Opozita paraqitet me “Aleanca për të Ardhmen”, jashtë PBDNJ

24 Mars 2011, 12:06Politika TEMA

Partia Socialiste tashmë ka zyrtarizuar koalicionin e saj për zgjedhjet e 8 majit, i cili do të quhet “Aleanca për të Ardhmen”. Në këtë koalicion bëjnë pjesë 24 parti, ndërsa bie në sy mungesa e PBDNJS-së, e cila drejtohet nga ana e Vangjel Dules.

Mësohet se shkak për këtë mungesë është bërë Vasil Bollano. Partia Socialiste nuk ka pranuar që të mbështesë rikandidimin e Bollanos për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që PBDNJ nuk ka dashur që të heqë dorë nga ai. Për këtë arsye, PBDNJ ka vendosur që të qendrojë jashtë koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”.

Lista e këtij koalicion përmban parti të shumta, mes të cilave edhe parti të djathta, si Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia për Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës etj.

8 komente në “Opozita paraqitet me “Aleanca për të Ardhmen”, jashtë PBDNJ”

  1. 1444 says:

    Bravo Edi,tani qe asnje parti nuk ja “mbeshtet” me By..anos do ta shohim se sa i vlen lekura ketij qeni.

  2. dorand says:

    Ja aleanca e edit skender gjinushi komunist i deklaruar vangjel milo shoku skender gjinushit po sikur te mos mjaftonin keto tani na ka futur edhe ppsh. e ju bertisni sala komunist sala kshtu sala ashtu. te gjithe ju jeni komuniste qe votoni per edin edhe jo vetem komuniste se ka pasur shume komuniste hallexhinj qe u bene komuniste per ti lene rehat sekretari i partise po ju jeni komunista te bindur me ide.

    1. 1444 says:

      o dordolec,Saliu ka qene antar i PPSH,,dhe sekretar partie,jo Edi Rama!

      1. eddy says:

        ne shqiperi njerzit jan ber budallenje po si more tutkun edi rama komunist e sali berrisha jo komuniste te funksionon ajo qe ke mbrapa kokes edi joqe nuk ka qen komuniste si salushja nanushja e gjinushja po nuk eshte dhe shume i majte

    2. Arberor says:

      o Dorand boll se na kenaqe, edhe Saliu ka te majte ne kualicion, vetem te fitoje, ka mbeshtet Bollanon dhe Kseren qe jane antikombetare vetem te fitoje! Ju jeni gati te beni me mire kualicione me antikomebtaret, sesa me shqiptare qe kane ideologji ndryshe nga tuajat!

    3. hajriu says:

      Vllajo komunista jane te dy palet dhe kete se luan topi. Diferenca midis tyre eshte se nje pale jane komunistet e kenaqur (PS) dhe pala tjeter komunistet e pakenaqur (PD).
      TUNG

  3. Robert says:

    Shife edhe Kurt Kola ne krah te Rames. Jam dakort qe Sala nuk eshte se i ka dhene ndonje mbeshtetje te madhe shtreses te perndjekur por prap te shkosh e te ulesh ne nje tryeze me Sknder Gjinushin, Ramen, Milon e te tjere me duket pak si absurde. Pastaj Kurtin e njohin te gjithe si krye i korruptuar. Mua personalisht me ka kerkuar leke per te me futur ne juridik shume vite me pare. Babi im kujtonte se na takonte si te persekutuar qe ishim por Kurti kishte plane te tjera. Si si vjen zor nga vetja kur dalin edhe flasin ish spiuna qe hiqen si te perndjekur.

    1. bbb says:

      Aleanca e Kurd Koles me te majtet duhet pare si emerues i perbashker kunder pushtetit gjakatr te Berishes. Dhe Kurdi nuk eshte i vetem se edhe partia e Ndokes apo Ngjeles nuk jane te majta

Comments are closed.

Lini një Përgjigje