PS: “Bunkeri” i Berishës u ble me paratë e fatkeqësive. Kushton sa 10 mijë pensione. PD: Berisha nuk ka blerë makinë

22 Mars 2011, 12:41Politika TEMA

UPDATE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot në lidhje me vendimin e kryeministrit për të blerë një makinë të blinduar për 700 milion lek.

“Vetëm për makthin e Sali Berishës, me paratë e shqiptarëve, është blerë kjo makinë bunker.

Me një vendim të veçantë datë 5.11.2010, me nr. 867, me paratë e rezervuara për raste të emergjencave civile dhe fatkeqësish natyrore, Këshilli i Ministrave të matrapazllëqeve ka blerë një autoblindë për Kryematrapazin Sali.

Më e turpshmja është se sot ky vendim është fshirë nga regjistri online i vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Pushteti i kusarisë e matrapazllëkut, cili vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë,

Pushteti që drejtoi armët mbi popullin e tij duke vrarë më 21 Janar protestues të pafajshëm, për të vazhduar të vjedhë, është kthyer tashmë në një bunker,” tha Balla.

“Sali Berisha u hoqi makinat policëve, prokurorëve, gjyqtarëve, institucioneve kushtetuese, gjoja për të kursyer nga shpenzimet e shtetit. Të gjitha këto mjete e para i këmbeu me një makinë të vetme, një autoblindë luksi për veten. Nga taksat e shqiptarëve, nga pasuria e përbashkët, me 700 milionë lekë është blerë ky autoblindë për Kryeministrin e qeverisë me bllok në dorë. 700 milionë lekë për një bunker me rrota. 10 mijë pensione për rehatin personal të Berishës, për të blerë bunkerin e tij lëvizës, ndërsa Shqipëria e shqiptarët vuajnë krizën ekonomike ku i ka hedhur ky pushtet kusarësh e vrasësish,” vijoi më tej deputeti socialist.

Ai ngriti gjithashtu pyetjen se përse një kryeministër që thotë se është zgjedhur me votë të lirë, është peng i makthit të tij.

“Kurrë më shqiptarët nuk do t’i japin votën e tyre Sali Berishës,” tha Balla.

Pas deklaratës së Ballës ka reaguar dhe zëdhënësja e PD. Ajo tha se Berisha nuk ka blerë makinë të blinduar. “Sot në ditën e përmbysjes së etërve të tij shpirtëror dhe biologjik, ai shpërndau në media trillimin e radhës, sipas të cilit, Kryeministri paska blerë një makinë të blinduar me një vlerë prej 700 milionë lekë, ndërkohë që Kryeministri Berisha nuk ka blerë gjatë viteve të tij si kryeministër as edhe një automjet të vetëm të blinduar apo të pablinduar. Kryeministri nuk ka patur dhe nuk ka nevojë të blejë as edhe për t’i dhuruar  njeri ndonjë automjet. Ai nuk ka ndonjë mungesë dhe disponon çdo gjë që i duhet të përmbushë detyrën e tij si Kryeministër i vendit,” tha zëdhënësja e PD.

8 komente në “PS: “Bunkeri” i Berishës u ble me paratë e fatkeqësive. Kushton sa 10 mijë pensione. PD: Berisha nuk ka blerë makinë”

  1. Falcon says:

    kush do ndyje duart me nje felliqsire qe blen makine te blinduar ky Moron?

  2. rexha italia says:

    POPULLI te mbron me zjarr
    POPULLI te fute ne varr
    ATE qe sta bene populli
    TE ta bene vete ZOTI
    DUKE dite vendin ku e ke
    MENDON i vdekur per mbi dhe

    1. Gramozi says:

      Mendon i vdekur permbi dhe
      se zemren aq te nxire e ke
      sa dhimbjen,dashurine se njeh.
      Ti vetem urrejtjen njeh,dhe kete e tregon
      kur buzeqeshjen e LIGE leshon
      nga fundi kur fjalin mbaron.

      Aq i lige je..sa,
      kujtime femijerie s’ke
      nuk te dhimbset as femija
      populli dhe hallet e tija.

      Kaq e veshtire esht per ty te kuptosh?
      se c’fare do nje popull normal te jetoj?
      kulturen,arsimin,kombin ta zhvilloj?
      koken lart ta mbaj
      si nje bust i nje heroi?

      Po ske faj ti
      se te jep mbeshtetje
      bota e rreme..qe ti pergjeron
      i ulesh,i ngjitesh,xhaketen ja fshin
      kembet ja lepin ooo sa mbeturin.

      Po c’te bej populli shkrete
      se sot quhesh i “keq”
      sikur armen te ngresh.

      O POPULL O MILET
      NUK KA PATRIOTIZEM
      PA DYFEK…

  3. brace1 says:

    Ky eshte sekretari i byrose,komunisti plake i popullit e per popullin,blene benxin 700000 miljone leke cfare dhuhet te bejne shqiptaret me kyte psikopate,te largohet e ti jepet vendi qe i takon Burgu.Shqiptaret nuke hedhin beshtymen,mbi fytyrat e komunistve e spiujve,hajdute e vrases,gjake pires ne 1 kohe qe njerzit skane gjerat elementare ky blene benxe,me cmime te pa imagjinuar,se do te vrasin kyte moster komunisti,jo jo pervec njerzve te Gerdecit e te 4 viktimave te 21 janarit,kushe tjeter sja vlene te merret me ty,e mostrat si ty.

  4. merre me leng se mishi u maru says:

    po cfar po thoni dhe ju kjo makin ne rast se eshte bler nuk eshte makina e sales por e shtetit per kryeministrin ai po ja ben gati edit se me siguri kane rene dakort per 2014hahahahahaha shkruni shkruni por me vjen keq qe e shpreni ne kete menyre dhe 2 vjet i kan ngel sales mbas 2 vjetesh do e marre dikush tjeter shpresoj per ty GRAMOZ DHE DYFEKUN RUJE PER GREKUN SE NE SHQIPERI PO MORE VOTEN E KE FITU SE NUK TA VJEDH NJERI lene edin se po te kishte fakte siku qon ballen ne prokurori qonte dhe kutit atje po hajt mo mjere ne njeri me mut se tjetri thot populli

    1. Gramozi says:

      –Ti mban ere qe ketu tek tastiera ime…..Prapaganda jote duke thene qe te gjithe jan njelloj
      i jep te drejte nje hajduti,vrasesi.

      Eshte njesoj sikur te thuash te gjithe jane vrases,hajdut,tradhetar.
      —-Tipa si ty jane hileqare qe i ven cmim cdo gjeje dhe si behet von per asnjeri por vetem per vete.

      HAJT ik tani futi na nje te ngjyme lengut se je mesuar me te ngjyer ne cdo kusi…

  5. Tan_Tironci says:

    Nuk ka blere makine Berisha, por e ka Vjedh, lol… prit, kur te gerthase ndonje lojtar futbolli europian, ose, brazilian (mqse jone shtu shume edhe ata).

  6. Dino USA says:

    Cudia me e madhe e lajmit eshte:”Berisha nuk ka blere benzin!!”……Por ai ka cdo gje,atij nuk i mungon asgje?????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje