Spartak Ngjela: “Sjellja e ambasadorit Arvizu: një turp!”

22 Mars 2011, 17:49Politika TEMA

Avokat Ngjela shprehet me tone të forta ndaj ndërkombëtarëve. “Ata janë shkaku i kësaj gjendjeje në Shqipëri. Ngjela thotë se opozita duhet të hyjë në zgjedhje, sepse “që të luash bojkotin, duhet të kesh shumë aftësi dhe persistencë”

Nga Skënder Minxhozi, MAPO

Avokat, opozita po futet gradualisht në hullinë zyrtare të fushatës së zgjedhjeve lokale të 8 majit. Si e shihni ju këtë proces?

Nuk e shoh me shumë optimizëm, sepse në një funksion të përgjithshëm, nuk është një hap përpara drejt demokracisë dhe ndryshimit të rrjedhës tiranike në Shqipëri. Sot shqiptarët nuk kanë asfare një qeveri të tyren, sepse ata nuk kanë mundësi ta kontrollojnë atë. Ata sot po qeverisen nga një bandë, e cila ka humbur edhe çdo sens moral, edhe çdo sens përgjegjshmërie. Prandaj, gjendja është e rëndë. Po të vijojmë kështu, do të përfundojmë shumë keq; sepse mund të konsolidohet një dinasti oligarkike e pështirë, e cila mund ta çojë gjendjen në kryengritje.

Për të gjitha këto, them se këto zgjedhje nuk mund të ndryshojnë gjendjen, sepse edhe nëse do të fitohen, dhe do të fitohen nga opozita; gjendja nuk do të ndryshojë, sepse kryeministri Sali luan me paligjësinë: ai nuk mund të rrëzohet me ligj; sepse në funksion të ligjit dhe të drejtësisë, ai duhej të ishte në burg sot, që pas shpërthimit të Gërdecit. Fakti që nuk është në burg, do të thotë se ai nuk mund të rrëzohet as me këto votime, kur dihet se këto nuk kanë të bëjnë më pushtetin qendror.

OSBE-ODIHR ka identifikuar, pas votimeve të 28 qershorit, një listë të gjatë vërejtjesh, rreth asaj që u vu re në atë proces elektoral. Ju si opozitë, kësaj liste i keni shtuar akuza të rënda për qeverinë, në lidhje me menaxhimin e procesit zgjedhor. Si e komentoni faktin, që duke parë afatet e shkurtra kohore, të rrezikohet hyrja në zgjedhje, pa e konsumuar këtë listë problemesh?

Të gjitha këto ndihmojnë për të provuar me arsye atë që unë ju thashë më lart. Opozita është marrë shumë seriozisht me çështjen e procesit zgjedhor në Shqipëri; ka luajtur që të gjitha kartat; por ajo ka pasur pengesë ndërkombëtare. Nëse ka një element që po e dëmton demokracinë në Shqipëri; këta janë ndërkombëtarët. Ne jemi në këtë gjendje, sepse asnjëherë politika ndërkombëtare nuk e ka dashur demokracinë reale në Shqipëri. Asnjëherë. Por tani ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë se interesat e shqiptarëve i mbrojnë vetëm shqiptarët. Nëse nuk e kuptojmë këtë, përherë do të drejtohemi nga hajdutë që shesin interesin kombëtar, për të qëndruar në një pushtet abuziv.

Kjo është arsyeja që nuk funksionon një shtet institucional në Shqipëri. A ka sot ndonjë ndërkombëtar me pak mend në kokë që nuk e sheh që shqiptarët po drejtohen nga një i çmendur dhe nga një bandë hajdutësh? Të gjithë e dinë. Po pse e përkrahin? Sepse ky bastard shet e shet interesat kombëtare të shqiptarëve. Dhe ju më flisni për ODIHR e për OSBE. Broçkulla; ata janë autorë të kësaj gjendjeje. Ne duhet të ngremë shtetin e së drejtës vetë, të gjitha institucionet dhe pushtetin gjyqësor të pavarur. Vetë duhet t’i drejtohemi edhe opinionit publik edhe të gjithë intelektit shqiptar, që të marrë gjendjen në dorë. Këtu duhet një lëvizje masive për progres dhe demokraci, dhe nëse këto zgjedhje do të japin shkakun real e logjik të kësaj lëvizje, mund të na krijojnë variantin historik demokratik të ndryshimit cilësor, të cilin duket se e kemi humbur.

Si do t’i përgjigjeshit pyetjes së drejtpërdrejtë “A duhet të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e 8 majit”?

Duhet të marrë pjesë. Si rregull, shkolla e politikës moderne për demokracinë na ka mësuar se çdo bojkot të sjell në pushtet, nëse ai vërtet ka lidhje me demokracinë e munguar në një vend. Por që ta luash atë kartë duhet të kesh shumë aftësi dhe persistencë. Duhet të jesh konsekuent, dhe njerëzit t’i kesh të ndërgjegjësuar. Nëse ne do ta kishin vijuar bojkotin parlamentar, jo më shumë se një muaj, tani Sali Berisha do të ishte në proces gjyqësor, duke u mbrojtur në gjykatë për krimet që akuzohet. Por ja që nuk e kuptuam atëherë këtë gjë, dhe çështja po zvarritët.

Pra, bojkoti është sistem; si disiplinë dhe persistencë me variant logjik që rrjedh përditë me arsyen e fjalimeve publike; dhe, pas kësaj, njerëz të shumtë që të përkrahin. A jemi ne në gjendje që ta bëjmë këtë sot? Pra, që të bojkotojmë këto zgjedhje për të gjitha arsyet që ju thashë, e pastaj, t’u drejtohemi shqiptarëve, të cilët masivisht duhet të dalin në rrugë e të bllokojnë gjendjen demokratikisht, për të sjellë një zgjidhje demokratike: garantimin për votën e lirë? Nëse jemi të aftë që ta bëjmë këtë, duhet ta bëjmë. Nëse nuk jemi të aftë, duhet të ndjekim rrjedhën, të hyjmë më zgjedhje, në mënyrë që abuzimi dhe manipulimi i madh që pritet që të bëjë Saliu, të kthehet në një uragan popullor, që të ndryshoje gjendjen demokratikisht në Shqipëri.

Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira, sepse në të kundërt këtu do të drejtojnë bandat e hajdutëve e të mediokritetit që, duke mos ditur që të krijojnë zhvillimin shqiptar, mirëqenien dhe prosperitetin tonë, vjedhin edhe pasurohen banalisht për vete.

Gjatë protestës së fundit në Gërdec, ju keni deklaruar se krizën e zgjidhin vetëm shqiptarët. A është ky një aludim për ndërkombëtarët?

Nuk është aludim; është gjykim i drejtpërdrejtë. Dhe këtë ua kam shpjeguar shumë qartë më lart: demokracia duhet të jetë konshiencë shqiptare; në të kundërt, bandat do të na qeverisin.

Meqë jemi tek të huajt, si i konsideroni qëndrimet e ambasadorit amerikan Arvizu së fundi?

Turp. Nuk mund ta konceptoj sesi mund të jetë një amerikan i shkolluar ai individ. Më kryesorja është se ai përditë po shkel kushtetutën amerikane, doktrinën amerikane të demokracisë, e cila është një nga ingredientët kryesorë të kushtetutës amerikane. Nuk e di se ku e gjen kurajën që shkel kushtetutën e tij ky ambasador, i cili deklaron se shqiptarët janë të korruptuar. Nuk mund ta imagjinoja këtë nga një amerikan. Por koha do të tregojë sesi po luan e çfarë po bën ky ambasador. Ajo që më duhet të them është se, nëse vijon kështu, mos u habitni kur të shihni një akuzë penale kundër tij para Gjykatës së Uashingtonit, të shoqëruar edhe me një peticion që mund t’i kalojë të 100 000 personat. Nëse nuk kthen, kjo do të jetë përgjigjja e demokracisë shqiptare, se peticioni që mund t’i drejtohet Presidentit Amerikan Obama është diçka tjetër, më e lehtë, sigurisht.

46 komente në “Spartak Ngjela: “Sjellja e ambasadorit Arvizu: një turp!””

  1. merre me leng se mishi u maru says:

    po ky re ku e qo mushka sa ishte me salen sla llaf pa thene per EDIN tani qe eshte bere me edin sle llaf pa thene per SALEN po ku eshte personi qe duhet ti vij turp kur del perpara shqiptarve njeri me 10fytyra a te mjer ne kush po don me na mesu………ik mor lango se e ke shperlare fytyren dhe karakterin sa mir si vje turp….

    1. Arberor says:

      Ti dukesh qe nga nofka qe ke zgjedh qe e ke marre me leng mishi, boll se le nam, se dukesh nuk ke 2 klase shkolle, do krahasohesh me Avokatin!

      1. merre me leng se mishi u maru says:

        me vjen keq qe te dukem me dy klase shkoll .megjithate me komento dicka jo te vertet ne ate qe kam shkruar….kur ngjela pat hedhur kandidaturen per tiranen a se ka sha edin……dhe tani qe eshte bere me edin spo e shan berishen .une nuk di se cti besoj ketij dhe shum te tjere si ky………..pershendetje te gjithve un shpreh mendimin tim dhe nuk merrem me ideologji dhe tifozllik partish….

        1. Vllazeni says:

          @ merre me lëng:
          Mëso edhe shkronjën ç. Mos je gjë Jozefina e na del me lëng këtu?
          si nuk u marrke me tifozllik partish? Ç’lidhje ka Edi Rama në këtë artikull?

          1. merre me leng se mishi u maru says:

            me vjen keq per ç tende por per te shkruajtur pak shpejt .une i bera pak historik se te pelqen per te tjerat kuptoi si ta ndjesh…..

  2. nicolla disha says:

    Mbeshtes te gjitha se qfar tha Ngjela ne kete interviste.

  3. nicolla disha says:

    Sportak Ngjela eshte figura me e paster dhe me e forte ne opozite.

  4. Gramozi says:

    —-Hallall z.NGJELA thyeja hunden avzi kakarocit…….Ps—-
    futi dhe nje ketij ketu lart qe “e merr me leng” se mishi ju mbarua—-Esht mesuar ta ngjyej ne shum kusi..Futi dhe nje hudher se te vjen goja ere…PARAFOLES.

  5. Arberor says:

    Bravo, Ngjela, je i madh!

  6. saranda2001 says:

    merre me leng se mishi u maru thote(eshte mendimi -im,me emer te ri) Ta gezosh emrin e ri.

  7. d.gorezi says:

    DUKE U NISUR NGA PERVOJA DHE NGA SHEMBUJ KONKRET,MUND TEHEMI SE NE BURGJET E KOMUNIZMIT PASKA QENE E MBYLLUR GJITHE KURAJUA ;GUXIMI DHE MENDJEKTHJETHTESIA E JONE.ABMBASADORET E HUAJ JANE PPERFAQSUES TE KAPITALEVE E INTERESAVE TE SHTETEVE TE TYRE DHE JO BABAGJYSHE TE VITIT TE RI ME NJE THES DEMOKRACI PER SHQIPERINE.

  8. Tan_Tironci says:

    Une nuk cuditem me intelektin e z. Ngjela, disa ktu thone, se ka vjellur vrer kunder Edit, Por, pak e harrojne se Ate, e donte Sala. Ketu nuk thone gje per Imamin, Pashkon, Rrulin, Shehun, apo…..Arkeologun e Sumes, Ceka….mos me thone per Debilin Numer nje, qe kerkon Bashkine e Durresit, sikur ajo, me te vertet ajo, ruan eshtrat e Ismail Qemalit.
    O Toç Kukllash, ate cfare Z. Ngjela thote, eshte: Se Vetem Shqiptaret, do e bejne Shqiperine, e jo “Plehrat Europiane”… qe sic, i pate ne video, Anetare te PPE-se ( atje ku edhe Z. Berisha krenohet se merr pjese)…shiten njesoj, si Ilir Meta, Berisha, Basha.apo Qelbesirat qe i kane rrethuar….( Zonja jozefine, me vjen keq per Ty, se ti, vetem per dieta akuzohesh, por Lul Basha ta ka fut sa krahu, kot rri e mendohesh)….
    Ahh, e lame tek Ngjela, qe me “Takt” e thote, fjalen Turp, por ne fakt, si ka mundesi, qe ambasadoret ne Egjipt, Tunizi, Libi, apo Jemen nuk flasin o thone ndonje fjale pro-qeverrisjeve? Si ka mundesi, ktu, kur vete Ata e dine, qe plumbat nuk erdhen as ka stilolapsat as ka cadrat por direkt nga kryeministrite???? Shkon e rrjeshtohet me Lul Bashen ( nejse…Luli osht i ditme qe e shet ate te shkrete)….por si nuk u rrjeshtua njehere e ti thote Opozites, se Ne, jemi me te drejten? E pra…. Zoterinj, Nuk o puna ke Arvizu, se Ai, shkonka nga fryn Era…. puna o ke Ne, se sa larg, do ti dergojme ne mesazhet Europes, Shifni Serbet, qe tu bo zhurme perdite, po na dalin ata si te pergjakur, e jo populli Kosovar-minus Pacollin.
    Nejse, gjojnat jone aq te thella, e mu sme bohet me shkrujt me gjate, se kom ca pune rreth e qark,.

    Por, rilexojeni me pak vemendje…. hiqni nga mendte partite si te PS-Pd-se…mendoni cfare roli keni Ju, per ta cuar Demokracine perpara, se…. Z. Ngjela, apo Z. Baze, po ju shkruajne perdite.

    E mos mu hiqni si “kunguj” se mendte, kurre nuk do tju vijne, nese, mendoni se kta qe flasin jone K**Derra, jo mer lal, se qumesht, mish e raki, i kone ke dera, por, mundohen per Ju, qe tju hapen syte, perpara se Zoti tjua mbylle te Dy.

    1. Vllazeni says:

      Perenija i ka hek ment kti poplli, por façizmi po i heq kaptinën çefysht….

  9. LORA says:

    Nga gjithe cthote z.Ngjela del qarte qe Opozita e sotme nuk ka persistence.Kjo Opozite nuk mori persistence me mbeshtetjen e papare qe mori nga njerzit,me te madhen e me cilesoren ne 20 vjetet e fundit.Njerzit u kapen fort ne betejen e transparences sepse e kuptojne prej kohesh se ketu eshte kyci per tu hapur edhe per ne porta e funksionimit te demokracise;sepse sic ka thene vete Ngjela,gjate Greves se urise te majit,shqiptaret ka 200 vjet qe nuk i lene te zgjedhin.Nuk e di si pranohet te hyhet ne keto zgjedhjet e 8 majit kur dihet nga shumica derrmuese se ato jane te vjedhura;duke denoncuar cdo dite garancite e vjedhjes opozita po na deshmon pafuqine e saj per ta ftuar si delet ne thertore elektoratin e vet.E falenderoj z.Ngjela qe ka qene ne sinkron si interpreti me i mire i aspiratave te qytetarise se mirefillte dhe politikani qe i jep peshen reale protagonizmit te shqiptareve ne ndertimin e fatit te tyre ne shtepine e tyre

  10. saimir says:

    Ju faleminderit z.Avokat Ngjela.N.q.se levizjet e viteve 90 ne Shqiperi nuk do ti kishin marre agjenturat,rruga,agjentet,por intelektualet,politikanet ,te cilet ishin e jane te denuar nga rregjimet diktatoriale ne sot do te ishim te pakten ne nivelin e Kroacise.Fati jone beri qe edhe perse kane kaluar 20 vjete nga ajo kohe vendi drejtohet nga njerez qe ne vend te kultures kane kafsherine,ne vend te intelektualitetit,sherbimin ndaj padrinove,ndjenjen kombetare te zevendesuar e te vene ne sherbim te atyre qe predikojne se jane demokracia e vertete por qe ne fakte me politikat e tyre te mbrapshta po kthehen si çizme e botes .Ju faliminderit Avokat dhe rruajuni se mos perfundoni si z.Rama qe me siguri Sala duhet ti kete bere injeksionin qe u ka bere te gjithe kundershtareve te tij.Rruajuni se hakmarrja eshte shume e madhe e kjo bande gjithçka mund t’ju beje e pastaj te na sjellin eksperte qe te na mbushin mendjen !Ju jeni etaloni i drejtesise per ne ,shkundeni z.Rama e çoheni nga gjumi qe e ka zene, ndoshta nga narkoza qe nderkombetaret i kane dhene, per te shpetuar nje here e pergjithmone Shqiperine e shqipetaret.Ejani te bojkotojme zgjedhjet e ta çlirojme kete vend siç vepruan Tunizianet qe edhe kur fallxhorja Klinton tentoi te vizitonte Tunizine e gjithe Tunizia u ngrit ne kembe e nuk e pranoi ,pasi qendrimi i saj me BenAline ishte i njejte me kete te Ambasadorit Arvizu.Koha nuk pret ,tashme shqipetaret nuk kane ç’fare te humbin me,vetem po fituam.Perpara 20 vjetesh “miqte” na dukeshin si ufo e sot e shohim se realisht edhe ata jane majmuner qe bishtin iua ka hequr zhvillimi i vendit te tyre e jo evolucioni.

  11. bbb says:

    Me se fundmi Ngjela e kuptoi se kush eshte SHBA dhe ambasadoret horra te saj. Me perpara shikohej dukshee nje tifozllek i semure i Ngjeles per ‘demokracine’ amerikane. KA RENDESI TE KUPTOHET SE SHBA NE ASNJE VEND NUK KA PERCUAR E LUFTUAR PER DEMOKRACI, POR PERKUDRAZI JANE BURIM I LUFTES, ZAJARRIT DHE SHKATERRIMIT.

  12. Frederik says:

    Te lumte goja avokat Ngjela !!! Kjo duhet te jete fatura qe duhet t’i jepet kujtdo politikani apo diplomati , i brendshem apo i jashtem qofte qe shkel standartet demokratike apo i perkrah shkeljet e ketyre standarteve.
    Thirrja juaj eshte e qarte per te gjithe ” …Por tani ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë se interesat e shqiptarëve i mbrojnë vetëm shqiptarët. Nëse nuk e kuptojmë këtë, përherë do të drejtohemi nga hajdutë që shesin interesin kombëtar, për të qëndruar në një pushtet abuziv”.

  13. Frederik says:

    Ai komentuesi i “lengut” duket qe nga lengu se çfare mendje ka , meso shqip njehere te shkruash se me pas te duhet rruge e madhe per te bere nese mundesh te arrish dhe mesosh per te kuptuar avokatin .
    Ka dhe te tjere si “bbb” qe s’kane kuptuar asgje nga avokati . Zoteri avokati po demaskon individin Arvizu dhe jo demokracine amerikane. Sa per demokracine amerikane nqs je kurioz te dish ndonje gje, na thuaj ne qe jetojme ne USA dhe te fillosh e te kuptosh se sa e vlefshme eshte ajo .

    1. bbb says:

      Me duket se ti ske kuptuar gje, kurse Ngjela se ka thene ate cka i thote zemra..Zoteri Arvziu eshte ambasador i nje shteti, dhe nuk eshte ambasador privat qe punon per hesap te tij, dmth ben politike shtetrore. Kuptove?

    2. merre me leng se mishi u maru says:

      per shqipen time …..me mer te keqen …per avokatin pa karakter as merrem dhe as kam nderment ta arrij ….mer mua eshte nje deshtak …qe per qellimet e tij te ve ne hell edhe ty frederik shprsoj te jesh tifoz se po pate ndermend te behesh si avokati do me vinte keq per ty….pershendetje nga lengu se mishin e kan henger politikanet e djatht dhe te majt hahahah

  14. england says:

    Me mire vone se kurre!
    Avokat ke thene nje te vertete te madhe,qe ndoshta te gjithe e mendonin
    por askush se shprehu,duhet guxim ti dalesh kondra Amerikes!
    vetem ne kete menyre mund te bejme perpara
    i kemi pare ambasadoret deri dje si apostuj,por nga ky moment duhet te kuptojme qe zot
    ne kete vend jane vetem shqiptaret,dhe jo disa rrogetare evropiane,apo amerikane
    qe vijne ketu dhe i bejne fresk njerzeve te pushtetit,kjo kundershti duhet te vazhdoje
    deri sa ta kuptojne ate qe Ngjela tha:se shqiptaret nuk jane vend i dores dyte
    sikur Kreshnik Spahiu po mbledh firma ne te gjithe shqiperine per kundra
    procesit te vetedeklarimit,keshtu duhet te ngrihemi te gjithe kundra ketyre
    lapanjozeve servile te ambasadave

  15. nicolla disha says:

    Ka edhe Amerikane qe abuzojne me demokracine sic po ndodhe ne Shqipri, nga Ambasadori Amerikane qe eshte ne Tirane. Ne shtetet perendimore sic eshte Franca, Italy, Spain, Gjermani, Englend, e te tjere. Ambasodori Amerikane nuk del duke abuzuar me demokracine. Erdhi koha per t’ia shplakur ketije Ambasadori qe eshte bere legeni i Berishes. Opozita duhet ti dergoje nje leter ankese Sekretares se Shtetit ne lidhje me abuzimin e demokracise qe po ben Ambasadori Amerikane ne Shqipri.

  16. Robert says:

    Sa ma keni gezuar shpirtin te gjithe ju dhe komentuesit e mesiperm. Me keni kujtuar Enverin dhe pleniumet e komitetit qendror. Shqiperia eshte shkemb graniti kunder imperialistave amerikane e atyre europiane. Nuk i duam asnje prej tyre, le te mbyllemi prape ne guaske dhe ti tregojme botes se ne shqiptaret skemi nevoje per askend. Nuk kemi nevoje as per Italine, Ameriken, Francen, Gjermanine. I bejme te gjitha ne vend. Une sugjeroj qe ti nxjerrim te gjithe ambasadoret jashte si persona non grata.

    1. bbb says:

      Kurse ti me kujton disa fshatare injorante e antishqiptare qe kur erdhi Ismail Qemali ne Durres per te ngritur flamurin e pavarsise ne nentor 912, i thane atij

      “…si do te shkeputemi nga Turqia??? 500 vjet vellazeri nuk hidhen poshte bej efendu…do na vrase allahu!!”

    2. Epirioti says:

      Robert, pikerisht sepse jemi proamerikan si popull, nuk pranojme sjelljen jo diplomatike te nje nepunesi meksikano-japonez qe te tentoj te prish imazhin e Amerikes qe kane shqiptaret. Dihet qe Sala eshte antishqiptar e si i tille edhe antiamerikan, pra i bie qe edhe Arixhiu te jete antiamerikan.

  17. nicolla disha says:

    Ti Robert do te na tregosh demokracine?? Shqipria dhe Shqiptaret nuk kane mbetur per komentet e tua. Prandaj mos sugjero fatalitete dhe gafa.

  18. nicolla disha says:

    Robert, ne demokraci pakica rrespekton shumicen. Prandaj ne kete furme je minoritet i padeshiruar.

  19. raimondi says:

    Ngjela ka plotesisht te drejte kur thote Krizen do e zgjidhin vete shqiptaret. Por problemi qendron se nuk eshte Ngjela ne krye te Opozites, eshte EDI , dhe EDI mendon se krizen e zgjidh ……Internacionalja , apo Papandreu

    Eh thuaj ne kemi ne krye Edin qe eshte skandaloz , gjeti sebepin ,fryu iku tek……………Internacionalja , se na duhen ata per perkahje -looooooooooooooooooooooool——

    Ai nuk e drejton dot opoziten , ka nivel me te ulet se njeriu mesatar ne menaxhimin e protestes se opozites
    –Eshte komplet deficent ne kete drejtim , edhe ben disa gafa skandaloze sikur nuk eshte njeri normal i ketij planeti —- i vidhen votat sot, e fillon protesten pas 6 muajsh ……Hajde merre vesh ti ca lloj plani ka ky njeri

    Edi per Kryeminister do jete i shkelqyer -sepse eshte puntor dhe i vete punes pas, nuk i le gjerat zvarre
    , por per te marre pushtetin eshte nje zeroooooo– ——-por zero me xhufke ama

    Ai ka mendim se prapthi per cdo gje ne drejtimin e opozites ,se po te ksihte mendimin e Ngjeles qe eshte edhe mendim tamam normal per zgjidhjen e nje krize ,Edi duhej te vazhdonte protestat me force edhe pas vrasjes se 21 Janarit ,

    Keto qe thote Ngjela i bejne te gjithe kur ngrihen ne proteste.—–Keshtu e bene protestuesit ne Egjypt qe e rrezuarn Mubarakun, keshtu po e bejne ne Lbi qe po e rezojne Kadafin.,dhe kudo tjeter

    -Po e le protesten pergjysem , pavaresisht justifkimit, ti ke hedhur poshte mundimin e njerezve, dhe i humbet forcen dhe i shuan shpirtin e inisiatives protestuesit

    Prandaj Edi nuk duhet te jete ne Krye te opozites—Te jete Ngjela po, ose dikush tjeter , por te beje keto qe thote Ngjela ,
    Edi edhe nuk di , edhe nuk degjon-,

    Ka edhe dicka tjeter ketu. Opozita duhet te dije te argumentoje shkeljet flagrante qe ka bere SALA ne votime
    ,shkelje te cialt jane nje vazhdimesi 20 vjecare ne procvesin zgjedhor te Shqiperise.–Pra kemi te bejme me nje krim te perseritur te Klanit te Sales ,dhe ne kete menyre Sala eshte bere si Stalini ,qe thoshte –Ju votoni , se une i numeroj

    Dhe sa per kete ambasadorin amerikan , ky duket qe eshte i paafte ,por ne nuk duhet tja fershellejme shume atij ,
    Opozita duhet te ndergjegjesoje popullin
    se Sala eshte nje Diktator i kamufluar dhe nje Antishqiptar ne politikat e tij

    Mirpo deri tani ne shohim, se kjo opozite nuk ka haritur ta diskretioje Salen per aq sa e meriton

    Pastaj Kjo opozite duhet ta kuptoje se ka perpara nje njeri si SALA qe e quan opoziten ARMIKE —
    Pra ai te quan armik, sepse ai te vrau , dhe te vrau ne menrye shume kriminale
    Snaiperat goditen ne mish, jo per t e plagosur ,por per te vrare
    dhe ti duhet te sillesh me te me shume kujdes,te mos gabosh dhe t ejesh agresive kunder tij ne cdo aspekt , sepse ke perballe nje ………….ARMIK

    — Dhe ne keto zgjedhje SALIU do bje namin te fitoje —AI tani eshte trimeruar dhe do i vjedhi keto ,
    sepse ai e di ,qe kjo opozite edhe po ja vodhe votat nuk eshte trime,ka frike –
    SALA kete veti te opozites tani e mesoi ,ndaj azgje nuk ja ndalon doren SALIUT per te vjedh votat-

    ————Ndaj Opozita te pregatiet per PROTESTA TE FUQISHME kunder SALES…..pas zgjedhjeve te Majit

  20. nicolla disha says:

    I nderuar parafoles te mbeshtes me rrespekt, dhe me gjithe zemer per kete komente. Ne kemi nje opozite qe po i thyen zemrat e Shqiptareve. Opozita nuk po e kupton se dashnia, mund te kthehet urretje ndaje opozites. Ne qofse Edi Rama nuk e kuptone vrasjen e 4 burrave, atehere, ai duhet te largohet, dhe t’ia leshoje kryesimin e opozites atije personi qe i rri besnike popullit dhe jo te tallet me nje popull qe pret nga opozita. Gazeta Tema te mos hezitoje ta polikoje kete komente!

  21. Robert says:

    O BBB, kush eshte haxhiqamilist e kush flet. A e kupton se ca flet mer palle???
    O nicolla me fal se dija qe e kishe privatizuar forumin por un sa per dijenin tende se kam shum problem te vij te merrem me injorante si puna jote po argetohem ndonjehere. Faji eshte i imi qe bie ne nivelin e fshatareve si puna juaj. Kjo gazeta ishte mire sa ishte gazete e vertete por sa u katandis si forum ka terhequr injorante pa shkolla si puna jote. Iku Plaku Mere ike, me gjithe tespije

    P.S Ne Demokraci degjohen dhe respektohen te gjithe mendimet, te shumices dhe te pakices po kujt i flas une, ti edhe aq sa di mir je

    1. bbb says:

      Me palle se ty zor te gjesh… Se nuk foli kerkush per Haxhi Qamilin

  22. zjarri says:

    English

    Pellump G. Pilinci: Secretary: Hillary Clinton
    E Shtune, 12-02-2011, 06:43pm (GMT)

    Secretary: Hillary Clinton

    My letter dated January 27, 2011 informed you of the many, recent improper statements and inappropriate actions of Alexander A Arvizu, Ambassador to Albania. The Ambassador openly stated the demonstrations by Albanian citizens protesting the corruption of the government of Premier Sali Berisha should cease and that the demand of the citizens for a special election to replace the government of premier Berisha should be rejected..

    My letter also informed you of the adverse impact of the ambassador’s statements and actions

    upon the previous excellent relations between the Albanian people and the United States of America. In summary 95% of the Albanian people believed that Ambassador Arvizu was acting individually and that he was not articulating or carrying out the policy of our government.

    The Ambassador’s dinner meeting with Premier Berisha two hours after the killing and wounding of demonstrators by members of the government security was inexplicable.

    The Albanian people were pleased when Ambassador Arvizu was apparently recalled to Washington for consultation with officers of the State Department concerning his statements and

    actions. The Albanians expected that our government, through the Department of State, would repudiate the Ambassador’s statements and actions and would express a positive understanding

    of the reasons for the demonstrations and the desire of the Albanians to replace, by special election, the government of Sali Berisha.The desire of the Albanians appears to be consistent with

    recently manifested desires of citizens of Serbia, Kosovo and other countries for special elections

    to replace corrupt governments, some of the governments have consented to special elections, and the positive response of the government of the United States to the demands of the citizens of Egypt for a prompt political change was encouraging. To the Albanians to the dismay of the Albanians, Ambassador Arvizu, while in Washington and presumably engaged in consultations with Senior Officers of the Department of State, affirmed and expanded his prior improper Statements and in appropriate actions.

    During an interview with Voice of America TV on February 5, 2011 which was translated and broadcast directly to Albania, Ambassador Arvizu stated in part, that the corruption complained of by the demonstrators was based in the corruption of the Albania people themselves and that the government of Sali Berisha was not corrupt and there should not be an election to replace the government of Premier Berisha until the next regularly scheduled parliamentary election in 2013.

    The Albanian press and TV gave the citizens extensive coverage of the ambassador’s remarks.

    The commentary of the media is completely and seriously negative to the interest of our country.

    The over whelming majority of the Albanians, now are of the opinion that Ambassador Arvizu has accurately expressed our government’s policy.

    Their opinion is given support by recent frequent telephone conversations between the ambassador and Principal Deputy Assistant Secretary Thomas M. Countryman. After such conversations is it credible that Ambassador Arvizu would misunderstand or intentional misstate

    our government’s policy ?

    The Albanians also question why our government supports demonstrators in Egypt who seek to remove a corrupt government and denies support to Albanian demonstrators also seeking to remove a corrupt government. In the absence of a credible explanation good relations between the Albanian people and our country are negatively affected to a serious degree.

    During the above mentioned interview Ambassador Arvizu also stated that the American government is ready to grant the government of Sali Berisha $ 20 million dollars for unspecified purposes .The Albanians consider this statement to be evidence our country’s endorsement of the corruption and misgovernment of Sali Berisha. Unfortunately this and other statements and actions of Ambassador Arvizu, unless clearly repudiated by the Department of State, will gravely inhibit the prospects of a successful bi-lateral relationship between our government and Albanians

    Sali Berisha made a public statement to the Albanian people on February 6.2011 at 3:45 pm est. He said that America is with him and not with the demonstrators, that America does not want demonstrations or a special election and that America knows it is the Albanian people who are corrupt, not his government .

