Çmimi i bukës në Vlorë shkon 120 lekë

24 Mars 2011, 13:45Politika TEMA

Çmimi i bukës në qytetin e Vlorës ka shkuar tej parashikimeve të mundshme. Duke nisur që nga ditja e djeshme, një bukë 1 kilogramshe në qytetin e Vlorës kushton 120 lekë.

Kjo rritje e çmimit ka nisur që në muajt e parë të këtij viti, kur buka ishte vetëm 80 lekë. Dy muajt e parë çmimi i bukës u rrit me nga 10 lekë, ndërsa këtë muaji me 20 lekë, duke shkuar kështu në 120 lekë.

Prodhuesit e bukës shprehen e rritja e çmimit ka ardhur për shkak të ritjes së çmimit të miellit dhe naftës. Ata thonë se  rritja e çmimit të bukës mund të vazhdojë, pasi sipas tyre, çmimi i miellit vazhdon që të rritet.

Megjithatë, qytetarët shprehen se prodhuesit e bukës abuzojnë me çmimet. Përveç kësaj, në disa raste është provuar që prodhues të ndryshëm buke, abuzojnë edhe me peshën reale të saj.

2 komente në “Çmimi i bukës në Vlorë shkon 120 lekë”

  1. beso says:

    Ky eshte problem,kur diskutohet buka.Kur mungon buka ne sofer mungon Njerezilleku,dinjiteti,mungon arsyeja.Te tjerat jane llogje!

  2. ari says:

    Votoni PD se ajo ju zgjidh hallet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje