Të gjitha vendimet e qeverisë në funksion të “blerjes” së votës

23 Mars 2011, 11:09Politika TEMA
Të gjitha vendimet e qeverisë në funksion të

Si mund të hysh në një garë me një qeveri të tillë, që në prag të nisjes së fushatës hap qesen duke bërë gjithçka të jetë e mundur për të fituar votën. Një seri vendimesh të miratuara në një mbledhje janë të gjitha në funksion të fushatës. Megjithatë Berisha i shet si një “dhuratë” për 20 vjetorin e fitores së demokracisë

Të hysh në garë elektorale me Berishën është shumë e vështirë. Ekspertët e politikës thonë se ai vë në përdorim gjithçka ka në dorë për të fituar sa më shumë vota. Mbledhja e djeshme e qeverisë e tregoi më së qarti një gjë të tillë. Në këtë mbledhje kryeministri Sali Berisha shpalli se ka gati vendimin për amnistinë fiskale, të cilën synon ta realizojë me rastin e 20 vjetorit të fitores së demokracisë, edhe pse nuk ka njeri që nuk e di se synimi i saj është që të përdoret për fushatë elektorale. Ditën që e bëri publike një fakt të tillë, agjencia Reuters shkruante se po e bën për fushatë elektorale.

Ndërkohë vendimet e djeshme përfshijnë edhe falje faturash energjie për qindra mijëra familje, kompensim për të përndjekurit, dhurim banesash, etj.

Amnistia e Berishës bëhet falje

Shumëkush mund të pyesë se përse Berisha përgatit e miraton një draft për amnistinë fiskale, kur e di shumë mirë që nuk i ka votuar për ta miratuar atë në Kuvend. Arsyeja është e thjeshtë: që tu thotë shqiptarëve se opozita nuk dëshiron që atyre tu falet borxhet, kamatat, gjobat e detyrimet. Dhe pasi ta përdorë mirë e mirë deri në fund këtë skemë, duke e akuzuar opozitën se nuk i do të mirën vendit, ai sërish do miratojë një formë të amnistisë, që duhet falje. Është më e ngushtë, por askush nuk e di me saktësi sa e ngushtë do jetë ajo përsa kohë flitet për falje të detyrimeve për qytetarët, biznesin e vogël e madje dhe atë të madh.

“Dua të përshëndes të gjithë ata që përfitojnë nga kjo amnisti. U bëj thirrje të shfrytëzojnë harkun kohor deri më 31 dhjetor të vitit 2011 që, në përputhje më këtë ligj, të përfitojnë nga çdo lloj detyrimi që amnistohet.

Ftoj edhe një herë opozitën që të votojë këtë ligj, si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar pushtetin që ka në interesin më të mirë të vendit. E ftoj që, në rast se ka vërejtje e sugjerime, të amendojë këtë ligj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit, të biznesit dhe jo, absolutisht, të buxhetit të shtetit. Janë vendosur tarifat më të ulëta që mund të vendoseshin. Ndaj gjykoj se opozita nuk ka as një shkak dhe asnjë arsye që të mos e votojë me gjithë zemër këtë ligj shumë të rëndësishëm, duke pasur parasysh se është ligj i vonuar,” tha dje Berisha.

“Përndryshe ne do të detyrohemi të operojmë me faljen, e cila natyrisht nuk ka spektrin e amnistisë. Falja është më e ngushtë dhe prej saj përfitojnë kryesisht dhe tërësisht biznesi i vogël, përfitojnë qytetarët, përjashtohet biznesi i madh në disa aspekte,” vijoi më tej kryeministri.

Falen 380 miliardë lekë fatura energjie

Nëse nuk i ke paguar dritat deri më sot, ke qenë fatlum. Qeveria ka vendosur që të dalë faturat e papaguara për 270 mijë familje në nevojë. Edhe pse pretendon se janë shumë pak familje në nevojë në vend, kësaj here kryeministri i ka shumëfishuar ato për përfitimet e tij elektorale. Sepse nuk ka si kuptohet ndryshe fakti që ai flet për rritje të madhe ekonomike dhe numri i familjeve në nevojë është kaq i madh.

Por nuk është vetëm ky problem. Falja e këtyre detyrimeve është një sinjal për të gjithë se mund të mos paguajnë dhe sërish kur të vijë ndonjë fushatë, do u falen kamatat.

Së dyti, shumë zona të tëra që nuk paguajnë energjinë, përfshi këtu Tropojën, Shkodrën e zona përreth Tiranës, njihen si votues të PD, por nuk i kanë paguar faturat e energjisë prej vitesh, edhe pse mund të kenë pasuri më shumë se ata që paguajnë në disa zona të tjera.

Një ekspert i një instituti në Vienë paralajmëronte pak ditësh se çështja e pagesës së energjisë në Shqipëri nuk zgjidhet përsa kohë disa persona që kanë vila trekatëshe e makina Benz nuk paguajnë detyrimet.

Mirëpo për këta të fundit mendon kryeministri Sali Berisha.

“Po sot ne vendosim faljen e detyrimeve ndaj OSSH-së, KESH-it, deri në ditën kur kontrata e firmosur midis OSSH-së dhe CEZ-it ndanë borxhet. Pjesa e borxhit e mbetur në KESH, në institucionin e energjisë, prej saj 380 miliardë lekë të vjetra apo 400 milionë dollarë janë borxhe të konsumatorëve familjarë. Janë, pothuajse 98 përqind detyrime të shtresave në nevojë. E vërteta është që detyrues për faturat e energjisë janë 270 mijë familje shqiptare. Këto janë familje në ndihmë ekonomike, janë pensionistë pa burime të tjera të ardhurash përveç pensionit të tyre, janë gra kryefamiljare, jetimë, invalidë. Pra shtresat më në nevojë të popullatës, të cilët nuk kanë mundur të shlyejnë këtë detyrim. Qeveria vendos të falë këtë barrë të rëndë që bie mbi ta dhe që po të mesatarizohet arrin vlerën rreth 1407 dollarë për familje,” tha Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

“Ky borxh është kontraktuar në atë periudhë kur ndihma ekonomike ka qenë simbolike, e një niveli shumë të ulët, kur pensionet e ulëta kanë qenë qartësisht më pak se gjysma e pensioneve të ulëta sot. Pra në fshat kanë qenë 34 mijë lekë të vjetra, në qytet ato janë luhatur tek 6 apo 7 mijë lekë. Pensionet kanë qenë shumë modeste për të përballuar jetesën. Situata aktuale e pensioneve nuk është aty ku duhet, por janë mbi dy herë më larta. U arrit që në qytet të mos ketë pension të plotë nën 100 dollarë. Madje të ardhurat pensionale janë 112 dollarë. U arrit që në fshat pensioni të jetë mbi dyfishin e asaj që ka qenë 4 vite më parë. Po kështu ndihma ekonomike ka pësuar rritje. Pavarësisht nga kjo, përsëri, një kategori familjesh janë në mjerim dhe ne po punojnë në identifikimin dhe ndërhyrjen për t’i nxjerrë nga mjerimi. Prapë ky komb dhe kjo pjesë e shoqërisë shqiptare, këto 12 përqind e familjeve shqiptare që nuk janë në mjerim, por janë në varfëri, jetën nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë të lehtë. Ndaj dhe ne bëjmë këtë falje të gjitha detyrimeve. Shteti ua quan të paqena dhe gjykoj se ky është një veprim plotësisht i moralshëm, i arsyeshëm dhe një veprim i merituar në këtë 20 vjetor të diktaturës hoxhiste në Shqipëri,” u justifikua kryeministri.

Politikë me banesat në Durrës

Meqë Durrësi është një qytet ku gara pritet të jetë shumë e fortë dhe pritshmëritë e demokratëve janë të mëdha, qeveria ka marrë edhe një vendim për t’i hequr Bashkisë të drejtën që të merret me familjet e pastreha, duke ia kaluar këtë të drejtë Ministrisë së Transportit.

“Bazuar në vendimin e qeverisë të viti 2008, bashkia e Durrësit duhet të fillonte procedurat për privatizimin në emër të banorëve posedues, por tashmë, kur kanë kaluar dy vjet e gjysmë, nga ana e bashkisë nuk ka nisur asnjë procedurë. Nisur nga kjo situatë, kur janë më shumë se 460 familje qytetarësh të pastrehë, të cilët jetojnë në këto ambiente përpara vitit 1992, lind e domosdoshme që në emër të tyre të bëhet privatizimi i këtyre apartamenteve. Ky vendim revokon transferimin e pronave bashkisë Durrës duke ia kaluar në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, që Enti Kombëtar i Banesave të kryejë privatizimin e këtyre objekteve të banimit,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Hapet qesja edhe për ish- të përndjekurit

Në mbledhjen e djeshme miratoi edhe vendimin “për dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politik të regjimit komunist”.

“Ne miratojmë shumën prej 1.5 miliardë lekë të reja apo 15 miliardë lekë të vjetra për shpërndarje për dëmshpërblim për ish të përndjekurit politik. Pra qeveria po bën gjithçka për tu qëndruar detyrimeve që ka ndaj të përndjekurve dhe pronarëve”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Akademia e Arteve bëhet Universitet

Një tjetër vendim i miratuar dje nga qeveria ishte “Për krijimin e Universitetin e Arteve”. Kryeministri Berisha përshëndeti stafin dhe studentët e Akademisë, që tashmë do të shndërrohet në Universitet, dhe i uroi për këtë eveniment të rëndësishëm.

“Trupa pedagogjike ka arritur t’i përgjigjet tregut dhe vendimi i shndërrimit në universitet është një vendim që përshtate plotësisht me statusin e realizuar nga profesorët, pedagogët, studentët e këtij universiteti. Është në meritën e tyre që talentet e shkolluara në këtë akademi kanë bërë dhe po bëjnë emër në skenat e galeritë në mbarë Evropën dhe botën. Ata i kanë dhënë një gjallëri krejtësisht tjetër krijimit artistik dhe jetës artistike kulturore të vendit”, u shpreh Kryeministri.

Ja çfarë parashikon amnistia fiskale

-Qytetarët shqiptarë mund të legalizojnë paratë e tyre kundrejt një tarife prej 3 përqind të shumës; pronat e tyre kundrejt një tarife prej 1 përqind të vlerës;

-Biznesi i vogël i paregjistruar mund të regjistrohet duke paguar një tarifë prej 3 përqind; kompanive u jepet mundësia të bëjnë paraqitjen e plotë të pasurive të tyre në bilance kundrejt një tarife 6 përqind;

-Shtetasve që deri në 31 dhjetor 2010 kanë futur automjete në territorin doganor të Shqipërisë dhe nuk kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, nëse paguajnë 50 % të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat

13 komente në “Të gjitha vendimet e qeverisë në funksion të “blerjes” së votës”

  1. LORA says:

    Titulli i lajmit:vendimi i kuserimit marre nga kusaro-qeveria.

    1. dorand says:

      ti lora je gjeni fare. lumsi ai qe te ka

  2. Nabukodonosor says:

    Po ne qe paguajme apo varja.

    1. dorand says:

      po edhe ju qe paguani do tju kthehen leket mbrapsh. po nuk kane leke t ju kthejne keshtu qe do merrni euro. deri dje shanit me shumice tani doni nei qyl he? i omel eshte ai qyl i shkrete. a do ja jepje voten ti po te ti falte ty?

  3. Claus says:

    Shiko c`fare mentaliteti hajdut po fut, hajdut sic eshte vete. Nga xhepi i kujt i fal ai keto 380.000.000.000 leke (po i marr per te vjetra,se me te reja duhet edhe nje zero prapa) ose 350.000.000 €, nga xhepi i Sheqeres apo i Rames? Jane parate e popullit qe duhet te shkojne ne arken e popullit. nuk ka te drejte ai te administroje parate publike si te doje. Nga xhepi i vet mund te fale sa te doje.Po ata qe kane paguar na dilkan budallenj? Bej thirrje te mos paguhet asnje qindarke tani per energji nga askush deri sa ti vijne mend atij njeriu. Ta shikosh pastaj se si do te luaje me parate e popullit.

  4. Falcon says:

    mbasi i ropi dhe ju hoqi lekuren shqiptarve me cmimet e energjise ,tani del si burre i mire dhe i fal faturat…a thu se ja la Rahmoni keto hidrocentrale dhe sitemin energjitik..shpellari blen votat si prike per dylberin Lulzime Basha..po e ka kote ..Tirana nuk voton per nje kriminel Elbasani..me mire te shkoje te votoje ne Kavaje.aty ja dine kimetin Lulzimes

  5. Epirioti says:

    S’ka faj maloku i qenit, fajin e ka Nano me Edi Ramen, qe nuk perkrahen njerezit e vet as ne pozite e as ne opozite. Berishe qeni i fal malokeve te vet 400 milione dollare a thu se jane se i ka nxjerr nga xhepi i thelle i Lirise dhe Argites. Vend i pajetueshem. Mbushur me antishqiptare, fshatare, maloke e dordoleca

    1. mendertafuti says:

      na mbyten maloket,ke te drejte or mik

  6. Ndoc Sukaj says:

    Ne asnje vend te Botes se Lire apo te qyteterimit Europian nuk ndodhe qe Qeveria ti edukoje qytetaret e vet me kulturen e mos pagimit apo qe nje pjese e njerezve te konsumoje kurse pjesa tjeter te paguaj.cdo model qeverie me nuanca te ekonomise se tregut apo te Shtetit te se drejtes ndjek politika sociale te nivelit europian duke u kujdesur per shtetasit e saje ne baze rregullash e kriteresh te qarta shteterore e Njerezore e jo te beje levizje kotike te cilat sjellin crregullime per sot e per mot.Kjo ,,zemer gjeresi Babaxhane,,eshte qartesisht nje ,,levizje elektorale,,per te rritur vleren e rene ne ,,Bursen,,Kombetare e nderkombetare te aksioneve Blu.

  7. MEMEDHETARI says:

    Duhet perzene nga Qeveria sa me pare ky rrugac,
    Ndryshe ikni,shqipetare,me kuc e me mac !!!…

  8. sociologu says:

    Vetem nje Qeveri RRUGACE mund t’u fale qerate njerezve per PERFITIME ELEKTORALE!
    Vetem duke futur RRUGACERINE ne system, PD mund te arrije ta mbaje te gjalle aktivitetin e saj. Kjo levizje eshte nje metastaze tumorale ne moralin e nje populli qe po humbet cdo nocion per NDERSHMERINE qytetare, nqs i ka mbetur ndonjecike!

  9. brace1 says:

    Kto jane mashtrimet e rradhes, premtime me kaqe buje shqiptaret e dine se jane 80% mashtrimet e fushates,fjale e premtime me para borxhe,e ato si shohim se rralizohen kurre,vetem behen me rastin e zgjedhjeve.Ti bejme 1 pyetje sekretarit po ku ishe sh komuniste deri tani,pse sje kujtuar me pare per gjithe kto te mira,apo eshte ajo fjala e popullit ujku qimen e ndrron po rrenat,mashtrimet,vjdhjet e vrasjet kurre si harron.Ike ore shikoje veten ne pasqyre ti e bllokeqente tuaj,komuniste e spiuje laviere qe ke mbrapa,te pa skrupullte horat e kombit,skeni vende me ne shoqerine shqiptare.

  10. arsen says:

    Ujku qimen nderon, zakonin s’e haron!
    Merni nga nje thes miell sot! Mbani gishtat lart dy vjet! Prisni zgjedhjet e radhes per te mare thesin tjeter!
    Sa Popull budalla! Genjehet diten e zgjedhjev, rron me shprese 2 vjet dhe akoma ska mesuar se KA NGELUR ATY KU ISHTE..NE MESJETE!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje