Projekti fitues i parlamentit të ri, nuk jepet kostoja (VIDEO)

24 Mars 2011, 10:56Politika TEMA

Sot në mëngjes është bërë e ditur se projekti me numër 11022 është shpallur fitues për godinën e parlamentit të ri. Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtan. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se janë marrë parasysh edhe opinionet e qytetarëve që kanë votuar projektin në faqen e parlamentit. Por në njoftim nuk saktësohet asgjë për koston e këtij projekti.

Nëse dëshironi të shikoni projektin fitues klikoni mbi linkun e mëposhtëm.

http://www.parlament.al/web/Projekti_11022_11991_1.php

Njoftimi i Kuvendit për projektin fitues:

Strategjitë arkitektonike dhe të dizajnit urban

Si qendra e ardhshme e politikës së Republikës së Shqipërisë, parlamenti i hapur i Shqipërisë krijon një shenjë të rëndësishme arkitekturore në një nga pjesët më të rëndësishme të teksturës urbane në Tiranë. Duke kufizuar njërin skaj të aksit kryesor të qytetit, ai pozicionohet pranë institucioneve kryesore qeveritare.

Dizajni i Parlamentit të Hapur të Shqipërisë bazohet në tri ide kryesore:

– të arrijë të krijojë një ekspozim të fortë në këtë pjesë të ekspozuar të teksturës urbane të Tiranës,

– të bashkojë bashkë funksionet e ndryshme në një ndërtesë “ansambël”, duke krijuar një tribunë publike dhe një park në pjesën jugore të zonës,

– të krijojë një ndërtesë të vetme për institucionet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë me një arkitekturë kontemporane, e krijuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme duke optimizuar përdorimin e Energjisë aktive dhe pasive.

Dizajni i përdorur përmban vlera themelore demokratike, si: është i hapur, transparent dhe bashkëvepron me publikun. Evoluimi apo përditësimi i koncepteve konkurruese politike brenda një shoqërie demokratike është përkthyer në konceptin e dizajnit. Elemente të ndryshme të ndërtesës nuk kundërshtohen, por bashkëjetojnë në të njëjtën kohë në një ndërtesë “ansambël”, me një arkitekturë kontemporane e cila lejon edhe përfytyrimin e funksioneve të reja dhe kuptimeve të reja.

Salla e madhe e Parlamentit (Hall-i)

Dhoma e Parlamentit të ri reflekton hapësirën bazë demokratike, si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hall-it, të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.

Elementet e ndërtesës

Një bazament i zakonshëm i ndërtesës mbledh elementet e ndryshme të ndërtesës dhe zë kryesisht pjesën veriore të zonës, duke theksuar kështu situatën e dukshme urbane në kryqëzimin e dy akseve kryesore të zonës. Me këtë strategji ne krijojmë një hapësirë publike (shesh publik) dhe park midis Parlamentit dhe shërbimeve të kryeministrit.

Një shkallë publike të udhëheq nga sheshi publik në çatinë panoramike të ndërtesës kryesore (qendrore), e cila bashkon të gjithë elementet e ndryshme të dizajnit tonë: bllokun e zyrave, strukturën e hyrjes dhe hall-in e parlamentit dhe lejon publikun të shikojë brenda sallës së Parlamentit edhe nga jashtë. Ndërtesa e zyrave është mbuluar me një veshje apo lëkurë të dytë e realizuar me çelik të biruar (shpuar), i trajtuar veçanërisht për të përmirësuar performancën e ndërtesës, i lidhur me optizimin e përdorimit të dritës, pamjeve, kontrollit të diellit, mbrojtjes nga reflektimi verbues i rrezeve të diellit, izolimi termik, ventilimi natyrorë dhe mbrojtja nga zhurmat. Konfigurimi i saktë i formës së veshjes dhe i cilësisë së brimave të saj ndryshon sipas orientimit të fasadave të ndryshme kundrejt diellit.

Funksionimi

Ndërtesa kryesore kryen funksionet e mëposhtme në dy nivele: hyrja kryesore nga pjesa veri-perëndimore e zonës krijon një zgavër konike dhe siguron akses në hall-in parlamentar për publikun, gazetarët dhe VlP-at, hyrjet e ndara nga veriu shoqërohen me recepsion dhe dhomat pritëse për to, aksesi direkt në këtë zonë është siguruar nga blloku i parkimit në anën lindore në të njëjtin nivel.

Niveli i hyrjes funksionon për të gjitha entet funksionale që janë në lidhje direkte me funksionimin e vetë sallës së parlamentit – hyrje të shumta në hall, dhoma e byrosë së parlamentit, dy dhoma takimi për kryeministrin, dhoma e madhe e takimit për grupin parlamentar dhe zonat e bollshme të recepsionit. Pjesët publike të nivelit të hyrjes janë të gjitha të grupuara rreth hyrjes konike (hyrja kryesore me kontroll sigurie, zona e muzeut dhe e informacionit), ashtu si dhe lidhja vertikale publike në nivelin e galerisë, e cila do të akomodojë vizitorët dhe gazetarët për të ndjekur seancat parlamentare. Niveli i dytë i strukturës kryesore përmban të gjitha funksionet me karakter përdorimi publik ose kolektiv – zona e restorantit për kryeministrin dhe stafin, librari dhe arkiva, dy vende takimi për konferencat ndërkombëtare dhe zona të projektuara për të pritur konferencat e shtypit duke përfshirë dhe hapësira pune dedikuar gazetarëve,

Blloku i zyrave është organizuar rreth konit qendror prej pesë nivelesh me xham të sallës së parlamentit. Niveli tre akomodon 13 dhoma takimi për komitetin parlamentar, si dhe zyra për kryetarët e tjerë që punojnë për këto pjesëtarë të komitetit. Zyrat për Kryeministrin, deputetët dhe departamente të ndryshme për administratën janë shpërndarë në katet 4 dhe 6. Niveli i fundit i bllokut të zyrave është rezervuar për hapësira për kryetarin e Parlamentit dhe deputetëve të tij: Këshillin e Ministrave, apartamenti përfaqësues i Kryetarit të Parlamentit dhe Kryetarit të Deputetëve.

Parkingu është dizenjuar ekonomikisht si një strukturë që është vendosur kryesisht mbi tokë, duke dhënë hyrje të brendshme direkte shërbimeve të parlamentit në nivelin e hyrjes. Për çështje sigurie, i gjithë blloku i parkimit është një ndërtesë komplet e ndarë nga parlamenti, duke reduktuar kështu shfaqjen e kërkesës së sigurisë në hyrjen e zonës së parkimit.

Aksesi i qarkullimit

Dizajni paraqet një koncept hyrës të rregullt, duke mundësuar përdorimin më të mirë të zonës së shumë-orientuar dhe situatës urbane.

Hyrjet kryesore të publikut dhe VlP-ave dhe zonat e ulëta janë të orientuara përballë kryqëzimit kryesor midis rrugës “Dëshmorët e Kombit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”. Pak më pak të ekspozuara janë hyrjet speciale të drejtuara nga veriu, ndërsa hyrja e stafit për parkim dhe për furnizimin bëhet në pjesën lindore të zonës nga rruga “Papa Gjon Pali II”.

7 komente në “Projekti fitues i parlamentit të ri, nuk jepet kostoja (VIDEO)”

  1. LORA says:

    Tufa e derrave me ne krye arixhofken kujtojne se do nderrojne sojin ne godina te reja qe po kercenojne seriozisht pushtimin e hapesires publike.Kur Shqiperia te kete parlamentare do ja vleje te investohet per nje godine tjeter,tash shume e kane edhe ate qe ska nje vit qe i gjelliti parase publike 400 e ca milion leke(te reja)

  2. Claus says:

    Per aq budallenj na marrin keta?
    Fituesin e projektit e kishte publikuar e perditshmja “Wiener Zeitung” qe me 12 Mars dhe ai ishte arkitekti Wolfgang Prix.
    Vete restaurimi i parlamentit austriak me te njejtin arkitekt do te kushtonte rreth 500 milion Euro. Po ky i yni qe do te ndertohet?

  3. TemA says:

    Claus, ne duam te shkruajme per kete fakt, te publikuar ne Wiener Zeitung, shohim qe eshte nje koment i publikuar me date 12 mars per teprimet me rikonstruksionin e parlamentit? Te falenderojme per info-n.

  4. Claus says:

    Edhe une falenderoj redaksine e gezetes “Tema” per vleresimin e informacionit. Per detaje te tjera ne lidhje me kete teme ose per te tjera do t`ju informoj me kenaqesi dhe pa hezitim.

  5. protesto says:

    Tentativat per shembjen e kesaj piramides, e kesaj pasurije kombetare, qe ka formen e shqiponjes, po te shihet nga siper,le te jete fundi i turpshem i kesaj politike shkatrrimtare dhe i indiferentizmit qytetar.Shkaterrimi i pasurive kombetare behet vetem me REFERENDUM.Perse hesht opozita ndaj ketij veprimi kaq vulgar qe e lejon qeverine Berisha te vjedhi shqiptaret duke ndertuar brenda nje viti ,dy parlamente, nderkohe qe bota e qyteteruar ka godina parlamentesh shekullore.I bej thirrje te gjithe popullit shqipar te protestojme ,per ti thene Ndal ,kesaj politike bastarte, kriminale e korruptive. Te gjithe ne shesh ,te PROTESTOJME.

  6. Ndoc Sukaj says:

    Gazetes se Z.Mero Baze nuk i takon te pozicionohet kundra ,,Qeverise se Suksesit dhe te Fitoreve,,Kjo gazete nuk duhet te futet shume ne ,,detaje,,te pa rendesishme kur eshte fjala per vepren e ,,Madhe,, madein Jozi-Sali.Cfare ju duhet more zoteri kostoja,kjo qeveri ka ndertuar edhe vepra me te rendesishme se nje salle Parlamenti.Cfar kerkoni more zoterinj qe pasi Deputeteve ju hoqen edhe makinat per te ulur koston te mos ndertohet nje salle Parlamenti ,,pa kosto,,E rendesishme ne nje vend ,,demokratik,,te ekonomise se tregut eshte qe te behen shpenzime te Paguhen Arkitekte Austriake apo europian,(mjafton te mos jene Shqiptare se ato kane studiuar ne shkollat e diktatures dhe mud te mbrojne Piramiden e Enverit) dhe keshtu do te shkohet drejte epokes se,,Luksit,, ku kryevepra ndertohen me para qe nuk dihet se nga vijne dhe ku shkojne.

  7. hajriu says:

    Sa do te kushtoje? Mbi 100 milion euro…..dhe nuk besojme qe jemi te pasur!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje