Policia e Tiranës pohoi se ka arrestuar tre punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti. Policia bëri me dije se të arrestuarit janë dy inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor të bashkisë së Tiranës, një polic bashkiak.
Arrestimi i tyre është kryer gjatë orëve të vona të së hënës, pasi prokuroria kishte rreth 2 muaj që i përgjonte. Së bashku me tre punonjësit e bashkisë është arrestuar edhe një sekser.
Hetimet ndaj tyre kishin nisur pas ankesave të disa qytetarëve, të cilët kishin deklaruar se u ishte kërkuar ryshfet nga ana e këtyre punonjësve për të bërë ndërtime të paligjshme.
“Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 300 mijë deri 350 mijë lekë, për të lejuar në mënyrë antiligjore persona të ndryshëm që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë. Ndaj shtetasve Adem Cemurati, Agostin Lekgegaj dhe Ylli Bala u mor masa e arrestit në flagrancë për kryerjen e veprës penale të ‘korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Alma Kataragjini.
Comments are closed.
ALMA mos dil ne konferenca
Eshte mire per ty se ne krahun e djathte ke persona qe vjedhin MILJARDA dhe ne krahun e majte ke ata qe vjedhin”==200000 apo 300000 leke po te perdorin si mish per top
hajdutin eshte hajdut sot 200000-300000sekaq ka ne dor neser kur edi te behet kryeministere dhe keta miljarda do vjedhin .po rendesi ka te filloj se pastaj pikat behen rreke rreket behen perrua perrojt behen lumenj dhe lumejt bbehen det dhe keshtu me ndihmen e perendis dhe te njerzve qe e luftojne korrupsionin per interesa apo per bindje apo per nacionalizem ata qe fitojne eeshte populli shpresoj te shtohen pikat dhe sa me shpejt te behen lumenj se det e kemi pak zor hahahah
Bravo policia e Lulit.ja pra po te doni Ju e kapni lepurin me qerre.Pas kesaj organet koopetente te Saliut e Mikut te tij do te bejne te mundur qe keta persona te deklarojne se parate ia dorezonin Kryetarit te Bashkise e pas kesaj ata do te largohen ne drejtim te paditur(vetem ekspertet e dine se ku!)!Kjo eshte lufte pa kompromis ndaj korupsionit.Bravo POLI-CIA .Dhe se fundi bunkieri i blere i Sali Bushit a ka tavoline drekimi brenda?
Cironkat që marrin nga 200 mijë lekë bakshish i arrestojnë tak fak e i rrasin në burg.
Peshkaqenët që kërkojnë e marrin me miliona e dhjetra miliona, i çajnë rrjetat kollaj.
Nëmos i çafshin vetë, u vjen në ndihmë Saliu me alkaponët e tij, e së fundmi u vijnë në ndihmë gjykatat e Saliut dhe i lirojnë me “proçedura ligjore”.
A nuk shpëtuan kështu hajdutët e vrasësit, Mediu e Basha?
A nuk do ta shpëtojë Saliu kështu edhe atë hajdutin me çizme e me bllok, Ilir Floririn?
Peshku është qelbur nga koka, nuk ndryshohet situata duke mbetur tek cironkat.