    Madam Secretary the procedure which allowed Sali Berisha to credible make the above described statements is not your fault. You have been fittingly occupied with developments in Egypt and elsewhere and with concluding the treaty process with Russia. Nevertheless I suggest that you have the duty to correctly inform Albanian people of our government’s policy toward Albania and endorse both non-violent demonstrations and a special parliamentary election.

    I suggest that you promptly initiate the process to remove Alexander Arvizu from his position as Ambassador to Albania and initiate the process to remove him for employment as a foreign service officer of our country. I also suggest that you promptly remove from office all senior officers of the Department of State who either gave the ambassador instructions to make his improper statements and inappropriate actions or, who in your absence, failed to correct his statements and actions. In my opinion such action will restore the previously unprecedented good relations between the Albanian people and our government and provide a basis for a long term bi-lateral understanding with Albania.

    Madam Secretary I call to your attention an event during President George Bush’s visit to Albania which bears on the present circumstances He scheduled a visit to the historic town of Fush-kruj the place to which the Albanian hero Skenderbej in the 15 century returned and liberated Albanians from control by the ottoman Turks. President Bush wished the Albanians to know that our government believed it was more important to have good relations with the people than with its then corrupt government led by Sali Berisha, President Bush refused to allow Premier Sali Berisha accompany him to Fush-kruja and 300,000 over Albanians traveled to Fush-kruj and applauded President Bush, he then stated it was the greatest welcome he received his public life.

    Madam Secretary I came to the United States as a refugee from Albania, 35 years ago and I am a citizen of the United States of America. America is now my home and the home of my wife and children. We are American and I work for the best interest of the United States. I still have sympathy for my birth country and its people I continue the more than 100 years history of my ancestors to make good relations between the Albanian people and the United States. My great grand father came to the United Stated in the very early 20th century when Albanian was still under control of the Turkish Empire, He worked privately to establish relations between Albanians and Americans. My grand father came to the United States after Albania was freed from Turkey, and he also worked to improve relations between our peoples. He return to Albania in 1922 in the company of the 1st American ambassador to Albanian Ulysses Grant-Smith. The ambassador frequently visited my grand father’s home in Korca. My grand father was tortured and killed, upon the order of the communist dictator of Albania, by a prison guard I was standing by his side when he was killed, I was told he was killed because he was a friend of America.

    For the first twenty years of my life my father was in prison because he supported democracy and human rights in Albania, he, myself and our family escaped from Albania 35 years ago. Thereafter he died in the United States. My grand father and my father told me that I must continue our family effort to make good relations between Albanians and Americans. Today as an American I continue my efforts to accomplish that goal, using any means necessary, I will communicate with all appropriate branches of our government.

    With respect and best wishes

    Prof. Dr Pellump G. Pilinci

    1. zjarri says:

      ambasadori Arvizu me fytyren as te zeze dhe as te verdhe dhe me gjakun (meksikan) me 15 Maje do te japi llogari, per shkeljen e “kushtetutes amerikane” Para kongresit E gjykates ne “Washingetonit” JO VETEM Arvizu, por dhe Kantrimeni ( Thomas M Cauntryman)

      1. Vllazeni says:

        Has it been scheduled?

  23. zjarri says:

    United States Department of state
    Washington, D.C. 20520

    MAR 4 2011

    Dear Congressman Pascrell:

    Thank you for your letter of February 9 on behalf of your constituent Dr. Pellump. Pilinci expressing concerns about Arvizu’s stetements on Albania. We appreciate you raising this matter with the State Department and assure you that we take these latest developments very seriously. The United States has been closely coordinating its response to the recent events in Albania with our European partners, and we have been consistent in our messages to both the Government of Albania and the Socialist Party.

    U.S. officials have encouraged both sides to demonstrate political maturity and restraint. We have also
    urged both leaders to find the necessary political space and dialogue to resolve their differences. As we have expressed directly to Prime Minister Berisha and Mr. Rama, and through press announcements in recent weeks, there must be an independent investigation of the events of January, carried out as determined by Albanian law, by the Prosecutor General. In response to the Prosecutor General’s request, the United States is providing technical advice to assist her investigation. We have made clear to all that the investigation must be comprehensive, thorough and credible.

    Our assessment is that the best approach at this time is to keep the focus of responsibility squarely on the two sides, who need to develop the willingness to work together for the benefit of Albania. The local elections on May 8 are the legitimate forum for discussing and effecting political change.

    Thank you for sharing your concerns and recommendations. The United States and our partners remain active and closely engaged in promoting stability and progress in Albania.

    The Honorable William J. Pascrell, Jr., House of Representatives.

    We hope this information is useful. Pleas do not hesitate to contact us again if we can be of further assistance

    Sincerely,

    Richard R. Verma
    Assistant Secretary

  24. pumbo9 says:

    Skender,avokati eshte fare i sakte konkret dhe i drejperdrejte.Kam mendimin qe:Ju media dhe ne (shoqeria civile)qe nuk bejme pjese ne struktura partiake duhet ta mbeshtetim fort pa frike dhe hapur avokatin deri dhe ne proteste para institucioneve nderkombetere per te gjitha ato qe me lart thuhen nga
    Z.Ngjela.

  25. Andis Hoxha says:

    Jam plotesisht me Z.Ngjela.Ketu nuk behet fjale per mendimin personal te tij apo i ndikuar sic mund te shprehe ndonjeri “ish PD-ist” …Z .Ngjela shprej mendimin e gjithe asaj pjese te qytetruar te cilet po shikojne perdite se cpo ndodh dhe krejt te pafuqishem per te shprehur ate qe ndjejne ,durojne fyerjet e inteligjences se tyre qe u bejne politikanet ( ne vecanti spektri i djathte) te cilet merren vetem me goditje te uleta e personale duke harruar misonin e tyre per te cilet jane votebesuar ose me sakte ( kane vjedhur votat )..Shikojme perdite nje ish zv/kryeminister qe ben karshillek me prokurorine dhe kerkon zhvleftesim te kasetes se pergjuar dhe nuk merret me faktet e ndodhura realisht aty,eshte e vertete qe ne kete vend te cuditshem cudia me e madhe tre dite zgjat dhe kete gje e kane kuptuar mire keta pseudopolitikane por kjo ndodh dhe nga mediat te cilat trumbetojne fjalime dhe konferenca per shtyp te cilat jane jo vetem qesharake por dhe fyese dhe u japin rendesi ketyre njerezve qe marrin pamje prej heroi para televizionit sikur nuk ishin po keta qe slane gje pa vjedhur ne fshehtesi dhe live para kamerave.Dhe se fundi rreth perkufizimit te Z.Ngjela per ambasadorin e USA ne Shiqiperi z.Arvizu them se Z.Ngjela eshte treguar vertet shume racional pasi ky ambasador po del qarte se cfare qendrimi po mban gjithesesi me e lehta qe mendoj eshte se po punon me standarte te ndryshme pasi nuk do te guxonte te mbante keto qendrime ne nje vend si Franca apo Gjermania por njekohesisht Franca dhe |Gjermania nuk japin rryshfetet qe japin hajdutet Politikane Shqipetare pasi dhe sjane lodhur shume per ti fituar…Eshte e cuditshme por kam qene prezent ne Bruksel kur disa politikane te dy kraheve politikes shqipetare mberriten dhe dallonin nga te tjeret nga kostumet e shtrenjta qe kishin veshur,kepucet dhe pozat prej heroi…turp..turp..turp.

  26. arsen says:

    Ca kurve eshte politika?!
    Sipas Ngjeles, nuk e di Hillary Klinton se cile ka sjelle ne Shqiperi?
    Sidomeqene ambasadori ben punen e tij. Pushtetaret bejne te tyren. Opozita duhet te beje te veten.
    E keqja qendron tek shoqeria civile shqipetare. Administarta publike “e kercenuar” dhe e pa ndergjegjeshme per te ardhmen e femijeve te vet…
    E keqia e madhe, jane ata qe marin nje thes miell, apo ca leke, ne cdo votim dhe presin dy vjet per te mare tjetrin, duke pershendetur “me dashuri”,… udheheqesin e rradhes.
    Por me e keqia jane strukturat e organizuara te partive.
    Jane ato qe duhet te “shkunden”! Jane keto struktura qe duhet te monitorojne zgjedhjet! Jane keto struktura qe duhet te “identifikohen” hapur dhe mos lejojne te vazhdohet dyfytyresia me nga 2-3 tesera partish neper xhepa.
    Shembulli me i paster jane shkodranet (nese ka shkodrane ne Shkoder), qe u permbyten, iu shkaterrua pasuria dhe qe akoma nuk kane ngritur cadrat as tek Kryeministria dhe as tek Kryqi Kuq

  27. nicolla disha says:

    Robert, mos u bej bylmez duke share Shqiptaret me komentet e tua. Fshatari ka ma burrni se sa ti, fol sa te duash, por mos u bej injorant me dipllome.

  28. nicolla disha says:

    Robert, mos u bej bylmez duke share Shqiptaret me komentet e tua. Fshatari ka ma burrni se sa ti, fol sa te duash por mos u bej injorant me dipllome.

  29. beso says:

    Ngjela eshte i sakte,por eshte shume emotiv.Prandaj eshte nje revolucionar pa kauze,rebel pa pushke;rebelet pa pushke nuk trembin Berishen.Bojkoti nuk zgjidh vertete pune,sepse ambasadoret po i meshojne transparences se proçesit;ne fakt vetem ata po shohin transparence…Psh,ai Ristani nuk duhej te ishte ne kete proçes,pasi nuk ka besimin dhe te opozites;si mundet qe ambasadoret te mbajne kete Ristanin ne ate detyre,kur ai duhet hequr per hir te kesaj “transparence”?Me thjeshte fare,militante e PS kane humbur vendet e punes,dhe ata kane shume arsye qe te ushtrojne shume trysni qe vjedhjet te minimizohen,duke filluar nga listat dhe deri tek mosparaqitja e emigranteve.Ata qe duan Edi ramen prape kryetar bashkie,kane hallin e vendeve te punes qe ti kene te sigurta,dhe nuk shohin larg.Une kam pasur idene se Shalsi,apo Baraj,apo sseri mund te ishin kandidate potenciale,dhe shume te zotet ta benin ate pune,dhe kudo ne rrethe te ndryshoheshin personat;duhen figura te reja dhe sfida te reja.Me tregonte nje shok per nje te quajtur Oboni andej nga Berati,kryetar komune a bashkie;tek Shekulli shkrova dy here dhe nuk ma kaluan komentin;tek shekulli lexoj me qejf lajmet,Koloreton dhe Rrozhanin;tek Shekulli nuk shkruaj me as dhe nje germe.Nuk behet keshtu!Une mbeshtes Ramen per frymen e re(lere fare pertej te majtave dhe te djathtave-sloganet ndryshojne)dhe vrullin e ri;kjo duhet te vazhdoje.Flm Tema!

  30. halo says:

    Arvizu eshte nje trrap ,te lumte avokat ,se ma bere zemren mal je trrim,Po keni te drejt se personat qe sollen gerdecin jan akoma ne pentagon ata bejn politiken hilary eshte nje tellale jo dhe aq e talentuar ,Jane po ata njerez qe vjedhin shtetin e vet me qindra milion dollar e kur ju del ndo nje peshk i vogel si trebicka te shtypin si te jesh nje insekt.

  31. heretiku says:

    Para pak ditesh Sekretarja e Shtetit te U.S.A. Hillary Clinton u habit dhe denoi qendrimin e Teheranit zyrtar ne lidhje me te drejten per te protestuar; Teherani i perkrah dhe mbeshtet fuqimisht revoltat ne vendet e Lindjes se Mesme si Tunizia, Egjipti, Jemeni, Bahrein, tani se fundmi Libia, ku masat popullore jane ngritur kunder diktatoreve respektive (ne Egjipt, Tunizi, keto revolta kane arritur ti largojne), por nga ana tjeter shtyp me zjarr dhe hekur revoltat legjitime te popullit te vet kunder diktatures religjoze islamike te instauruar qysh nga viti 1979 (ne shume raste pjesemarrsit ne protesta denohen me vdekje dhe ekzekutohen). Eshte shume e drejte qe numri nje i diplomacise amerikane te denoje kete qendrim me dy standarte te Teheranit.
    Kohet e fundit ne Libi protestat e fuqishme popullore kunder Gedafit jane trasformuar ne nje lufte te mirefillte civile, ku nga njera ane kryengritesit luftojne kunder forcave te diktatorit, qe kerkon me çdo kusht te ruaje pushtetin e paligjshem me forcen e armeve dhe dhunes. Gedafi ne kete lufte nuk kursen asgje, perdor te gjitha mjetet e pushtetit qe ka ne dispozicion, duke perfshire edhe bombardimet ajrore, duke goditur pa dallim, forca kryengritese apo popullsi civile, duke shkaktuar mijera viktima. Te gjitha shtetet demokratike eoro-atlantike kane denuar me force gjenocidin e ketij diktatori psikopat-aluçinant, dhe ditet e fundit kane nderrmare veprime ushtarake per ti ndalur doren ketij gjakatari. Ne kete qendrim te prere antidiktatorial ndihet i fuqishem, me te drejte, edhe zeri i diplomacise dhe shtetit amerikan.
    Ne 96-ten ne Shqiperi pati protesta paqesore kunder zgjedhjeve skandaloze te atij viti; protestat u shtypen barbarisht nga shteti i asaj kohe. Arkitekti i kesaj dhune ishte Sali Berisha, president ne ate kohe.
    Ne 97-ten u ngriten ne protesta te fuqishme masat e gjera popullore, kunder vjedhjes se parave te njerezve, nga firmat mashtruese piramidale, te sponsorizuara hapur nga pushteti i asaj kohe dhe personalisht nga presidenti i kohes Sali Berisha. Epiqendra e protestave qe Vlora. Per te shtypur protestat u dergua ushtria, tanket, aviacioni per te bombarduar (dikush thote qe ne avione perveç bombave normale, kishte edhe bomba kimike per te vrare dhe mbytur sa me shume njerez qe kundershtonin regjimin hajdut dhe kriminel te Berishes). Fati desh, qe ata qe u derguan per te vrare protestuesit, dezertuan dhe u bashkuan me popullin, aviatoret u larguan dhe ulen avionet ne shtetin fqinj, duke deklaruar per urdherat qe kishin marre nga pushtetaret per te goditur e vrare pa dallim, per te bere gjenocid. Arkitekti i ketij monstruoziteti ishte perseri Sali Berisha, president ne ate kohe.
    Ne 21 Janar te ketij viti, ne nje proteste popullore, u vrane me gjakftohtesi 4 demostrues te paarmatosur nga forcat e policise dhe gardes dhe u torturuan dhe u rrahen barbarisht, ne shesh dhe rajone te policise qindra te tjere. Perseri arkitekti i kesaj masakre eshte Sali Berisha, kryeminister aktual i vendit. Nuk u mjaftua me kete masaker te rradhes, por organizoi “mbledhje solemne” per te pergezuar dhe lavderuar policet dhe gardistet kriminele, per “punen e mire”.
    Ky fakt nuk habit njeri, sepse kur dikush lind me gene krimineli, çdo krim apo kriminel tjeter, per te eshte diçka normale. Habi te madhe shkaktoi deklarata e ambasadorit amerikan ne Tirane, qe konsideron Berishen “burre shteti”!!!
    Tani lind pyetja, bazuar mbi faktet e ndodhura, ku qendron ndryshimi midis Gedafit te Libise dhe Sali Berishes te Shqiperise?
    Mos valle edhe amerikanet po aplikojne, ate qe ata e denojne tek te tjeret (Ajatollahet e Iranit ne rastin konkret), qendrimin me dy standarte? Gedafi kriminel, Berisha “burre shteti”!! Ku eshte koherenca ketu, me parimet universale te te te drejtave te njeriut, me humanizmin? Rasti i ketij ambasadori eshte nje lajthitje personale, apo vije e pergjitheshme e diplomacise amerikane?
    Ngjela ka shume te drejte te ngreje zerin kunder kesaj “shfaqje” me shije te felliqur, duhet te dalin me mijera Ngjela ta thone fjalen e tyre hapur dhe pa drojtje, ne mbrojtje te lirise individuale dhe demokracise.
    Faleminderit.

    1. Epirioti says:

      Te drejte ke Heretik. Dikur Sala kompromentonte vezhguesit ne 1996 me nga 50 mije dollare dhe pazari ishte i hapur e ne mes te dites. Sot behet fjale per 5 deri 50 milione dollare qe nuk jane asgje per pushtetin hajdut te sales dhe jane gjithcka per Arixhiun, pune e madhe se nuk do kete me ngritje ne karriere ne ate moshe qe ka, ne fakt e kane sjelle per ta nxjerre ne pension e ai po e shfrytezon aq mire sa milionat e dollareve qe ka marre e verbojne ndaj cdo gjeje. Arixhiu nuk po perfaqeson interesat e amerikes ketu dhe kete e di gjithkush ne Shqiperi. Per ato dollare qe i ka dhene Berisha, ai eshte gati ta puthe ne buze Berishen mu ne mes te ambasades dhe para kamerave. Mos ngaterroni politiken e USA, qe eshte gjithmone pro popullit shqiptar me nje mutant si Arixhiu qe ia ka blere by.., sala me me shume se 5 milione dollare.

  32. Robert says:

    O nicolla disha. Ti me nxjerr mallin e kuadrove injorante te kooperativave ne kohen e komunizmit. Shko meso te shkruash njeher o i shkrete pastaj komento ne forume. Perdore kompkuterin qe te kane falur per te mesuar pak shkrim e kendim se qenke per te ardhur keq. Sa per popullin shqipfoles , ne mes tij ka shume dijetare po ka edhe plot vica si puna jote dhe kjo do ndryshoje me kohen. Padituria eshte nena e gjithe te keqijave dhe besoj se me gjithe studentat e shkolluar jashte qe po kthehen do ndryshojne gjerat per mire. Le te shpresojme

  33. bbb says:

    Sic thote heretiku ka qendrime me 2 fytyra te SHBAs ndaj krizave te Afrike kudrejt asaj ne Shqiperi. Problemi eshte se SHBA luan lojra politike duke u nisur nga interesi i tyre ekonomik dhe mafioz. Pra nuk shqetesohen shume ata se ka demokraci ne Libi apo Egjipt. Se po te ishin diktatore Gedau apo Mubaraku, SHBA nuk kujtohej pas 20 vjetesh per te thene se ishin diktatore(?!) Ata e kane hallin tek nafta se i iku cmimi ne stratosfere…Keshtu qe qendrimi i ambasadorve nuk duhet pare jash politikes se shtetit te tyre qe ata perfaqsojne. Ndaj nuk jam dakord me Ngjelen i cili kerkon ta menjanoje qendrimin e ARVZIUT nga qendrimi i SHBA, Cdo te thote zoti Ngjela me fjalen SHBA demokratike ose doktrinen demokratike???Pse si ju genjen mendja juve se shteti amerikan nuk di gje per veprimtarine e ARVIZUT ne Shqiperi????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje