Dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka denoncuar paraditen e sotme një sërë problemesh të konstatuara nga drejtuesit e saj në listat e votuesve të zgjedhjeve të 8 majit.
Sipas kryetares se kësaj dege, Keti Bazhdari, problemet kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e kodit të banesës për 40% të votuesve si dhe me emra të personave që kanë humbur jetën kohë më parë.
Gjithashtu, po sipas Znj.Bazhdari në listat e publikuara mungojnë shumë persona të moshës 18 vjecc që këtë vit votojnë për herë të parë.
“Kemi rreth 36 qëndra në Shkodër që me nenin 62 të kodit pika 2/a bien në kundërshtim të cilat kanë mbi 1000 votues, pra duhet të kishim nevojë për rreth 26 qendra të reja në qytetin e Shkodrës dhe jo 36 qendra si ato 6 qendra që prej vitesh përsëritet i njëjti gabim që është krejt në kundërshtim me ligjin që janë të vendosura në shtëpitë apo në pronat private të militantëvë të PD, fakt i cili nëse do të përsëritet Partia Socialiste në Shkodër do të vendosë të mos hyjë në ato qendra dhe të mos nënshkruaje procesverbalin zgjedhor”,- ka theksuar kryetarja e PS në Shkodër.
Ndërkohë që Bazhdari ka nënvizuar faktin se nuk ka një reagim konkret të Bashkisë së Shkodrës për këtë problem si dhe nëse problemi nuk do të zgjidhet PS e këtij qyteti do të bojkotojë zgjedhjet në qendrat problematike”,- përfundoi Bazhdari.
Denoncimet në fjalë, Kryetarja e PS, dega Shkodër, i ka bërë para kamerave të News24 paraditen e sotme.