Gazeta Wiener Zeitung ka publikuar fituesin qysh ditën që Topalli ekspozoi maketet. Dy ditë para ekspozimit, në Tiranë ishte Grorsruck me njerëz të afërt me kompaninë në fjalë, i cili bëri dhe deklarata politike kundër opozitës
Deputeti austriak Wolfgang Grossruck është lobuesi kryesor për tenderin e parlamentit të ri shqiptar. Burime nga Kuvendi i Shqipërisë bëjnë të ditur se kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me dijeni dhe miratim të kryeministrit Sali Berisha, ka pranuar ofertën e Wolfgang Grossruck për të shpallur fitues projektin e një studioje nga Vjena, COOPHIMELB (L) AU, e themeluar nga Wolfgang Prix. Për të siguruar shpalljen fituese të kësaj kompanie, Grossruck dhe një ekip bashkëpunëtorësh të tij, që kanë lobuar për këtë kompani, kanë udhëtuar në Tiranë në fillim të marsit dhe kanë takuar kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Takimi u paraqit publikisht me ngjyra politike, duke e prezantuar Grossruck si zëvendëspresident të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Për ta bërë dhe më të plotë nderin ndaj Berishës, Grossruck bëri dhe deklarata politike kundër liderit të opozitës në Shqipëri, çka është jashtë kodit të etikës së një zëvendëspresidenti të Asamblesë Parlamentare.
Asambleja Parlamentare e OSBE nuk ka pasur të planifikuar ndonjë vizitë të ndonjë zëvendëspresidenti të saj më 9 Mars në Shqipëri dhe zoti Grossruck ishte në Tiranë si biznesmen që njeh kryeministrin e Shqipërisë. Ai i shërbeu Berishës me disa deklarata politike, mori një tender dhe iku.
Gjithçka ishte në funksion të asaj që fshihej pas projektit të Kuvendit të ri. “Për studion e njohur vjeneze ka qenë gjithçka e përgatitur dhe ata nuk kanë pasur ndjesinë se do të hynin në një garë”, tha një burim i Kuvendit të Shqipërisë.
Zonja Topalli ka udhëtuar tri muaj më parë në Vjenë dhe ka marrë kontakte me njerëz të afërt të kësaj studioje, prezantuar nga Grossruck. Prej atëherë ka lindur ideja e prishjes së Piramidës dhe ngritjes së një kompleksi të ri parlamentar.
Më 9 mars Grossruck mbërriti në Tiranë, më 11 mars Jozefina Topalli prezantoi maketet dhe më 12 mars “Wiener Zeitung” zbulon skandalin, duke publikuar të nesërmen e ekspozimit të maketeve, firmën fituese. Në një koment të sajin, të botuar më 12 mars, gazeta thotë se fitues për projektin e parlamentit shqiptar është arkitekti vjenez Wolfgang Prix. D.m.th kjo dihej që para 12 ditësh. Gazetari austriak e përmend këtë fakt për të ilustruar një shkrim të tij për teprimet me rikonstruksionin e parlamentit austriak. Edhe atë projekt e ka fituar Wolfgang Prix. Gazeta flet për kosto 300 milion euro për rikonstruksion, që mund të rriten. “Vetëm në Shqipëri janë më të guximshëm,” shkruan gazeta duke iu referuar faktit se ne do e bëjmë nga e para Kuvendin. “Dhe aty është sërish Wolfgang Prix,” e mbyll shkrimin prestigjiozja vjeneze.
Bie në sy se në njoftimin e parlamentit përveç mendimit të jurisë është thënë që është marrë dhe mendimi i publikut shqiptar me votim elektronik. Kjo të shkakton humor, pasi nuk ka pas asnjë çelje votimi elektronik, asnjë server dhe asnjë adresë se ku mund të votohej. Përkundrazi, veprimtarë të shoqërisë civile kane kërkuar referendum për këtë çështje dhe nuk janë dëgjuar.
Comments are closed.
Kendohej dikur nje kenge ne Tirane:
“Lale Kros,mor Lale Kros,
Vete shkruan,vete vulos.
Dhe asnje s`te thote :MOS!”…
Mirepo “Lalekroset” e rinj jane edhe hajdute te tmerrshem!…
Prandaj duhet shtuar edhe ndonje varg tjeter:
O Sali,more hajdut,
Do vije dita te hash …
Do te kishte shume interes te beheshin te ditur emrat dhe funksionet e atyre personave qe kane shoqeruar Wolfgang Grossruck, kryetarin e shoqates Austri-Shqiperi te parlamentit austriak (paska ne parlamente edhe shoqata te tilla?!) si dhe kryetarin e komisionit parlamentar te ndertimit ose rikonstruksionit te nderteses se Parlamentit austriak, asaj perle monumentale ne Ringstraße te Vjenes.
E dyta, sapo lexova nje raport te nje organizate monitoruese te zgjedhjeve ne Azerbajxhan e cila botonte nje leter te Wolfgang Grossruck drejtuar ministrit te jashtem kazak qe njekohesisht kishte edhe detyren e kryetarit te OSBE ne vitin 2010.
Ne kete leter binte lehtesisht ne sy konflikti midis misionit te ODIHR-it me perfaqsuese Andrey Glover dhe OSZE-s me perfaqsues Wolfgang Grossruck. Pozicionet ishin te njejta si ne Shqiperi, Grossruck mbronte vijen qe zgjedhjet ne Azerbajxhan ishin mbajtur te rregullta dhe minimizonte parregullsite e verejtura dhe mangesite ne permbushjen e standarteve zgjedhore te kritikuara rrepte nga misioni i kryesuar nga Glover. E cuditshme eshte se zgjedhjet atje jane zhvilluar jo aq larg, por ne nentor te vitit 2010. Duket qarte qe ky njeri ka hapur probleme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera dhe protagonistet jane te njejte Glover e ODIHR-it dhe Gossruck i OSBE. Nese Berisha beri aq presion per te mos pranuar zonjen Glover atehere edhe Rama duhet te pergjigjet me te njejten monedhe dhe per kete duket hapur qe faktet nuk mungojne, ai eshte i pabesueshem ne syte e opinionit shqiptar.
Dhe populli rri,d.m.th.ne.
Do ishte mire qe Berisha ne kete fotografi te kishte dale krah mbeshtetesve te vete politike, me nje pushke ne njeren dore dhe me nje kazme ne doren tjeter. Kuptohet, pushken per te vrare ata qe protestojne poshte zyres se tij, dhe kazmen per te shkaterruar ate c’kane ndertuar te tjeret.
si mund te votojne ne menyre elektronike shqiptaret kur vetem 1% e shqiptarve ne shqiperi kane akses ne internet… Saliu merr borxhe nga EU per te ndertuar gjera qe shqiptarve nuk ju interesojne fare,dhe keto pare shkojne prap te vendet europiane ose USA,,borxhi ngelet ne Shqiperi,pasojat i paguan taksapagusi shqiptar dhe gjeneratat qe vijne ..grykesia dhe injoranca e ketij IDIOTI po e con vendin drejt falimentimit…
Keta kane dale te vjedhin dhe nuk paskan te ngopur. Per rikonstruksionin e piramides kishin dhene 5 milion € dhe me c’kam degjuar jane shpenzuar rreth 2 milion deri tani. Kush do pergjigjet per keto para te flakura? Ju kujtohet? Nexhmije Hoxhen e denuan se kish nxjerre kafete nga parate e shtetit, c’duhet te bejme me keta? Eshte e neveritshme te mendosh se vetem dje Sala fali detyrimet e papaguara te energj. elektrike per 270 mije familje. Pra 1/3 e shqiptareve s’kane para te paguajne detyrimet ndaj shtetit keta kerkojne Parlament te ri. Zhozi e ka ndare mendjen te vere gurin e themelit dhe Sala s’ja prish. Mjer populli ne doren e kujt ka rene. Do shihni qe edhe cmimi do shkoje si “Rr. e Kombit” dhe do punojne kalamanjte tuaj te lajne kredite qe do marrin per parlamentin. Ta gezosh Jozefine!