Ky shkrim është tepër personal, prandaj marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për çfarë do të shkruaj më poshtë. Ky është vetëm zëri im, pra i vetëm njërit prej banorëve të Tiranës që do të votojnë më 8 maj për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit të tyre
Për Lulin kisha dëgjuar pasi e kisha takuar atë vetë. Nuk më pati shfaqur as ngjyrë as shije, më ngjau me një lloj butaku buzëqeshës, paksa i trembur, vetëm kaq. Por në kujtesë e kam regjistruar kur një ish-kolegia e tij në punët që bënte në Kosovë, më tregoi një histori shumë domethënëse: Një ditë, kur prokurori i huaj i UNMIK-ut ish kthyer nga një katund i Kosovës, në kohën kur kjo po ndiqte lëvizjen e shefit nëpër zyrë, me tu kthyer nga Luli e gjen pa një pa dy, pa kollare në qafë. I thotë, ku e çove? Ai, duke rregulluar jakën e këmishës i përgjigjet, ua, nuk ka kuptim, shefi pa kollare e unë me, nuk shkon. Kolegia kosovare ia pati kthyer atëherë me të qeshur, po mirë, pse nuk del jashtë t’i bësh këpucët me lloç (baltë) meqë dhe prokurori ashtu i kishte.
Për Lulin në Kosovë ka batuta shumë, pafund. Një tjetër po aq domethënëse është ajo që rrëfejnë për takimin e tij me një shqiptar nga Shqipëria, të cilit i kish shtrënguar dorën para se të merrte vesh që ai ish me bindje socialiste, të majta apo komuniste sipas Lulit, i cili menjëherë kish vrapuar në banjo të lajë dorën se i paskësh ardhur ndot. Që të mos shtojmë gjë mbi “propagandën” e Lulit për turizmin shqiptar kur këshillonte kosovarët që të mos shkojnë në jug e në Sarandë se andej na qenkëshin të gjithë grekë… dhe ka rreziqe.
Kosova dhe kosovarët i kanë gojët plot me batuta të këtij lloji për Lulin. Atje, Lulin nuk e mbajnë mend për mirë, e meqenëse nuk e shajnë rëndë, ndoshta për mirësjellje ndaj këtij djali me nure femërore, të paktën e rrëfejnë ashtu butak, siç e kisha nuhatur që në takimin e parë, menjëherë pas të cilit më ishte fshirë nga kujtesa.
Por Luli erdhi shpejt në Bruksel. Pas disa dallavereve “ordinere” në Ministrinë e Transportit, si për ta larguar nga era që qelbej, e bënë Ministër të Jashtëm. Me buzëqeshjen e ngrirë e me një anglishte mjaft të mirë, Luli na u sorollat nëpër Evropë, e në fillim pati impresionuar edhe dhelprën Solanë. Pas takimit të parë me Lulin, për herë të parë e të fundit në karrierën e tij si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian, Havieri pati përsëritur tog-fjalëshin ‘pavarësia e Kosovës’ tre herë në një konferencë për shtyp, aq sa kolegëve shqiptarë nga Kosova dhe atyre serbë që nuk ishin në Luksemburg nuk iu besonin as veshët e as sytë kur ua tregonim në video. Me Lulin krenoheshim në fillim (duke harruar si pa dashje dallaveret e transportit) sepse në tryeza me kolegët tanë të gjithë qaheshin njëri për Skënder Hysenin, tjetri për Vuk Jeremiçin, një tjetër për Antonio Milloshoskin, e të mos i marrim me radhë se vetëm kur vinte radha tek ne, shfrynim të lehtësuar e thoshnim, jo, ky i yni deri më sot nuk ka shkarë ende.
Por isha nxituar në këtë gjykim. Për t’i rënë shkurt, për vizat (çështje të cilën të gjithë e njohin përmendësh se ne gazetarët jua kemi futur për hundësh për më shumë se tre vjet), i patëm treguar se sllovenët ishin të shqetësuar në nisje të mandatit në vitin 2008, dhe se një nga dyshimet që kishin me Shqipërinë ishte mos-prodhimi në kohë i pasaportave biometrike. Luli s’çau kokë!
Një vit më vonë, kur serbët, qytetarët e Maqedonisë dhe malazezët ja mbathën pa viza, pas zgjedhjeve të vitit 2009, ky Luli ynë bërtiste se i vetmi problem “teknik” ishte vetëm vonesa me pasaportat biometrike, e se të tjerat janë përmbushur të gjitha. Por kjo ishte më pak e dhimbshme sesa thirrjet e padëgjuara nga Brukseli që shqiptarët nuk do të përfitojnë vizat, sepse nuk janë përmbushur kushtet, lajme të cilat Luli me kontrollin e tij mediatik me punësime në ministri, i mbyste me premtimin e pambajtur para-zgjedhor se shqiptarët do të udhëtonin të parët pa viza, e pas tyre serbët, malazezët etj… Atëkohë pata shkruar tek gazeta ‘Shqip’ opinionin me titull ‘Vizat e 1 Prillit’, se pikërisht më 1 prill 2009 e kish deklaruar Luli një gënjeshtër të tillë, pa pikë turpi.
Më vonë e dini si rrodhën ngjarjet, u desh të kalonte edhe një vit e ca më shumë, derisa më 15 dhjetor të vitit të kaluar shqiptarët të gëzonin vizat, të fundit, me boshnjakët, dhe me tyta ekranesh mbi kokë që i shpartallonin ç’do orë me: mos dilni, mos ikni, mos rrini andej, mos kërkoni azil, gjeni para, garanci, ftesa, vërtetime gjyqi e analiza mjekësore, a thua se kish ndryshuar ndonjë gjë nga çfarë kërkonin ambasadat më parë, përveç peshës së valixheve të varura në dorë e shpenzimeve të udhëtimit.
Për ata që nuk e dinë, në Belgjikë, ditën e parë të liberalizimit të vizave patën ndaluar dhjetëra pleq në kufi, në aeroportin e Liezhës. Njërit prej tyre i pati rënë atak në zemër nga tmerri që i kishin shkaktuar forcat speciale belge të armatosura e të veshura me maska e skafandra. Këta kishin dalë në pritje të shqiptarëve “të tmerrshëm”, përshtypje kjo që autoritetet belge nuk e ndryshuan edhe pasi takuan shpesh herë Lulin gazmor. Pata shfletuar atë ditë gazetat belge, në faqet e të cilave autoritetet zyrtare deklaronin pa pikë frike: e kemi bërë vetë, që t’ju mësojmë shqiptarëve çfarë i pret nëse abuzojnë. Pikërisht për këtë arsye me disa kolegë vendosëm të mos bëjmë asnjë lajm për të mos i bërë jehonë mesazhit racisto-publicistik të belgëve të pataksur nga lumi i azilkërkuesve (kryesisht shqiptarë) nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Lajmi ishte i vulosur pasi as mediat pranë qeverisë nuk e bënin se “nuk shfaq interes” tek publiku trushpëlarë që kultivojnë. Shtoji kësaj çfarë ndodhi me shqiptarët në kufirin grek, italian e më gjerë, vizat nga Luli i Salës, i gëzofshi.
Por përveç vizave Luli më kujtoi dhe NATO-n, në daljen pompoze pas prezantimit që i bëri Qiljeta. Në selinë e Aleancës, disa javë para dorëzimit të protokolleve të anëtarësimit, mua më tha në sy: “sepse nuk është në interesin tim”, pasi unë e kisha pyetur pse kish ndërhyrë për të çensuruar lajmin për qëndrimin e Komisionit Evropian për projekt-ligjin e lustrimit, në televizionin ku punoja.
Aty për aty mu kthye si rrufe në kujtesë një tjetër takim prej të cilit nga “gazetarë miq” u bëmë “gazetarë armiq” sipas filozofisë ndarëse dhe koncepteve të vetë Lulit për gazetarinë. Larg situatës “ndezëse” të Tiranës nga akuzat për korrupsion qindra milionësh euro, në një hotel të bukur të Brukselit, po pinim e po llafoseshim me Lulin e butë, atë butakun që ju shpjegova në fillim, por në dukje djalë i mirë e pa sherr. Atë ditë ai dridhej e përdridhej, nuk ndihej mirë se ç’kish. Por ne i bënim biseda të tjera nga ato që e shqetësonin në Tiranë, andaj po i pëlqente, aq sa në një moment shpërtheu në një rrëfyes të pafre sekretesh duke na treguar se dhe ai e sheh vendin tonë me sytë e atyre që e njohin dhe jetojnë realitetin, se para ç‘do takimi ku duhej të deklaronte kapërcime ylberësh duhej t’i bënte vetes lavazh për të mbrojtur “atë farë” vendi, se jemi shumë larg, se duhet më shumë punë e më pak hajdutëri, më pak politikanë të vjetër e më shumë të rinj… e gjëra të tilla banale e fjalë në erë për të gjithë. Biseda u pre nga një zile SMS-je që Lulit i tërhoqi të gjithë vëmendjen. Ishte ai mesazh që priste ndërmjet përdredhjeve të panumërta. Lulit i qeshi buza sërish, sytë iu veshën dhe iu përhumbën. Që atë ditë, ai u kthye kështu në personazhin që shpjegon shumë mirë Enver Robelli në shkrimin e fundit, të atij djaloshit që kur zhyt duart në gropën thithëse të politikës shqiptare (ballkanase) shndërrohet në monstër, në një të panjerëzishëm me shikim të përhumbur e fjalë pa peshë e plot rrena.
I paditur në atë çast, vetëm të nesërmen mora vesh që Luli nuk ish paraqitur në prokurori në Tiranë, por kish fluturuar gjetkë “për shkak të detyrës”. Kuptova se si një mesazh i thjeshtë kthen një njeri nga i akuzuar për tu futur në burg në një skllav të një tjetër burgu shqiptar politik, apo thënë më mirë, në një mumje politike të cilës sot i vjen edhe era mort.
Njësoj si në Kosovë, falë karakterit të tij butako-qesharak, për Lulin ka një lumë me batuta edhe në Bruksel, ku epitetet për zyrtarët ballkanas të këtij kuti janë kthyer në sport ndër-institucional. I bindur që e zgjata shumë, nuk po i tregoj sot të gjitha. Por meqenëse shkrimi është i rënduar dhe tejet personal, si banor i Tiranës dhe si votues kundër Lulit që njoh unë, përfitoj nga rasti të betohem publikisht se nëse ky Lul zgjidhet kryetar i bashkisë së kryeqytetit pas zgjedhjeve të 8 majit, unë nuk do të shkel kurrë aty ku jetojnë prindërit e mi, gjatë gjithë periudhës së mandatit/teve të tij. Nga njëra anë, sa mirë që “u hoqi” vizat Luli shqiptarëve, që të afërmit të vijnë e të më shohin jashtë kufijve, nëse një katastrofë e tillë do të ndodhë me të vërtetë në Tiranë.
Comments are closed.
cudi ernest e paske edhe shok cne se mbajti fjalen per ate vendin ……qe po vjell tani …me vjen keq qe shprehesh ne kete menyre personale kur dikush hedh nje kandidatur ….po per edin spate ndonje personale se me cfare merrej ne france para se te vinte kryetar bashkie nga fatosi……..keto qe thua ti jane te pa vlere se duket se shprehesh me nje urrejtje…….megjithate per personale ke shkruajtur si nje ne klase te 8 pershendetje dhe ben mire qe te vesh sa here te duash ne tirane se ajo seshte as edit as e lulit por i te gjith shqiptarve pershendetje dhe shpresoj te te bjer pak inati…..
Shume i hallakatur o Bungur. Edhe mua me ka parakaluar njehere Luli me makine. Po fitoi Luli edhe une nuk shkel me kurre aty, nuk ja fal dot qe me parakaloi dhe i ra dhe bories!
LULI OSE METAFORA E VOTES PRO DHE KUNDER VRASSESIT TE 21 JANARIT! Edhe njehere Berisha i hedh benzine zjarrit! Ky malok dinak e di se e vetmja menyre qe te qendroje ne krye eshte qe ti coje shqiptaret perdite drejt vlla vrasjes!
Po jo more byrazer, ti nuk e zgjate aspak, madje te thoje dhe disa gjera te tjera do beje mire, jo se nuk i dime, por sepse m…. qe na qeveris bie ere jo vetem brenda Shqiperise, por edhe gjetke ne Evrope.
Që Luli është nje arrivist “par excellence” kjo nuk diskutohet!
Që Luli do të ”lulëzojë”, sa kohë që politika në Shqipëri të peshohet jo nga veprat por nga mashrtimet, kjo nuk diskutohet gjithashtu!
Që autoexili I Bungurit ne rast të një fitoreje hipotetike të Lulit është një reagim prej të përkëdheluri që kërkon ti japë vetes më shumë peshë nga çka në të vërtetë, kjo është e dukshme!
Që Luli nuk do të fitojë në Tiranë, kjo është e sigurtë!
Qe Lul-i duhet te flaket nga gara se i eshte ngritur nje padi penale,kjo eshte kushtetuese.
Une do ta titulloja shkrimin
Qytetari perballe nje shkelsi te ligjit, duke ditur se zoteri Basha ka vrare 4 vete dhe ka kruhuar shperdorim ne fondet e rruges Durres Kukes. Vetem ne Shqiperi kriminelet hedhin kandidatura!!!
Që ky Lulka është një idiot që qesh me idiotësinë e vet; kjo nuk na prish asnjë punë.
Por që ky Lulka na është një hajdut me çizme dhe një vrasës i shqiptarëve në Shqipëri e në Kosovë; kjo është një hata për Shqipërinë.
Ky monstër, në çdo vend të botës do ta kishte vendin prapa hekurave të burgut.
Luli po le imunitetin per ti hyre nje ‘aventure’ jo pa rreziqe. Nuk e di nese e ka te qarte qe po nuk e nxori veten si fitues me cdo mjet ne zgjedhje, nuk do ta mbroje me njeri. Duhet ta kete te qarte se thone qe e ka bere gati edhe largimin perfundimtar drejt Hollandes se dashur.
Si ka mundesi qe Gazeta Tema i hap faqet e saj per mediokrin e radhes? Shume e thjeshte. Mjafton te jesh kunder Sali Berishes dhe e ke te sigurte hapsiren ne kete gazete.
Me zhgenjeve me shkrimin tend o Nesti vogel! Nuk te takon ty te shkruash per Lulin, te pakten per arsyen qe eshte dibran. Nuk ben mire qe behesh vegel e Edi Rames.Me vjen turp per kete qe ke bere sepse Luli nuk krahasohet me Edi Ramen! Argumentat ne shkrimin tend i ke shume te dobta dhe te pabesa! Mesa duket ke vendosur te shitesh, por asgje nuk vlen me shume se dinjiteti i nje njeriu te cilin mesa duket ke vendosur ta humbesh. Mentor Bunguri!
Roje e perkryer per Bashen. Arritja e radhes, e cila fatkeqesisht, serish nuk eshte merite e tij. Mentori e meriton nje pergjigje sepse Bunguri po “luftohet” me Bungur ?
Eshte mese normale qe e kuptoj zhgenjimin tend Z. Bunguri. E kunderta do me kishte cuditur pa mase, pra, qe nje person thellesisht partiak si ti, i cili ka perfituar nga pushteti partiak, perdor per me shume dhe argumente klanore e krahinore per te shtyre Bungurin “e vogel” drejt Rames, meqenese Bunguri “i madh” ? qenka ne krahun e Berishes. Kete te fundit e di me kohe, sidomos une, qe para ca vitesh cilesohesha “kelysh berishian”, pjeserisht fale punes time ne Bruksel ne kohen e qeverise Nano, pjeserisht fale mbiemrit te perbashket dhe bemave te tua ne perfitim te pushtetit blu. Me zhgenjimin tend, uroj te perfitosh ti dicka nga kjo shprehje e hapur publike thellesisht partiake, ashtu sic ke perfituar kohe pas kohe. Dinjiteti nuk tregohet me parrulla i dashur Bungur, por me vepra. Une jam nga ata dibrane qe kam zgjedhur ta plas hapur se me vjen turp (nese Basha eshte me te vertete dibran) per akuzat qe rendojne kunder tij, por edhe per ato qe rrefej ketu, se te tilla per turp jane. Jo dibran te jete, po edhe i derguari i zotit, pervec militanteve perfitues si puna jote, nuk i mbeshtet kush keto palo-dibrane.