Ballkani, i përçarë pas ndërhyrjes në Libi. Djali i Titos në protestë pro- Gadafit

21 Mars 2011, 15:42Politika TEMA
Ballkani, i përçarë pas ndërhyrjes në Libi. Djali i

Djali i Titos, Joshka Broz, në protestë

Disa protestues, të udhëhequr nga i biri i ish- presidentit jugosllav, Josif Broz Tito, dolën në Beograd për të protestuar kundër sulmeve ajrore të Perëndimit në Libi. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësuar ndërhyrjen e Perëndimit, duke hequr paralele me sulmet ajrore të NATO-s kundër Sllobodan Millosheviç. Madje këto vende kanë ofruar edhe ndihmë për aleatët.

Ekspertët thonë se qëndrimi i Ballkanit ndaj kësaj çështje reflekton doza të kujtimeve nga ndërhyrjet e kaluara në ish- Jugosllavi. Sipas tyre, ndjenjat pro- Gadafit do vijnë gjithmonë e në rritje tani.

Ndërkohë në Bosnje, ekspertët thonë se kujtimet mund të jenë të këqija. Në këtë vend vendosja e një zone ndalim- fluturimi nga NATO, jo vetëm që nuk i ndaloi vrasjet, por punoi në favor të ushtrisë së Republika Srpska.

Kreu i komunitetit mysliman në Bosnje kërkoi që të ndalen luftimet nga të dyja palët, kurse kryeministri bullgar tha se Perëndimi po ndjehet fajtor për shkak të lidhjeve të dyshimta që ka pasur në ta kaluarën me Gadafin.

5 komente në “Ballkani, i përçarë pas ndërhyrjes në Libi. Djali i Titos në protestë pro- Gadafit”

  1. eddy says:

    MIRE BEN DJALI I TITOS TE MARI DHE DJALIN E ENVERIR CAUSHESKUT O IDIOT ESHTE NJE POPULL QE PO VUAN NGA DICTATURA DHE DUHET SHPETUAR MALGRÉ CMIMIT QE PAGUHET MUND TE VRITEN EDHE TE PA FAJSHEM SE LUFTE ESHTE PO NUK DO LEM DICTATORE SI BABAI JOTE ORE I CMENDUR

  2. bbb says:

    NJEREZ mos u beni budallenj. Nqs Amerika qenka vertete i predispozuar per “liri+demokraci”, duhet ta kishte bombaduar Kuben 50 60 vjet me pare, shtet te cilin e ka 1 ore larg me avion. AMERIKA ka per synim te rrezoje Gedafin qe ti marren naften gratis sic ja mori Irakut. Dmth eshte nje shtet hajdut dhe kusar qe rron duke grabitur shtetet e tjere…

  3. raimondi says:

    Ky djali i Titos shume i konsumuar duket. Me keq se Xhixhi qe vente ne zborr e ne aksione –loool

  4. Vllazeni says:

    Shyqyr që s’kemi gjo ne për të na marrë se me këto maskaralliqet e Salës , do e kishim hongër me kohë ne. Leqë edhe po patëm, ja japim vetë ne. Mbushin xhepat këta tanët, vrasin edhe njerëz po u doli njeri përpara.

  5. 1444 says:

    aha ky paska pjer**ur….serbet jane populli i vetem ne toke qe mbrojne vrasesit dhe qe festojne humbjet…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje