Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar gjatë ditës së sotme fondin që do të përdorin partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Komisioni ka miratuar një fond prej 200 milionë lekësh për fushatën e partive.
Në mbledhjen e sotme, e cila u zhvillua pa praninë e përfaqësuesve të opozitës KQZ-ja ka vendosur që 70 përqind e fondit do t`i shpërndahet partive parlamentare, 20 përqin partive të tjera ndërsa 10 përqind e fondit për partitë që kanë marrë 1 përqind të votave.
Fushatat zgjedhore kanë qenë gjithmonë mister, për faktin se partitë politike kanë shpenzuar shuma të mëdha, të cilat nuk janë deklaruar asnjëherë. Shumë institucione ndërkombëtare kanë kërkuar që të bëhen publike shpenzimet dhe donacionet për fushatat zgjedhore, por kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur.