Diferenca mes Berishës dhe Gruevskit në Bruksel

25 Mars 2011, 09:16Politika TEMA
Diferenca mes Berishës dhe Gruevskit në Bruksel

Berisha në samitin e PPE

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministri  i Maqedonisë Gruevski ishin të dy dje në Bruksel. Shkaku ishte takimi i zakonshëm i Partive Popullore. Të dy partitë,  edhe ajo e zotit Berisha, edhe ajo e zotit Gruevski kanë statusin e vëzhguesit në këtë mbledhje, pra nuk janë anëtarë. Ata marrin pjesë aty thjesht si “dëgjues”.

Deri këtu axhenda e Berishës dhe Gruevskit ishte njësoj. Por diferenca nisi kur u ulën në Bruksel. Kryeministri Gruevski e nisi ditën me një takim kokë më kokë me baroneshën Ashton, ndërkohë që Berisha pinte kafen me punonjës të ambasadës shqiptare në Bruksel. Pastaj Gruevski u takua me Presidentin e Parlamentit Evropian, ndërsa Berisha sillej vetëm me njerëzit e tij në hollet e konferencës. Para se të takonte dy njerëzit më të rëndësishëm të Evropës ishte takuar dhe me fqinjin e tij Papandreu, me të cilin kanë ende të pazgjidhur çështjen e emrit. Dhe për shkak të gjithë kësaj axhende të ngjeshur, kryemsintri Gruevski nuk pati kohë fare të shkonte tek Samiti i Partive Popullore ku ai dhe Berisha janë vëzhgues dhe qe sipas Berishes eshte Summit-ti me i rendesishem ne bote!!!.

Diferenca është se Berisha, të cilin nuk e priti askush, dha një intervstë për kamerën që mban me vete dhe na tregoi përralla nga Brukseli.

4 komente në “Diferenca mes Berishës dhe Gruevskit në Bruksel”

  1. ben says:

    Ky Sala eshte mashtrues fenomenal,ku e gjetem mor jahu?

  2. MEMEDHETARI says:

    Duhet thene qe kamera qe mban me vete eshte kamera me e mire ne Bote! ?

  3. Arberor says:

    KARAGJOZ, asnje nuk ka repsekt per te, se ky karagjoz nuk ka respekt per veten e tij!

  4. Spiro Cobo says:

    Komentin me te mire per kete pjesmarrje te Saliut nga Vicidoli, ne samitin e PPE-e e bente dje Mustafa Nano, ne nanonews. I thote ate batuten e Gaz Pajes: “Ik, o pirdhu”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje