LSI: Opozita po përpiqet që të shkatërrojë zgjedhjet

24 Mars 2011, 13:12Politika TEMA

Përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, ka thënë se opozita ka nisur planin e saj për shkatërrimin e zgjedhjeve vendore, duke iu referuar incidenteve të fundit për listat zgjedhore, të cilat përfaqësuesve të opozitës nuk u janë vënë në dispozicion.

“Duam të ndajmë sot me ju konstatimin se opozita shqiptare ka filluar projektin e shkatërrimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Për fat të keq filozofia politike e opozitës është kundër zgjedhjeve të lira e demokratike, votës së lirë dhe të drejtës së çdo shqiptari për të votuar, ambasadave të vendeve perëndimore, ekonomisë së lirë, institucioneve të shtetit demokratik”, tha Manjani.

Ky i fundit është shprehur se problemi i opozitës nuk janë listat zgjedhor, por votat, sipas të cilit, opozitës i mungojnë.

“Pa asnjë dyshim, e gjithë kjo dhunë që kemi parë nuk motivohet nga asnjë e vërtetë. Nga informacionet qe ne kemi, na rezulton se opozita shqiptarë ka marrë, megjithatë, kopje të listave paraprake të zgjedhësve, ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor. Mirëpo e vërteta është se atyre nuk u mungojë listat, po votat”, tha ish-kandidati për deputet i Partisë socialiste, i cili pak kohë më parë vendosi që të kalonte me LSI-në dhe më pas u emërua zëvendësministër i Transporteve.

10 komente në “LSI: Opozita po përpiqet që të shkatërrojë zgjedhjet”

  1. england says:

    Ky eshte njeri nga shume dylberet qe kaloi ylberin,ne se ne zonat
    perqark Tepelenes nuk te pranojne per dhender ne qofte se nuk ke vjedh me pare!
    Ne aleancen Berisha Meta duhet pa tjeter te dish me rrejt,te mashtrosh qe te behesh
    pjese e ketyre hajduteve vrases..

  2. LORA says:

    Dua te falnderoj qytetaret e Dibres qe nuk e votuan kete ndyresire,keshilltarin juridik te gjithe zullumit te gangsterit F.Nano e shpures se tij qe ende nuk eshte qeruar e po e felliq PS-ne.Eshte i alarmuar zoteria? Kjo eshte shenje e mire per mua;opozites nuk ja fal asnje cedim ne garantimin e votes se njerzve.

  3. Nabukodonosor says:

    Ky eshte ai trapi qe kapen me Mesilen?

  4. brace1 says:

    Ore majke mashkulli i fshatrave te peshkopajs,crendesi kane per grupin tuaj qesharake zgjedhjet e 8 majit,sado qe ju te perpeliteni ju keni marre funde 1 here e pergjithmone,jeni pjerdhe sju beson kushe me,1 here e mashtron popullin, heren e dyte ju fajte gishtin ne By… ore culle.Ju e kryetari juaj hajdute mashtrues,duhet tju vije turpe per ate qe u bete shqiptarve,tani erdhi koha e ju kthejne reston.

  5. 1444 says:

    ramet past LSI-ja

  6. jani says:

    doli ky llapaqeni qe nuk e degjoj dot kur flet! keta te LSI-se jane bere shume te neveritshem, si nuk kane pak turp! po le qe cfare mund te presesh nga hajduteria.

  7. hasan says:

    I paharruar kujtimi i LSI-se..Na ishte njehere….

  8. hajriu says:

    Si u shperfytyroka njeriu !!!!

  9. MEMEDHETARI says:

    “Atyre nuk u mungojne listat,por votat”,thote nje koketul i ri i LSI-se.
    Dhe e perserit,se kujton se ka bere gjetje te bukur…
    “U mungojne votat”…

    Kjo eshte jashtezakonisht shqetesuese !!! ?
    Qenkan bere votimet dhe ne po kerkojme listat !!! ?

    Meqenese kjo parti (LSI) e perfundoi misionin duke u integruar rreth Saliut dhe Korrupsionit (nje ze nga tribuna e zedhenesit :Rrofte BLLOKU !!!),une propozoj qe tani e tutje ta quajme Partia e Koketulave…

  10. Arberor says:

    Ik o Manjak se je bere alabak…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje