Sot u bë e ditur se pas një vlerësimi të një jurie prestigjioze dhe pas votave të publikut, projekti i një studioje nga Viena, COOPHIMELB (L) AU, e themeluar nga Wolfgang Prix ka fituar garën për parlamentin e ri në Shqipëri. Mungesa e informacionit shoqëroi këtë përzgjedhje. Projektet u etiketuan me nga një numër dhe kaq. Nuk u mor vesh kush i bëri, sa kushtojnë, etj. Por gazeta vjeneze “Wiener Zeitung” në një koment të sajin, të botuar më 12 mars, thotë se fitues për projektin e parlamentit shqiptar është arkitekti vjenez Wolfgang Prix. Dmth kjo dihej që para 12 ditësh. Gazetari austriak e përmend këtë fakt për të ilustruar një shkrim të tij për teprimet me rikonstruksionin e parlamentit austriak. Edhe atë projekt e ka fituar Prix. Gazeta flet për kosto 300 milion euro për rikonstruksion, që mund të rriten. “Vetëm në Shqipëri janë më të guximshëm,” shkruan gazeta duke iu referuar faktit se ne do e bëjmë nga e para Kuvendin. “Dhe aty është sërish Wolfgang Prix,” e mbyll shkrimin prestigjiozja vjeneze.
Comments are closed.
Mê nê fund haberi i shumêpritur na erdhi!Prishet “Piramida” e Hoxhês dhe do tê ndêrtohet “Bunkieri ” i Saliut!Ironi fati tê jetê kjo?Jo! Prix-i e ka fituar nga mendje ndrituri,njeriu mê i pêshtirê i ketij vendi,dallkauku e i pa moralshmi,miku i Berluskonêve,miku i Saliut,dallkauku Nano.Ju duket çudi !Nê ketê vênd ku “Benxet” blehen 700000 milion gjithçk ndodh.Po tê shikoni foton me vêmêndje Zhozi po i thotê “grupit”se un e due zyrn parlel me tê Salês, e du nji kamer me e pa e me mê pa sa herê êshtê nevoja!Rroft Sali Brisha.
Mos te cuditet asnje njeri me skandalin e fundit te serialit te pafund te Qeverise skandaloze te prof.Doktorit te mashtrimit dhe shkaterrimit e cila po vazhdon te drejtoje ,,Makinen shqiptare,, drejt aventurave te reja dhe me te rrezikshme se ne te kaluaren e trishtuar dhe te mjeruar.Kjo model ,,Qeverisje Parla-mentariste,, te stilit Stalinisto-Enverian nuk eshte e denje per asnje model kulture njerezore.Vetem ,,Ligjet e Xhungles,, mund te justifikojne veprime dhe vendime te ketij niveli ku nuk respektohet e kaluara ,e tashmja dhe e ardhmja e nje kombi.Ky model ,,drejtimi,, duhet te perfundoje pasi Shqiptaret nuk jetojne aq gjate sa te shohin gjate jetes se tyre 6 Permbytje Apokaliptike te cilat ndodhin nje here ne 300 vjet.
Druhem se do te kemi abuzime si ne rrugen Durres-Kukes. me se shumti me cudit shpejtesia shume e madhe me te cilat procedohet.