Që nga dita e sotme, qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi, do të kenë mundësinë që të aplikojnë aty për pasaportë biometrike. Ky proces ka nisur që nga dita e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë dhe në zyrën konsullore që gjendet gjithashtu në Athinë.
Në datën 28 mars 2011 ky shërbim do të ofrohet edhe pranë zyrës tonë konsullore në Selanik dhe së shpejti edhe në Romë e Milano.
Procesi i aplikimit është i njëjtë me atë që behet edhe në zyrat në Shqipëri.
Oraret e Aplikimeve janë: 09.00 – 15.00. Adresa e Ambasadës shqiptare në Athinë është; Vekiareli 7, 15237, Filothei, Athinë. Gjithashtu personat e interesuar mund të komunikojnë dhe në numrin e telefonit; +30 210 6876 200.
Ndërsa adresa e Konsullatës në Selanitk është; Tsimiski 43, 546 24, Selanik dhe numri i telefononit; +30 257 598
Letërnjoftimi kushton 10 euro, ndërsa pasaporta biometrike kushton 108 euro.
Pagesa bëhet në Bankën e Pireut dhe shumat përkatëse duhet të derdhen në numrin e llogarisë: Ambasade e R. SH. ne Athine, Banka e Pireut; numër llogarie: 5053-052306-404
Po ashtu mund të paguhet edhe në Konsullatën e Selanikut; Banka Kombëtare Greke dhe Numër Llogarie: 212/480800-26
Pagesa në numrin e mësipërm të llogarisë mund të kryhet edhe nga çdo bankë tjetër kundrejt komisioneve përkatëse.
Mandat pagesën e marrë nga Banka e Pireut qytetarët do t’ia tregojnë personelit të Ambasadës. Më pas do të merren kuponat përkatës për dokumentet që aplikohet.
Është e nevojshme që qytetarët të identifikohen me një dokument të vlefshëm identifikimi si; pasaportë, patentë shoferi me fotografi, letërnjoftim elektronik (nëse ka), dokument tjetër të vlefshëm me fotografi.
Për fëmijët nën 18 vjeç, njeri nga prindërit duhet të jete prezent dhe kërkohet një dokument që tregon lidhjen familjare me fëmijën.