Nga Doriana Metollari
(HermesNews) Vaji i palmës, nuk është me një ‘clean business’ për opinionin. Deri tani ka patur pak të dhëna për lidhjet mes trafikut të drogës dhe kultivimit të palmave në rajonet afro-kolumbiane. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ato pak vendase dhe ndërkombëtare kanë denoncuar keqtrajtime, masakra dhe më e pakta kërcenimet që i bëhen pronarëve të vegjël që kultivojnë tokën, që në gjuhën vendase quhen ‘colonos’, gjatë dëbimit me forcë nga ana e paramilitarëve, guerilasve dhe trafikantëve të drogës.
Kontrolli i këtij territori bëhet nga trafikantët dhe zhvendosja e fshatarëve besohet se ka filluar diku në vitet 1946-1958 me luftën ndërmjet Conservatives dhe Leberals kohë kur 2.000,000 Compensinos u dëbuan, ndërsa 200.000 prej tyre u vranë, ndërsa vazhdonin të përhapeshin gjithnjë e më shumë plantacionet e pambukut, kanës së sheqerit dhe kafesë.
Fenomeni i dëbimit është i njohur në zonat afro-kolumbiane sidomos në xhunglat Chochò (provincë në verilindje të vendit). Në Kolumbi lufta ndërmjet fshatarëve të varfër dhe paramilitarëve është një betejë që zgjat prej vitesh dhe megjithe sforcot e SHBA per uljen e prodhimit të drogës në Kolumbi, rritja që pati prodhimi i drogës nga viti 2006-2007 arriti në 8% dhe 27% që nga viti 1999, vit kur filloi i ashtëquajturi ‘Plan Columbia’ i ndërmarrë nga SHBA. Qëllimi i tij ishte minimizimi i prodhimit të kokainës kolumbiane në 5 vite.
Për këtë plan u përdorën ushtarë, paramilitarë, dhe tymosje me avione të plantacioneve të kokainës kolumbiane, një veprim që shpesh herë u kontestua nga shoqatat ambientaliste.
Të dhënat nga e ashtëquajtura Procuraduria thonë se rreth 33% e rasteve me debime bëhen nga grupet paramilitare, 17% ato guerile dhe trafikantët e droges dhe me e keqja është se në Kolumbi shpesh herë aksione të tilla janë parë nga analistët dhe gazetarët ‘reforma agrare’.
3. 832,525 banorë janë dëbuar deri tani nga zonat që u perdoren për kultivimin e palmave.
Vitet e fundit, biznesi i palmave, inkurajohet jo vetëm nga Washingtoni, por dhe kompanitë gjigande vendase e të huaja. Kjo, sepse vaji i palmave që nxirret nga këto pemë, karakteristikë e zonave të karaibeve, përdoret jo vetëm për ushqim e kozmetikë, por dhe si lëndë e parë për të ashtëquajturat karburantet e gjelbërta. Ka qenë pikërisht kjo cilësi e palmave, ajo që shtyu qeveritë e vendeve të nxisin mbjelljen e saj në vend dhe eksportimin e vajit nëpërmjet mega projekteve me partnerët e huaj.
Sot, përfitimet nga droga integrohen në ekonominë formale që në fakt është një tjetër trafik droge. Plantacionet, kultivohen në disa rajone të rëndësishme të Kolumbisë, më e madhja ështëOrinoquia ku 1,933,821 ha janë kultivuar me palma.
Në gjithë Kolumbinë rreth 3,5 milion ha përdoret për kultivimin e kësaj peme. Nëse sot, ky lloj biznese është në lulëzim, kjo dhe për besimin që vetë banorët që u janë dorëzuar këtyre grupeve paramilitare të cilët arrijnë t’u sigurojnë qetësinë dhe rendit publik në vend, ne këmbim të heshtjes se bashkëpunimit me ta.
Në një raport të HREV (Human Rights everywhere) thuhet se qeveria kolumbiane ka shtyrë vendasit në prodhimin e vajit të palmave, nën slloganin ‘Secili fiton me vajin e palmave’, por raporti ndalet kryesisht në shkeljen që i bëhet të drejtave të njeriut, për marrjen nën kontroll të territoreve për kultivimin e palmave.
Observatorio del Programa Presidencial de Derechos Humanos y DIH thotë se në disa rajone, elita lokale sheh tek paramilitarët garancinë për jetën dhe sigurinë publike. Grupet paramilitare janë autoritet tek popullsia dhe kanë fituar besimin e saj. Për këtë luftojnë të gjithë rivalet e tjerë, sepse mbajtja nën kontroll e popullatës u jep mundësinë atyre të kontrollojnë burimet e drogës dhe biznesin e palmave.
Në Kolumbi rreth 3,5 milion ha përdoret vetëm për kultivimin e palmave të vajit me këtë shpërndarje: Orinoquia 1,933,821 ha (55%); Magdalena Medio 693,103 ha (20%); Atlantic Coast 579,493 ha (17%); Pacific Coast 122,000 (3%); ChoChò 108,00 (5%) NE TOTAL 3,508,417 ha.
Prodhuesit më të mëdhenj për 2004 ishin: Malajzia 69,881, 000 T; Indonezia 60,425,500 T; Nigeria 8,700,000 T; Tajlanda 5,108,000 T; Kolumbia 3,150,000 T; Ekuadori 1,843,819 T; Bregu i fildishte 1,400,000 T; Guinea 1,250,000 T; Kameruni 1,200,000 T; Kongoja 1,150,000. Siç verehet nga te dhenat eksportuesi me i madh ne Europe per vitin 2004 ishte Malajzia me 11,793,588 T me nje vlere prej 5,451,084 $.
Për vitin 2005 eksportimi i vajit të palmës në Europë pati këtë shtrirje.
Eksportuesja e parë në Europë e vajit të palmës është Britania e Madhe me 40,1% (104,699 Ton); më pas vjen Spanja 17,6% (55,772 Ton); Gjermania 9,0% (25,353 Ton); Hollanda 3,6%, Belgjika 0,5%. Në Europë transportohet në total rreth 70,8% e vajit të palmës.
Për vitin 2005 eksportimi i vajit të palmës në Europë pati këtë shtrirje.
Eksportuesja e parë në Europë e vajit të palmës është Britania e Madhe me 40,1% (104,699 Ton); më pas vjen Spanja 17,6% (55,772 Ton); Gjermania 9,0% (25,353 Ton); Hollanda 3,6%, Belgjika 0,5%. Në Europë transportohet në total rreth 70,8% e vajit të palmës.
Mediat europiane rrallë herë flasin për betejat dhe masakrat që ndodhin brenda këtyre vendeve ku vlojnë mega projektet me Europën për kontrollin e vajit të Palmave.
25 vende të BE-së rezultojnë të jenë importueset e para në Europë të vajit të Palmës i cili mbërrin në kontinentin tonë nga portet e perëndimit konkretisht në atë të Roterdamit, prej ku rafinohet dhe eksportohet në 50 vende.
Kjo krijon qartë lidhjen e Belgjikës, ashtu si dhe të Spanjës në këto hetime ndërkombetare që u ndalen dhe në Shqipëri. Shumë vende të BE-se e (ri) eksportojnë këtë produkt në Belgjikë. Kompanitë që e (ri)eksportojnë në Belgjike janë ‘C.I. Tequendama’ dhe ‘Famar S.A.’ industrial group.
Belgjika është një treg shumë i mirë i produkteve të vajit të palmës. Pjesa më e madhe e produkteve të këtij tregu vijnë nga Hollanda, Indonezia, Malajzia, Britania dhe Gjermania.
Kultivimi i palmave është parë deri tani si një prej mënyrave për të (ri) integruar paratë e drogës, por aksioni i fundit i policisë ndërkombëtare, ku u sekuestruan 200 kg drogë në vaj palmash, na dha të besojmë se kjo tregti, është dhe një rrugë për kalimin e drogës në Europë, dhe Shqiperia është një pjesë jo pak e rëndësishme e këtij zinxhiri
Comments are closed.
Shkrim i cuditshem per kontekstin qe duhet te dale.