nga paranoja se do ta eliminojnë fizikisht, Berisha po u ankohet dhe diplomatëve të huaj në Tiranë duke folur për një plan për eliminimin e tij. Edhe pse shumë diplomatë nuk e marrin seriozisht, ata kanë nisur ta qarkullojnë ankesën e tij si serioze për gjendjen psikologjike të tij.
Makina e re, e cila është një bunker lëvizës, shpresojmë ta qetësojë sado pak kryeministrin gjatë fushatës elektorale, ku do t’i duhet të dalë në takime në rrethe.
Paranoja e Berishës për vrasje me shpërthim
Rruga “Mustafa Matohiti”, ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.
Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga “Mustafa Matohiti”, ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Nga kryqëzimi i rrugës “Mustafa Matohiti” e deri tek kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.
Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar deri edhe nga qentë anti-minë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.
Qentë anti-minë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.
Comments are closed.
tani qe leket per te blere makinen u harxhuan,duhet menduar si te shfrytezohet sa me ekonomikisht per mos te rritur shpenzimet,,nje variant shqiptar eshte qe ne makin te hipin e te udhetojne bashk Sali Berisha,e Bamir topi ne vendet mbas te ndare nga nje xham antiplumb qe mos te mberthehen prej leshi me njeri tjetrin,,ne vend te pare te rrije Jozefina,po nga mbas te ket Saliun,jo Bamirin,, edhe ta drejtoje Lulezim Basha qe te korespondoje nga mbas me Bamirin keshtu sigurohet e gjith udheheqia dhe ne rastin me te keq edhe sikur te bjeri rrufeja ne halet ,pastrohet vendi nje here e mire
ca ja futni kot .kjo makine nuk eshte e saliut por e shtetit .ndoshta mbas zgjedhjeve per parlament do fitoj rama e atehere do marre dhe makinen qe shteti ka blere per kryeministrin se kjo makin eshte bler me leket e taksapaguesve ……..per mu eshte normale….
KOMUNISTI SALI ESHTE MITOMANE DHE ESHTE NORMALE MOSHEN QE KA PROFESIONIN QE KA USHTRUAR SHTEPIA KU U RITE NE NAJE TE MALIT 20 VITE KOMUNISTE NDRYSHIMI XHAKETES NGA E KUQE NE BLU NGA JASHTE NUK ESHTE E LEHTE TE SHTIRESH SI DEMOCRAT DHE TE VEPROSH SI KOMUNISTE DHE E FUNDIT KRIMET QE KA BERE E BEJNE KETE MITOMAN TE KERKOJE MAKINE BUNKIER PO HARRON MITOMANI SE NUK DO RIJE GJITHE JETEN NE PUSHTET KOHA E QENDRIMIT NE PUSHTET ESHTE PROVIZUARE JAM I BINDUR QE FAMILJA E TIJE DO PERFUNDOJE NE NDONJE PULARI PER TE JETUAR NJESOJE SI FAMILJA E DICTATORIT HOXHA PASI DICTATORET KANE NJE FUNDE FUNDI TYRE ESHTE I TURPSHEMMMMMMMMMM
me vjen keq qe mendon keshtu po po te shohim historikun 1990-2011 do te shohesh qe qeverisja e shqiperise eshte pothuajse e barabarte te majtet ma te djathtet dhe asnje nuk ka bere gje per popullin kane pare interesat personal ne format qe u ka pelqyer .prandaj ajo qe ti shpreh nuk mund te ndoth kurre sepse dhe femijet e politikaneve te tjere si kane lene gje mangut ato te gjith pa perjashtim jane per tu pasuruar por mjer ne ……….qe i votojme te kishte nje parti alternative …????e nuk i dihet sa te jene keto figura te shpresojme qe europa tu rri mbi kok se per ne vaj hallit
-Ti me duket se i mer domatet pa peshuar.
