UPDATE- I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka nisur vizitën e tij në Shqipëri për situatën politike, duke u takuar fillimisht me presidentin Bamir Topi. Gjatë takimit të zhvilluar me presidentin, Lajçak ka thënë se partitë politike duhet të përgatisin së bashku zgjedhjet e 8 majit.
“I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm, zoti Miroslav Lajçak, ndau të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm, sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit duke nënvizuar domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku e të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore të lira, të drejta e demokratike. Zoti Lajçak theksoi gjithashtu se respektimi i institucioneve të shtetit, i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është shprehje e demokracisë dhe e ekuilibrit, me një rëndësi të jashtëzakonshme për demokracinë aktuale dhe të ardhmen europiane të vendit dhe mbarë popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidencës për këtë takim.
Nga ana tjetër, “Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe të zgjedhjeve jo vetëm për të ripërtërirë përfaqësuesit e organeve drejtuese të pushtetit vendor, por dhe për të treguar aftësinë dhe pjekurinë e partive politike dhe të votuesve shqiptarë në realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe në përputhje me standardet e duhura demokratike. Kreu i Shtetit shqiptar përsëriti qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara për t’u mbajtur më 8 maj 2011, sipas të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore”.
Më vonë, Lajçak pati një takim me kreun e opozitës, Edi Rama. Gjatë këtij takimi, zoti Rama theksoi edhe njëherë nevojën “për të patur një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, që ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009, do të plotësojë të gjitha starndardet e nevojshme”.
Gjatë takimit me zotin Lajcak, Edi Rama nënvizoi disa prej masave që duhen ndërmarrë për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek e drejta e votës dhe zgjedhjet e lira, si dhe njëkohësisht e siguroi të dërguarin e zonjës Ashton për gadishmërinë dhe angazhimin e Partisë Socialiste dhe Opozitës së Bashkuar për të bërë gjithcka ka në dorë në drejtim të një procesi të ardhshëm zgjedhor të standardeve të plotësuara.
Comments are closed.
Vijne e shkojne,shkojne e vijne e bla,bla,bla,,,,,,,,
Kjo mender politike qe voten ja kerkon shqiptareve e hesap i jep jo-shqiptareve,i dhjefsha sojin qe te vetmin zanat qe ben mire eshte kurverimi.
Hahahahaaaaaa Lora—Tamam pergjigje femre patriote Shqiptare…
Nuk e kuptoj pse vjen ky robi?
Deri tani ti zotri ke bere ne shqipri vetem SHURRENNNNN
POR kur ti vij rradha me be edhe ate tjetren qe spo e permrnd nuk ke per tia pa me bojen shqiprise
SHQIPRIA eshte e bukur por njerzit qe e drejtojne nuk jane ata qe e meritojne
JANE mbledhur SERBE GREKE RUSE TURQE MAFIOZET NGA TE GJITHE VENDET E BOTES
DUAN ME E KTHYE KETE VEND TE BARABARTEME AFRIKEN qe e vodhi e gjithe bota e vazhdon ta vjedh AKOMA