Nuk jan njesoj bemat e sales me ndonje tjeter
as me fashuzmin nuk krahasohen..
e ke gabim se un i peshoj se kam frik se do paguj shum pastaj se tregtaret ate duan hahahahah .po nerast se ti vret ose plagos e njejta gje eshte je kriminel perpara ligjit .se ne shqiperi je burrrrrrr hahahah prandaj tegjith keta politkan kane vjedhur dhe per te vjedhur po luftojne e une ne cfare peshore do ti ve????dikush ka vjedh me shum dikush me pak ne shtepin time dhe karakterin tim un i quj hajduta ti veju peshoren meqe edhe fashistat kane vrar por dhe komunistat si kane lene gje mangut kur moren pushtetin per mu njelloj jane komunist =fashist =kriminela……..te ndershem..hahahhah
KI PARASYSHE KUR THUHET KOMUNISTI BERRISHA APO KOMUNISTI NANO NUK MENDOHET PER PS APO PDASI KEMI NEVOJE PER KETO DY PARTI QELLIMI ESHTE TE LARGOHEN KETO FIGURA TE DISCRETITUARA TE RREGJIMIT DICTATORIAL KOMUNISTE DHE POPULLI INJORANTE DUHET TA KUPTOJE TE VOTOSHE 2011 PER PLEQTE E CMENDUR KOMUNISTE APO TE FLASI NJE KOMUNISTE I QELBUR POSHTE KOMUNISTET DHE TURMA IDIOTE KENAQET ESHTE TURPEEEEEEEE
per sa koh te jene saliu dhe edi (qe ka 12vjet me 20%)ne nuk shohim drit prandaj me thuaj ti se cfare do behet se un ja kam heq vizen edhe per nja 10 vjet atij veni as per pushime sme behet te vij se hargjoj me pak ne vende te tjera dhe pse me qan zemra…….
e drejte ..vetem nje idiot mund te besonte se Sali Berisha shkoi ne shtrat te Lirise si sekretar partije dhe ne mengjes u cua demokrat..ku e mesoje demokracine nje anadollak vucidoli?..ne shkollen e studimeve marksiste leniniste?apo kur i qyrravitej familjes Hoxha duke bredhur ne laboratoret e Frances me shurren e Enver hoxhes ne xhep? Sali Berisha ishte dhe mbetet vetem nje kavanoz bosh i Ramiz Alise , nje komunistit pro sllav dhe me delire te nje malsori gjithmon te shtypur dhe perbuzur thjesht per karakterin e tij,(jo per origjinen)shif sa arrogant eshte me shqiptaret,shif sa i i perulur eshte me te huajt..tipk Uriah
Hip
me falni se harrova,,po te mungoje njeri nga ata me siper,,makina mos te niset..
Rrnoftë Geddafi ynë!
Nje pensionist, fatlum, qe merr pensionin maksimal, i duhen plote 350 muaj, te mos haje, te mos pije, te mos harxhoje asnje lek, pra ta depozitoje pensionin ne nje banke, qe te mund te beje kaq leke, sa ka kushtuar kjo makine, qe do t’i ruaje koken kryeministrit tone. Fizikisht, Sali Berishen nuk e rrezikon asgje. Te ishte se ndonjeri kishte menduar ta bente kete gje, kjo do kishte ndodhur me kohe. Por ne Shqiperi nuk ka kamikaze. Askush nuk ka interes qe te eleminohet fizikisht kryeministri. Duhet eleminuar politika e tij e mbrapshte. Ai eshte nje rracist i keq. Urren, fyen dhe perdor postin e kryeministrit per te eleminuar opozitaret. Ka dhene prova per kete. Vrasja ne Bulevard e verteton kete.
Me duket se i ke bere gabim llogarite! Nje pensionisti me fat i duhen 350 vjet dhe jo muaj per te blere makinen e Sales.
I thoni sal-iut se nuk bie rrufeja ne ….atje, prandaj te mos trembet. Te ruhet nga te tijte, vetem ata kane interes qe ta qerojne si patate.
Nga kush ruhet kryeministri?
Mos ndoshta ringjallet Xhevdet Mustafa dhe eleminon udheheqesin tone!
Cfare lloj kryeministri kemi,nga njera ane flet per mirqenje,dhe buuume ekonomike
dhe nga ana tjeter blen benz te blinduar!
Kjo eshte nga talljet me te fundit qe ky njeri i ben shqiptareve
sidomos shkodraneve,parat rezerve per fatkeqesite natyrore nuk shkojne
as per fukarenjte as per familjet ne nevoje!
kryeminister qe ben shurren ne krevat,dhe per te gjitha cka ai ben
faji eshte i yni qe nuk po e zhdukim nga ky vend…
I ka hyre frika ne palce te shkretit. Edhe vete e kupton sa ne hak i ka hyre ketij populli.
Ndoshta i dalin ne enderr personat qe ka vrare ne hije e ne shesh te hapur.
Shpresojme qe nderkombetaret ta kuptojne qe ai eshte nje i semure psiqik.
Si jeni?
Edhe burri jua po te kishte pushtet mund te cmendet dhe te behet i semure psiqik.
Kushdoqofte ai njeri femer apo mashkull, nese jeton ne nje ambient te rrethuar me mafie, kriminele, biznesmen, politikan, agjent etj te imponohet me hir ose pahir e te behesh loje tyre. Pra e dashur Elza,
po ju fute lojes se tyre nuk ke nga ja mban besoj sepse te vrasin ty dhe familjen. Un mendoj qe ne rastin konkret sala nese nuk bindet rregullave te lojes ate dhe familjen e tij e vrasin. Perderisa sales i dhimbset me shum vetja dhe familja e tij se populli atehere ai do cte mundi te mbijetoj ne loje… Sala nese heq dore perseri eshte i humbur spese armiqte e tij do ta persekutojn me burg, do te ja cenojn arritjet qe kan femijet e tij etj. Pra edhe nese ai jep doreheqje nga politika eshte i humbur, epo edhe un po te isha politikane dhe shoh qe te heq dore jam i humbur me mire nuk heq dore por qendron ne krye aq sa te mundem….
—O mendimi_im…Po ik se vjen era arab qe atje matane…
Me ne fund doli qartazi dhe vete me veprimet mbrojtese te tij se ua ka bere aq borxh shqiptareve sa e vlereson dhe vete se e ka hak per t’u qeruar nga faqja e dheut . Frika te ndjekte kudo deri sa te shkosh prapa diellit.
Te “Blindume” e kishte edhe i ndjeri Giovani Falcone por…….
ooo sale buzen,buzen si e ke?–se e ke gangrene brenda tij le te blesh edhe disk fluturues
ste mbron dot nga kanceri…more vesh vucidolas?
Te kuptoni nje here e mire se sa i vlen “koka e Berit”,Amerikes qe se fundi e blindoi si Burre shteti qe e ka.Thone nuk e di sa eshte e vertete qe Beri ne nje kohe do te hedhe kanidaturen per president pas mbarimit te kanidatures se Obames.Nje Gadaf bie e mijra ngrihen nen kujdesin e amerikes!Rrofte “Beri”dhe miqt e tij.
prsh.
Te tere njerzit qe jan ne pozite dhe mund te jene qender sulmi te drejte apo te padrejte kan nevoje per mbrojtje.
Pse mos te ket Saliu nje makine te tille ku te tere kryetaret e shteteve e kan?
edhe ambasadori Arvizu shetit ne Tirane me makina antiplumb, pse?
Ai eshte asnjanes, nuk eshte as me pozite as me opozite… a nuk eshte per mision paqeje ketu Arvizu?
Atehere nga kush ka frike?
Po ashtu edhe presidenti i USA ka mijra konvoje mbrojtese,
edhe papa i vatikanit shetit mes xhamash antiplumb etj.
Per mua eshte normale qe Saliu te kete nje makine te tille edhe pse e shtrenjte.
A nuk eshte jeta e njeriut me e shtrenjte?
Diten qe do fitoje Edi Rama,Saliu do ti ndryshoje numrin e shasise dhe targen e do ti lere Mercedesin e Jozefines;eshte Njeshi per keto gjera;imagjino qe Ndrea kishte Porsche me targa fallso.Bunkere beri Enveri;Saliu po i blen me rrota.Pirroja i Epirit beri gjithe ato beteja,dhe e dini,qe per gallate,e vrau ne Pirgos nje grua,Antigona,me nje tjegull…Hahhahhhahhhha!Sa me shume te mendoje per tu mbrojtur,aq me shume e ndjell te keqen;une di se shteti shqiptar posedon disa makina te blinduara;ishte nevoja dhe per nje tjeter?
Me se fundi Sala per te mirat qe i bene miqt e tij, iu bleu nje nga makinat qe shoqeronin ish presidentin “Bush”tashme e dale jashte funksionit.Kjo eshte dhurata qe u beri Sala me leket e taksapaguesve shqipetare miqeve per zdukjen e gjurmeve te vrasjeve te 21 Janarit.Kjo eshte edhe ironia ose “Burreria” e Salinjeve qe dine ta mbajne fjalen kur jua japin padrinove.Kjo shitje-blerje eshte merite e miqeve te tij pertej antikut.Thone qe nje te tille ka blere edhe Gadafi!
Z.Kaltersi ose mendimi-im, njeriu nuk lind mafioz por behet. Salen nuk e bene mafioz te tjeret , por ishte vete i tille . Ai ,i beri edhe te tjeret qe e rrethojne mafioz se te ndershmit u distancuan.
Ata qe deshen lojes se Sales ju futen me deshire, keshtu qe heret apo vone le te presin edhe pasojat.
He se nuk paska kushtu shume. Ç’jane 700.000.000 leke?????Uuuuuu….tu lodhka dhe dora kur e shkruke nuk mbarokan zerot
E shikoj qe eshte nje Merecedes-Benz, kujton ai se me kete blindim eshte i siguruar?
Po ju sjell nje shembull, Shefi i Pergjithshem i Mercedes-Benz ne Stuttgart dispononte nje Benz-Mercedes te tipit S te blinduar, por “specialisteve” ju deshen vetem 15 minuta per ta hapur dhe per ta vjedhur. He me thoni, a eshte Berisha 100% i sigurte ne ate bunker?
Edhe ne kupole celiku te futet ai njeri nuk gjen me rehat. Jeton me ankthe makabre kur eshte vetem.
Ai njeri ka vetem nje armik qe nuk e blen dot dhe ai armik eshte koha.
Keni shume te drejte. Nga nxitimi i vura nje zero me pak. Pra duhen 3500 pensione mujore maksimale.
Kjo dote thote ti mohoshe Shqiptareve kafshaten e bukes me kete benc qe do ta gezoje Berisha.
Nuk eshte problemi pse Sala ka nje benz te tille , sepse i takon nga puna qe ka
Por Sala tregohet i pandershem kur ze ne goje Enverin per keto gjera ———–Sepse SALA qe ne fillim kur u be President,
nuk i pelqente makina por e leviste bythen me Helikopter, ne nje kohe shqiptaret vuanin duke ikur nga malet dhe nga deti ne emigracion sepse nuk kishin me se jetonin ne Shqiperi
—Tamam njeri i pamoralshem,. –Nuk leviste me makine bytha e atij palacos se na mundohej dhe merte helikopterin, kur SALIU sa kishte ardhur ne pushtet
Enveri i kishte te gjitha vete , dhe leviste me makine, nuk ja lejonte vetes te hypte neper helikopter —Sepse kur leviz me helikopter lart e poshte , kur populli jot ka nje jete te thjeshte , eshte fyerje
—Edhe makinat te vjetra i kishte Enveri, se nuk i merte te reja sic i merr Sala , te grasos